E premte, 02.05.2025, 01:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi nga Neki Lulaj

E hene, 10.05.2010, 09:03 PM


Neki Lulaj

 

 

NATË PRILLI

 

Natë e qetë heshtje, ajo natë prilli,

fshatrat ranë n`gjumin e parë,

një lajm i hidhur,kaploi dhenë,

e shpoi terrin

si vetëtima

një llavë ujqërish të tërbuar,

ishin ndërsy mbi trojet e mia.

 

Të uritur për gjak t`shqiptarëve ,

janë turrur,ata barbarë,

mbi vatrat shekullore dardane.

duan t‘i zhdukin krejtë çka janë shqiptarë.

 

Kjo natë prilli,me stuhi,

që lëshonte rreze e flori,

me këmbë të zbathura,e t´përgjumur,

marshon dikah kjo kolonë duke u shpërngulur,

nuk ka cak,as nuk din kah,…?

Për të shpëtuar,nga kjo hata…?

 

Ulurimë ujqërish,e të shtëna pushkësh,

fyerje,britma krisma pa ia nda,

vrasje njerëzish të pafajshëm,

kolona memece e plagosur,

marshon e shpërngulet dikah….?

 

Zogjët e natës me krahë të lodhur

përcjellin të pikëlluar këtë hata,

këta ujqër të tërbuar,

mercenar e sllavë të zi,

duan Kosovën shkrum e hi me e ba:..?

 

Të lodhur,e të rraskapitur,

jo nga tmerri e as nga frika,

kroje të njelmëta kristali ,

rrjedhin mollzaves se po zbardhë dita.

 

Faqe ,të njoma,mollza të skuqura,

pa lëshuar gjëmë e pa bërë zë,

pa u dëgjuar edhe asnjë zë fëmije,

kolonë memece marshon, dikah!

 

Tokë floriri, e shtrenjtë,nënë Dardane,

neve po marshojmë dikah…?

S´do të lamë vetëm të betohëm

bijtë tuaj jemi ne.

shqipe mali,e sokola me krahë

 

 

HILET E EVROPËS DHELPRAKE

 

Hilet e mëdha të Evropës dinake

Erozion për kosovarë,

protestat e Gardës së kuqe,komuniste

Tifo e rrezikshme,për tërë popullin shqiptarë.

 

Garda e kuqe po e gërryen vendin,

të udhëhequr,nga bijtë e Kristaqit,Mehmetit dhe Enverit,

të gjithë si një janë të betuar,

Putinit, premtimin për t´ia plotësuar ..!

 

Me veprimet e tyre vandale

duan ta varrosin Demokracinë shqiptare,

tkurrët e ndrydhët Kosova,nga UNMIK-u dhe EULEX-i sundimtarë,

kurse këta luftojnë që sërish Stalinin dhe Enverin për ta ringjallë.?

 

Betimet e tyre djallëzore,

duan sërish ta mbjellin Farën e kuqe rusore,

ta mbyllin vendin me gjemba e çelik vrastar,

nuk e duan Brukselin demokratik,por regjimin tiranik

 

Sovrani përcjellë me dhembje këtë Komedi,

pse i duron këta Zuzarë,po bëj çudi….?

thirrëni ndërgjegjjën sa çdo gjë s‘ka përfunduar ,

Brukseli tepër është duke u duruar……! ?.

 

Evropa dinake, ka hilet shumë të mëdha,

nuk mendon mirë për shqiptarët Jo ore Jo?

por ne ta arrim shansin tonë historik,

ta zhdukim monizmin klasik e ta ndërtojmë vendin demokratik…!



(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx