E enjte, 01.05.2025, 07:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Naser Aliu: Stigmatizimi

E hene, 17.05.2010, 09:58 PM


Naser Aliu

 

 

Stigmatizimi

 

E zura një shqiptar  me presh dorë

e vështrova qortueshëm sy

dhe, e pështyva mu lule ballit

 

Xhamin e fshiu pastruesja

mua m´u derdh vepra e tij ndërmjet mrrolave

dhe, me endem poshtë e lartë nëpër botë!

 

 

Oborret shqiptare

 

Dikur Shqipëria lëngonte nga amnezia kronike

me vite hëngri vetveten

dhe, gëlltiti pelinin e gjysmës tjetër

 

Sot Shqipëria dhe Kosova vuajnë nga skizofrenia

lëpijnë këpucët e huaja

dhe flasin përçart...

 

 

Sugjestionimi

Faber est suae quisque fortunae

 

Shteti i ri botë

përsërisin

sa herë zihen pisk

Thua se është zogëzshtet,

qepëenjomështet

apo qengjshtet

Thua se jemi foshnjështet, udhëhequr nga një dyvjeçar!

 

vërtet,

hëngrëm kohën

përtypëm e kapërdimë histori

Për kafjall

Për drekë

Për darkë

Dhe jemi dergjur si Gjergj Elez Alia!

 

Jo lindje e re

lindje e korrigjuar

jemi

vetëm pas ndreqjes tonë

 

E vërteta duhet thënë fëmijëve

kështu,

ndoshta përpiqen ta ruajnë New born in si duhet

me përmirësime reja...

Ndryshe

ndryshe mbetet shtet i retarduar!

 

 

1 Maji

 

Njerëzit u rralluan rrugës, pak këmbësorë

Qyteti trishtueshëm i zbrazët  me pak diell

Aty këtu ndonjë plakë me bastun dorë

Pranverë e freskët, ndonjë vranësirë qiell

 

Punëtorët pushojnë shtëpitë e tyre sot

Punëdhënësit disa ditë parë shtegtuan

Drejt vendeve ngrohta si për çdo mot

Për kremtimin e 1 Majit Kubë shkuan



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx