Kulturë
Ekrem Ajruli: Amaneti
E shtune, 15.05.2010, 06:47 PM
Ekrem Ajruli - Tetovë
AMANETI
Hej Ymer Prizreni
ç’është ky amanet
në këto ditë pranvere
në Prizren pse më thërret
në pyet për Pollogun
e kam lënë rrëmujë
grinden bajraktarët
për kolltuk të huj
grinden bajraktarët
hekur brejnë me dhëmbë
mbi amanet dëshmorësh
shkelin me dy këmbë
më thuaj Ymer Prizreni
pash perëndinë
me burra të tillë
do t’bashkojmë Shqipërinë
ka djem shqiptaria
që s’përkulen kurrë
mblidhen për atdhe
digjen për flamur
ja tek vinë tribunët
radhitur në radhë
ja T.Sinani, ja R. Beqiri, ja M. Aliu
u prin Haxhi Ymeri
mbi gjokun e bardhë
do të mblidhemi këtu
sa herë të jetë nevoja
kala shqiptarie
nëpër shekuj Opoja
Komentoni
Artikuj te tjere
Makfire Maqedonci - Canolli: Bac te kane genjy
Halit Bogaj: Harrison Ford
Agron Gjekmarkaj: Sabri Hamiti, imazhi i albanizmës
Parlamenti i Rumanisë promovon dy libra të Fahri Balliut si rrëfyes të historisë së komunizmit shqiptar
Blendi Fevziu: Ju tregoj "Intervistat e jetes"
Gani Qarri: Dëshmorëve të 12 Majit 2010
Vullnet Mato: Ndonëse tani jam burrë
Poezi nga Dibran Demaku
Baki Ymeri: Jehona e shekujve të Sokol Demakut
Halit Bogaj: Elenor Parker
Kolec Traboini: Letër për nënoken dhe poezinë
Albert Zholi: Flet këngëtarja çame Enkelejda (Alushi) Arifi
Ilir Muharremi: Poezi e dehjes
“Bijtë e askujt”, Një roman polemizues i Qosje
Ilmi Veliu: Skënderbeu dhe shqiponja në manastirin ortodoks të Kerçoves
Marius Chelaru: Sadik Krasniqi në gjuhën rumune
Bujar Leskaj: “Gjuetia e Pëllumbave” (II)
Gjon Neçaj: Nen imazhin e fjaleve lojcake te haikut
Poezi nga Engjëll Koliqi
Agim Gashi: Dashuri me tradhëti