E enjte, 01.05.2025, 08:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Kullës së Gurit të Bellesë Kreshnike

E merkure, 19.05.2010, 09:00 PM


Neki Lulaj

 

KULLËS SË GURIT TË BELLESË KRESHNIKE

 

Sonte me dritë Hëne,kaptisa rrugicave gjarpërore,

Grykës së Bellesë kreshnike e trimërore,

rrugëve t´pa krye mes shkrepave malore

që të takohëm me legjendat e gjalla kombëtare.

 

Me bacë Bajramin, Idrizin, Isen, Azemin e Haxhinë,

me tërë ajkën tjetër kaçake trimërore,

që kishin lënë rrafshin e marrë rrugë malore

e në Belle kishin konakun ,bënin plane madhore .

 

Me ata që thenin burgje,këputnin telat, vritnin zullumqarë

ishin përbetuar kundër tyre me u hakmarrë,

i gjatë ishte zingjiri i vuajtjeve tiranike,

trimat donin t’ia kthenin pushkën sllavisë çetnike.

 

Këtyre shkrepave kaluam rrugëtimin,

kodrave e lugjeve ku ata shpesh e zënin pusinë,

trimat që gjithëmonë e rezistuan pritën

por kurrë jetës nuk ja morën ikën……..!

 

Sofrat plotë bereqet e krenaria shtonte kurreshtje e nderë

për kaçaket e Karadakut,Boletinit, Gjakovës,Pejës e Galicës,

trimat jepnin betimin si një nën hijen e Qarrit,qindvjeqarë

e mbi sofrën e shtruar,shpalosnin flamurin e kuq kombëtar.

 

Versuljët si një lukuni e ujqërve grabitqar

te shpella e Barit e Guri i Sokolit,pusi kishin zënë

vijnë lajmet më të shpejta si vetëtima,

atje filloj sulmi, atje sonte zhvillohët historija….!?

 

Në Bellenë e lartë,vijnë lajme te reja

kaçakëve ju duhën disa përforcime të reja,

zgjohën trimat,të shtërnguar ,në huta e gjyherdare.

nuk u dhimbset jeta me vdekë në këto male.

 

A kam unë fat t´jem luftëtarë i bacë Haxhisë,

thonin bellagjinjët,trimat e Shqiptarisë.

kur bacë Isa dhe bacë Bajrami jepnin kushtrimin,

ata nuk i frikësonte kurrë, krisma as pushka e armikut….!

 

Këthehen trimat natën vonë si ngadhnjimtarë

e shpartalluan pritën e ujqërve,që para ju patë dalë

iu dhanë mësim këlyshve serbo- malazez

se në këto anë jetojnë kaçakët që mbrojnë vendin e vet.

 

Ngjitëm mes shkrepave me gërvishje e ca plagë te vogla

Bellesë përpjetë,atje ku e ngrohtë i pretë votra,

atje në kullën e Gurit,oda, me plotë trima dhe luftëtarë

burrat e kuvendeve që nga katër anët e Kosovës kishin ardhë.



(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx