E enjte, 01.05.2025, 07:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Gërshetim artistik

E enjte, 20.05.2010, 08:56 PM


  21 maj fillon Edicioni i 40-të  i Akademisë  Evropiane të  Arteve

 

Gërshetim artistik

 

Nga Dr. ILIR MUHARREMI

 

Si çdo vjet, edhe këtë  vit më  21 maj, Akademia Evropiane e Arteve me seli në  Luksemburg, organizon sallonin e dyzetë  me karakter ndërkombëtar, në    cilin pjesëmarrës janë edhe disa artistë  nga Kosova dhe Shqipëria. Qëllimi kryesor dhe esencial i këtij tubimi është  prezantimi i vlerave artistike duke u nisur nga artet figurative, letërsia, etj. Ndërkaq, këtë  vit do të  prezantohen 21 artist: gjashtë  poet me njëzetepesë  poezi, dhjetë  piktorë  me tridhjetenjë  vepra nga artet pamore dhe pesë  artist me fotografi artistike, që  kryesisht janë shtatdhjetëenjë  vepra.

 

Ky seksion është  themeluar në  vitin 2002, dhe që    do të  thotë se çdo vit janë prezantuar artistë  shqiptar nga salloni në  sallon me vepra shumë    suksesshme të  cilët edhe janë vlerësuar me çmime të  larta nga A.E.A, duke u nisur nga Dritëro Agolli, Sabit Rrustemi, Ali Podrimja, Bastri Çapriqi, Abdulla Tafa, Lekë Rrotani, Bruno Mema, Gëzim Llalla, Gani Gashi, Hajrush Fazliu, Majlinda Kelmendi, Skender Lajqi, Fehmi Telaku, Kadri Neziri, Jetullah Haliti etj.

 

Ndërkaq, piktori Jetullah Haliti i cili një herë sh është  edhe në  kryesi të  këtij seksioni, shprehet i lumtur me pjesëmarrjen e artistë ve kosovar si dhe atyre të  huaj. Haliti ka pas rast të  prezantohet punimet e tija, dhe sa herë    është  prezantuar ka tërhequr vëmendje të  shumë  kritikë ve të  artit, madje edhe artistë t e tjerë  kosovar kanë zgjuar një  kureshtje të  madhe tek artdashësit e huaj. Vitin e kaluar artisti Haliti është  dekoruar me pllakë    nderit.  Haliti në këtë edicion është prezantuar me dy fotografi, njërën e ka realizuar në Tiranë, kurse tjetrën në Kosovë, konkretisht në Prishtinë. Të dy punimet ai i ka titulluar “Lypësi”, dhe lypësi i Prishtinës, nuk është enigmatik për ata qytetar të cilët jetojnë mu në këtë vend. Bëhet fjalë për një lypës i cili në qendër të qytetit, me orë të tëra zë pozicion në një vend, fokuson shikimin në një pikë dhe zhytet i tëri pas një bote të pa kuptuar. Eti në formën artistike ka zënë pozitën e tij të ulur, i cili ka një shikim të ftohët, drejt e në tokë, graviteti bëhet armiku dhe miku i tij kryesor për kohën e cila vazhdon të kalojë, sa do që ngjitet lartë prapë je i tërhequr nga graviteti. Kurse lypësi tjetër, endet nëpër rrugët e Durrësit, me një batanije të bardh në dorë dhe me një kapelë të shqyer. Artisti Haliti, ka zënë në formë spontane dhe shumë të kuptimshme ecjen e tij, dhe me këtë ai tregon një jetë të vështirë sociale, një mëshirë që kërkohet nga shumë njerëz e rrallë kush e zbaton në shpirtin e  lypësit. Ishte vështirë ta bindej artisti lypësin si pozim për punimin e tij: “Nuk e harroj kur atë ditë me diell, kur në rrugët e Durrësit takova një lypës, në shikim të parë nuk më bëri përshtypje se ky njëri ishte lypës, kishte marr një pozicion qëndrim të pazakonshëm, qëndrim tipik të një mburrje që ishte bërë lypës”, shprehet Eti.

 

Prezantimi i këtyre dy fotografive artistike ishte në të vërtet interesant ngase mesazhi ishte universal dhe tejet prekës, fokusimi ishte filozofik, social dhe ekzistencialist. Andaj, fotografinë Eti e sheh si një moment interesant me dritë- hije dhe me një mesazh të qëlluar, me motive të thellë sociale, që arrin ti luftojë shumë dukuri qofshin ato pozitive apo negative. Eti këtë sallon e vlerëson si një arenë artistike, ku çdo vit mblidhen, prezantohen artistë të arteve pamore, poetë, prozatorë etj. Këshilla e artistit Halitit është: “Apeloj tek krijuesit e rinj qe te angazhohen sa me tepër për prezantimin e artit te tyre ne nivel ndërkombëtar,edhe atë duke bashkëpunuar sepse te bashkuar e prezantojmë artin dhe kulturën tone shqiptare  ne nivel me te larte dhe me dinjitoz”



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx