Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E diele, 16.05.2010, 12:32 PM
Engjëll Koliqi
ËNDËRRA TË VARROSUR NË GURË
Kur isha fëmijë
Ëndërroja
Fronin e përrallave
Me shpatë të mprehur
Në zjarrin e fjalës
...
Tash
Ato ëndërra
Ia kam lënë historisë
Të varrosura në gurë
...
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
NË DITËN E MADHE
Të gjithë
Kanë zënë vendet
Ne protagonistët
Kemi vënë kurorat
Dhe kemi filluar
Me të shenjtat akte
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
TEJ SHPRESAVE
Një fije drite e shohim
Natyrisht
Vjen një rreze dashurie
-
Bota ka filluar
Vallen festive
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
TË FRYMOJMË SHQIP
Eni
O njerëz vullnetmirë
Ta lëvizim rrotën e epokës
Për një realitet të ri
Eni
Të thirremi shqip
Mes veti
Të flasim shqip
Të këndojmë shqip
Eni o njerëz
Stina e re na fton
Të frymojmë shqip
...
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
ME DËSHIRË TË SHPIRTI
Jemi marrë vesh
Me mbretëreshën
Dhe kemi filluar
Me aktin e parë
Për të ju dhënë shembull
Njerëzve vullnetmirë
Në procesin e bekuar
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
KANË SHKUAR
Synimet e veta
I kanë bërë
Në interese
Dhe në dashuri
Tash kanë shkuar
Në jetën e pasosur
...
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
IKËN BASHKË ME VESET
Plot vese
Me ngjyra interesesh
Dhe njëmijenjë të zeza
I muarën me veti
Dhe ikën
Atje ku e bënë vendin
Në udhën e pakthim
Duke humbur
Jetë e amshim
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
PO NDIZET DITA
Konform dëshirës sonë
Të zjarrtë
Kjo ditë e madhe
Po ndizet
Dhe me bujë
E me nam
Po vlon
E po vallëzon
E lumja dashuri
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
NË FRYMËN E LIRISË
Kemi filluar
Një valle
Të dytën
Të tretën
...
Vazhdon festa
Kush nuk lodhet
As nuk punon
...
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
DUKE PËRKËDHELUR PLAGËN E KOHËS
Vajtojnë pandalur
Të gjitha gabimet
Dhe krimet
I numërojnë
Pa treguar të kujt janë
As kah kanë ardhur
-
Me bindjen e tyre
Thonë
Se fajet i kanë
Shekujt e zi
Duke harruar
Veprimet e tyre
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
NË TË GJITHA KUJTIMET
Me ëmbëlsi të madhe
E me krenari
Në radhë të parë
E kam gjysmën time
Të dashurisë
Mbretëreshën e zgjedhur
Të shekullit të amshuar
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
PËR DËSHIRËN TONË
Ia marrim këngës
Dhe vazhdojmë
Me akte dashurie
Kurrë pa u lodhur
Stinën lulëzojmë
Shekullin dekorojmë
...
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
AJO FJALA HIJERËNDË
Sikur ua zen frymën
Me tone komanduese
Edhe në këtë epokë
Që thonë se ka ngjyra barabarësie
-
Gatitu
Urdhërojnë t’u binden të gjithë
T’i dëgjojnë
E t’i respektojnë
...
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
SI U BË QË?!
Ata
Të vetëshpallurit mbretër
Lirinë
Gjithnjë na e mohuan
Lëvizjet e ecjet
Na i shkelën
Shumë dashuri na plagosën
E na thuani t’i duam
?!...
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
TA DËGJOJMË ZËRIN E ZOTIT
O njerëz të mirë
Të mos e dëgjojmë vetëm trurin e intereseve
-
Ta vëjmë dorën në zemër
Ta dëgjojmë ç’na thotë arsyeja
Dhe dashuria
Mrekullueshëm
Me vetë zërin e Zotit
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
NA DO HISTORIA
Në këtë ditë të madhe
Bukur qeshë fati
Vallja festive zgjërohet
Me ndërmjetësim të dashurisë
Si protagonistë të froni
Na do historia
Na kërkon jeta
Këndon e vërteta
...
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
NË KËNDET E SË VËRTETËS
Shumë njerëz vullnetmirë
Vuajnë
Por janë krenarë
Dhe shumë të nderuar
Të sigurtë
E të bindur
Në fitoren e merituat
!!!
Garlate (Lecco), 11 prill 2010
LËKURË JETE
Në mëngjes kruhet
Edhe në drekë e në darkë
Puçrra hallesh mbushur
Edhe me thashethëna
...
Dikuj më shumë i dhembin
Gajlet e të tjerëve
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
MBRETËROJ ME LIGJE DASHURIE
N’atë shekull
Mora pak djersë
Të gjyshit
E shtrydha
Pika gjaku ranë
Anekënd truallit
Pastaj
Ndodhi mrekullia
Erdhi liria
Në përqafim të fatit
Dhe që atëherë
Si padron i vërtetë
I bëj ligjete e dashurisë
Në tokën e Dardanisë
Dhe t’Ilirisë
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
PUNË-PUNË NATEDITË
Herë-herë
Jam ndalur në pritje të fatit
Por sukseset i kam pasur
Vetëm atëherë kur kam lëvizur
Vetëm atëherë kur jam angazhuar
Vetëm atëherë kur kam punuar
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
DUKE PRITUR NDRYSHIMET
Nëpër valë të tërbuara
Sillemi e pështillemi
Me shumë arsye
Nuk dijmë çka kërkojmë
As ku të shkojmë
...
Mbase diçka do të ndryshojë?!
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
ËSHTË DEMOKRACI?!
Pak më andej
Shumë diskutime
Për çështjet tona
Pa ne
Në emër të njëfarë diplomacie
Që me plot gojën
E shqiptojnë
Duke u thirrur në demokraci
-
Absurd!
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
NA PRET AMSHIMI
Tashmë
Jemi rehat
Në kthinat e fatit
Me pjesën civilizuese
Të kombeve
Në kërkim të rrugëve të reja
Të dashurisë
-
Amshimi po na pret
Me Dardaninë tonë krenare
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
SI NË ËNDËRR
Mbi sajin e dashurisë
Me mbretëreshën e lume
Rrëshqasim këndshëm
Qiejve të mrekullisë
Shekull pas shekulli
Edhe tej amshimit
...
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
NGJYRAT E FLAMURIT
Ato tradicionale
Që na identifikojnë në botë
Janë hequr
Me ngjyra absurdi janë zëvendësuar
Për interese
Pa kurrëfarë interesi
...
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
KUR DO MREKULLIA
Po mendoj
Këto ditë
Ta kap pleqërinë
Ta shkund mirë
Nga hiçi ta liroj
T’ia fal disa shekuj
Edhe amshimin
Sikurse Dardanisë sime
Të lashtë dhe të re
-
Me fuqi mrekullie
Arrihet gjithçka
Rrugëve e shesheve
Të dashurisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
PJESË REALITETI
Unë i denoncoj haptas
Ata më mveshin epitete
Ndër më absurdet
Dhe më akuzojnë
E më kërcënojnë
Për një arsye të vetme
Se duan të jenë vetëm ata
Natën të vrasin
Ditën të qajnë
Ta hedhin gurin duan
E ta fshehin dorën
...
Do të vijë dita ime
Pa të tyre interese
Pa krime e pa vese
Që ua trazon ëndërrat e tyre
E n’udhën e krimeve
I pengon
...
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
S’KA JETË ANDEJ
Atje ku nuk ka mot
N’atë stinë të mallkuar
E ngrehin zvarrë
Për turinjsh
Drejt greminës së krimeve
Sepse
Atje mungon historia
Nuk ka as gjeografi
Për biologji e për jetë
As që kanë menduar
-
Të gjitha formulat
Rrënjët i kanë në hiç
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
JANË ZGJUAR DHE...
Me shpejtësi
Kanë shkuar
Që të merren vesh
Me stinën
Që të mos mbesin
Pa kohë
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
EPOKA E RE
Mbështjellë në ëndërrbardhat
Më erdhi dashuria
Me ledhatime
E me besatime të njerëzisë
Amaneti i gjyshërve
Vulosi aktet
Me radhë
Dhe e shpallëm
Epokën e paqes
Dhe të ëmbëlsisë
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
ME ZËRIN E PARË
Bashkë me mbretëreshën
Mbajmë mirë ritmin
Dhe nivelin
E këngëve të gëzuara
Të dashurisë
Duam t’i vëmë në veprim
Të gjitha mrekullitë
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
MUNDOHEM TË ECI PËRPARA
Megjithë pengesat e shumta
Dhe paqartësitë
Në rrugën e shpresave
Unë s’ndalem kurrë
Gjithnjë mundohem të eci përpara
Dhe tëfluturoj
Mbi krahët e mrekullive të dashurisë
Me Nënëloken e lashtë
Që me krenari mba emrin e Dardanisë
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
NË KORNIZËN E POROSISË
Shumë betime kanë hyrë
Të lëvizjeve
Dhe të betejave çlirimtare
Historinë kemi zgjuar
Anekënd botës
Tashmë paraqitemi
Me vulën tonë
Krejt origjinale
Të traditave të shenjta
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
MENDJA KTHEHET LARG
Në këto çaste të vështira
Mall i madh më ka kapluar
Për tokën time
Për bukuritë e stinës së gjallërisë
Plot dashuri
Atje në Dardani
Seç më kthehet nendja
Larg
Në lojërat e fëmijërisë
Në qeshjet e pafajësisë
Në ëndërrat e para të dashurisë
Së paku
Dua t’ia zbuloj të gjitha rrënjët historisë
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
NË PIKAT E PARA
Vendimet historike
I kemi shoshitur
Dhe i kemi vulosur
Me vulë bese
E dashurie
Mrekullitë na janë paralajmëruar
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
GJURMËVE TË DHEMBJES
Bijtë e shekullit pyesin
Për historinë
Dhe krenarë
Nisen drejt amshimit
Me kurorën e merituar
Të fronit të dashurisë
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
NË TREGIMIN E PARË
Fitorja ishte paralajmëruar
Me fuqi mrekullie
Bindshëm thuhej
Dashuria
Tërë botën
Duhet pushtuar
Në këtë ditëbardhë
E kemi ditur
Dhe e kemi pritur
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
NË TË GJITHA RELIEVET
Dashuria jonë
Ka lëshuar rrënjë
Dhe në degët e saj
T’arta
Lulëzon lule bese
Jep
Fryte shprese
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
NË HISTORINË TIME
Kanë ndodhur
E janë ndeshur
Shumë ngjarje
Ndër më të ndryshmet
...
Shumë luftëra
Plot vendime
Vendime të drejtësisë
Dhe të dashurisë
...
Froni i mbretërisë
Është shpallur
Kthinë parajse
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
PAK MË NDRYSHE
Jemi mësuar
Në trojet dardane
Të shohim
Vetëm besë e krenari
Sot
Mes rrymave të ndryshme
Është pak më ndryshe
Duken edhe tehe interesesh
E shijesh të ndryshme
Garlate (Lecco), 12 prill 2010
BARTËS TË FLAMURIT TË DASHURISË
Me gëzim
Dhe të madhe krenari
U prijmë
Të gjithë atyre
Që me përkushtim
Punojmë në procesin e dashurisë
Duke qenë gjithnjë të parët
Në dashuri
Na takon flamuri
Garlate (Lecco), 12 prill 2010