E diele, 28.04.2024, 05:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Nen imazhin e fjaleve lojcake te haikut

E merkure, 12.05.2010, 09:57 PM


NEN IMAZHIN E  FJALEVE LOJCAKE TE HAIKUT

 

(Persiatje rreth librit me haiku dhe tanka te Lulzim Logut,”Koha vdes si zemer”)

 

Rreth diskutimit të mbajtur në ditët e manifestimit të aktivitetit mbarekombater letrar,”Mitingu i Poezisë”,Gjakovë,2010.

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Kam  nderin  perseri te ngjitem ne kete foltore ku po perurohen vlera  te padiskutueshme te letersise shqipe ne kuadrin e aktiviteteve  te “Mitingut te Poezise,Gjakove,2010”, e te flas  per haikun,kete magji te trevargeshit japonez,ne te cilin vargjet kane me radhe pese,shtate dhe pese rrokje.Shpesh here permban nje fjale ,e cila e percakton stinen ne te cilen haiku eshte krijuar.Kjo gjini qe tashme po hyn vrullshem edhe ne letersine mbareshqiptare,eshte nje shprehje e drejtperdrejte e perjetimit , e shkruar pa persiatje,pa konkluzione dhe pa moralizim.Zanafilla e poezise haiku eshte forma “tanka”,qe e ka lindjen e vet ne Japoni ne vitin 760.Tanka si burim i vertete i haikut i ka rrenjet ne nomatisjet dhe kenget qe i kushtoheshin hyjnive.Gjithashtu u referohet stineve te vitit dhe elementeve te natyres,te gjitha keto te lidhura me kultin e hershem animist Shinto.

 

E Lulzim Logu, poeti i brigjeve te eperme te Drinit,vijues i plejades famemadhe te krijuesve tropojas,biri i nje prej intelektualeve me te shquar ne lemin e arsmit ,Idriz Logu,mori inisiativen per t’i hyre nje aventure edhe me te cuditshme,levrimit te tankes,nje lloj haiku me vecantite e pazbuluara te kritikeve te djeshem as te sotem.Ai erdhi me kete gjini te vecante pas nje rruge te gjate e te mundimshme te artit poetik,pas botimit te 6 librave me poezi e proze,pas nje pune te sukseshme ne detyren e kryetarit te Lidhjes se Shkrimtareve,dega Tropoje dhe te Klubit Letrar te Tropojes.

Ne nuk kemi hasur ne  ndonje krijues qe emri dhe mbiemri i tij t’i pershtaten aq pelqyeshem krijimtarise ,e vecmas poezise .si zhaner i eksploruar nga eposi popullor.ne anet tona.Kur vjen pranvera themi se ka lulezue logu,e bash keshtu po shprehemi edhe ne kete perurim te vecante te librit me haiku e  tanka  te Lulzim Logut,se ka lulzue logu e kjo pranvere pisket ne vargjet e e haikut e tankes,cdo stine per te breruar bjeshkeve ngamot:

19 vjet vererave ne Bjeshket e Nemuna

Per te gjetur

Femijerine e fshehur shkrepave…

Apo:

 

Arome trumze shpatit te Rugoves,

Neper shtatin tim pershkohen

Ethet e dashurise se vjeter…

 

Kjo kredo poetike ne keto tre vargje haiku te mrekullueshme.,Lulzim Logu shpalos simboliken e vargmaleve te  Bjeshkeve  te Nemuna dhe Kosoves,si pjese e trungut te tij…

 

Sejcli haik dhe tanka i Logut ka nje metafore,e sejcila metafore eshte nje ushtime bjeshkesh qe fershellen ne menyren e vet.Lexuesi befasohet kur futet ne shatervanin e haikuve dhe tankave te Lulzimit,natyrisht i etur per te shuar etjen e etjeve te Valbones,bjeshkeve,maleve,permes artikulimit te fjales se latuar bukur.Zeri i trevargeshit dhe pesevargeshit behet monumental,qe degjohet e degjohet duke kenduar haikisht.Gjithandej rudinave,lugjeve te verdha,bjeshkeve te vendlindjes,lumit te Valbones,kumbullave ,aheve shekullore,etj.,etj.

Sic e cekem edhe me siper,haiku i Lulzmi Logut eshte shpertezuar ne mendjen dhe shpritin e tij,ai eshte bere burim i thelle i qenies shpirterore,e per rrjedhoje kjo menyre e te shkruarit eshte bere domosdoshmeri e krijimtarise poetike te tij.

 

Gjerdanit te perlave te hikut shqiptar iu shtua edhe nje liber  i ri ,”Koha vdes si zemer”,ku shfaqen natyrshem nepermjet gjetjeve dhe befasive te kendshme ,fjaleve te qemtuara,zellshem,vargjeve elegante,metaforave te shumta e te kursyera me zell,vezullimeve ,antitezave dhe aliteracionit.

Haiku dhe tanka i Lulzim Logut eshte vorbullim dhe ngasje e perhershme e shpirtit te tij.

E sic thote Lulzmi ne hyrjen e librit,”ndihet vertete krenar qe behet mik me haikun e tanken,por edhe haiku ka nderin qe futi ne gjirin e tij nje krijues aq brilant dhe aq te pasur ne krijimtarine e kesaj gjinie.

Haiku po behet burim frymezimi i shume e shume poeteve ketej  e matane ne shtetin ame.E haiku eshte poezi qe do te therrase  ne gjirin e tij shume e shume poete nga Shqiperia,Kosova,Maqedonia,diaspora,e kudo ku shkruhet e filtet shqip.

Sa bukur ! Poetet shkruajne papra,behen ambasadore te fjales se bukur shqipe nepermjet gjinive te reja e kjo ka vazhduar perhere, e do vazhdoje sot dhe neser.

 

Urime!

Kolegut tim suksese ne gjini te tjera qe presin driten e botimit !

 

Faleminderit organizatoreve te ketyre aktiviteteve me vlera te pamohueshme per te mbajtur gjalle kulturen dhe letersine shqipe,per ta cuar edhe me perpara porosine eRilindasve te medhenj se shqiptaria rron e do te rroje,prandaj te punojme qe ta shohim zonje.

E  duhet pergezuar “babai” i haikut shqiptar,poeti Milianov Kallupi,per ndihmen e dhene ne pergatitjen dhe botimin e dy veprave me haiku qe u peruruan keto dite ne Gjakove.

Ju faleminderit !

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora