E hene, 29.04.2024, 11:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Konkurset e festivaleve muzikore me kërkesa absurde

E hene, 10.05.2010, 09:58 PM


Aktualitete kulturore:

 

KONKURSET E FESTIVALEVE MUZIKORE ME KËRKESA ABSURDE

 

“Kur njeriu  fillon të  fundoset në det – kapet edhe për bari të thatë, me shpresë se do të shpëtojë nga fundosja !” ( Fjalë popullore )

 

Nga Demir KRASNIQI

 

            Dekada e parë e shekullit 21-të , për zhvillimin e artit muzikor në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare , mund të quhet: “Dekada e lulëzimit të festivalomanisë muzikore” në njërën anë dhe në anën tjetër :”Dekada e pornografisë muzikore”!

            Në kërkim të shpëtimit nga kriza e rëndë ekonomike dhe papunësia e skajshme që ka pllakosur nënqiellin shqiptar, shumë  grupe e individ të pa autorizuar , jo profesional dhe jo institucional, iu rrekën biznesit muzikor duke organizuar festivale të niveleve të ndryshme muzikore , të cilat për kritere nuk i kanë vlerat, as profesionizmin , por fund e krye i kanë përfitimet personale materiale dhe karrieriste !

            Prandaj, nuk është çudi pse sot kemi një dukuri permanente të stilit: “Mëhallë e festival”, “Livadh e festival”, “Mal e festival”... e ku jo tjetër?!

            Organizatorët e këtyre festivaleve muzikore , të cilët publikisht thirren në emër të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave muzikore, kurse intimisht kanë për synim përfitimet materiale dhe qëllimet tjera personale, që më parë do të përcaktohen për pjesëmarrësit në festivalet e tyre, si:grupet e ndryshme, ansamblet, solistët vokal etj, çka do të thotë se ata vetë e përcaktojnë se kush do të merr pjesë në festivalet e tyre!

            Në këtë kontest , pjesëmarrës të këtyre festivaleve do të jenë vetëm ata interpretues , apo grupe muzikore të cilët do t’ i  japin më shumë para Organizatorit të Festivalit?!

            Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe ata pretendues të cilët synojnë që të shpërblehen me Vendin e Parë, të Dytë dhe të Tretë, nga ana e “Jurisë profesionale”- Kryetar i së cilës patjetër duhet të jetë vetë Organizatori i Festivalit !

            Dhe natyrisht, se ai individ konkurrent , apo grup, i cili do të jap më shumë para, do ta fitojë edhe shpërblimin e “Jurisë profesionale!”

            Po me të njëjtat metoda të korrupsionit, sot po gjallërojnë edhe redaktorët muzikor dhe autorët e emisioneve muzikore nëpër mediumet tona publike elektronike, ku ata interpretues të cilët nuk u japin para këtyre “zyrtarëve të autorizuar për kulturë” – kurrë nuk do të kenë rast që të dalin para kamerave televizive , as në programet muzikore të mediumeve tona publike !

            Kërkesat më absurde të organizatorëve të festivale muzikore, të cilat bëhen sot në regji private , janë ato si vijon:

            “Pjesëmarrësit në Konkurs, duhet t’i dorëzojnë këngët me shifra anonime, partiturën e notave të këngës me shenjat harmonike, 3 ekzemplarë të tekstit të këngës dhe një CD, apo audio-kasetë me një demo-incizim të këngës konkurrente “!?

            Absurdi i këtyre kërkesave qëndron pikërisht aty, ku ndër të tjera , kërkohet një CD, apo audio-kasetë me demo-incizim të këngës konkurruese në festival, nga se kjo kërkesë është një dëshmi e bindshme se Organizatori i Festivalit bashkë me Orkestrinën e tij përcjellëse të këngëve të Festivalit, nuk dinë t’i  lexojnë partiturat e notave muzikore, por që janë të detyruar që këngët konkurruese t’i mësojnë me anë të dëgjimit nga CD-ja, apo audio-kaseta dhe të luajnë me instrumente përmendësh, duke i kamufluar partiturat e notave muzikore nëpër pulte përpara vetit, sa për t’iu hedhur kripë syve opinionit, se gjoja, ajo trupë artistike po e përcjell festivalin me nota dhe me profesionalizëm të lartë artistik ?!

            Ne, që i mbajmë në mend festivalet tradicionale e profesionale , në të cilat edhe vet kemi qenë pjesëmarrës të tyre, si p.sh. Festivali tradicional “Akordet e Kosovës”, nuk mbajmë mend të na jetë kërkuar kurrë “demo-incizim”, “audio-kasetë”, as CD me këngë të incizuara për të marrë pjesë në Konkursin e këtij festivali !

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora