E merkure, 01.05.2024, 05:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Zhan Valzhani

E premte, 07.05.2010, 09:56 PM


Halit Bogaj

 

 

ZHAN VALZHANI

 

Quhej Zhan Valzhan. Nga skamja dhe mjerimi në të  cilin kishte rënë e kishte vjedhur një bukë  për të cilën ishte dënuar me 5 vjet burg!Zhan Valzhan ka mbetur njëri ndër personazhet më të dhembshme të letërtsisës botërore dhe të veprimtarisë letrare të shkrimtarit Viktor Hygo, i cili u bë shumë i famshëm me romanin monumental ’’Të mjerët’’.Romani kishte përjetuar dhjetra ekranizime filmore, teatrore, muzikore dhe në gjini të ndryshme të arteve.Pra Zhan Valzhan është figura kryesore e librit të paharruar të Viktor Hygos të cilin e kanë lexuar njerëzit anembanë botës dhe janë mahnitur me këtë karakter impresiv i cili ndeshet shumë rrallë në krijimtarinë letrare ose në variantet e ndryshme të filmave që i kemi shikuar.Në një version në mënyrë madhështore është portretizuar nga aktori legjendar Zhan Gaben.

 

Vitet kalonin dhe vinin kohra më të reja, ku përveç Francës, për ekranizimin e romanit ‘’Të mjerët’’interesoheshin edhe vendet tjera, e sidomos Holivudi, i  cili viteve të fundit i realizoi dy versione të fimit, njërin me  aktorin Riçard Xhordan në rolin  e Valzhanit, kurse tjetrin me Liam Nisen në të njejtin rol.Këto dy versione ishin mjaft të suksesshme dhe të shikuara me inetersim të madh në mbarë botën, me ç’rast i kanë parë edhe shikuesit tanë. Zhan Valzhan u portretizua me besnikëri të madhe dhe origjinalitet edhe nga aktorët francezë:Zhan Pol Belmondo dhe Zherar Depardye/dy emra të shquar të kinematografisë së sotme franceze/.Ata u munduan me mish e shpirt që të jepnin gjithçka nga vetja për ta bërë sa më interesant heroin e tyre të adhuruar, me emrin e të cilit ishin rritur dhe formuar si aktorë të klasit të parë.Personazhi tjetër i dytë në  film ishte  polici Zhaver i cili e përcillte hap pas hapi Zhan Valzhanin dhe nuk e lente të qetë as atëherë kur ai e kreu burgun.I qepej prapa si të ishte hija e tij.Keqbërësi Zhaver kishte qenë shkaktari kryesor i futjes së Zhan Valzhanit në burg.

 

Versionet e ndryshme të filmit i qëndrojnë besnike ngjarjes së romanit homonim të Viktor Hygos ,ndaj  sa herë që shfaqen ato ekziston interesim i madh për t’i shikuar dhe rishikuar.Zhan Valzhan ishte një njeri  zemërbardhë i cili arrin të bëhet shumë i pasur dhe me ndikim të madh në jetën shoqërore franceze, duke mbetur edhe enigmatik sikur Konti i Monte Kristos nga romani i shkrimtarit Aleksandër Dyma. Jeta e tij ka kuptim më të plotë kur merret me vepra të mira, sidomos atëherë kur bëhet edhe kryetar i qytetit, por me emër tjetër ngase Zhan Valzhani i dikurshëm akoma ndiqej nga polici Zhaver.Në rrugëtimin e tij të mëtejmë jetësor, ai  e shpëton një vajzë jetime nga keqbërësi dhe ‘’mbajtësi’’i saj i pashpirtë Tenardie, i  cili e mundonte sëtepërmi vajzën e vogël Kozetën e cila kishte lindur nga një dashuri e fshehtë dhe e pafat e nënës së saj/Fantinës/ me një burrë. Ajo e kishte lënë nën kujdesin e njeriut të keq të cilit i dërgonte ngapak të holla nga puna e saj e mundimshme në një fabrikë me ç’rast sëmuert dhe vdes nga tuberkulozi.Ajo  vajzën e ia lë porosi Zhan Valzhanit, për çka edhe nuk kishte gabuar fare.Zhan Valzhan shkon tek Tenardie për ta blerë faktikisht vajzën dhe për ta shpëtuar nga mizoria e mëtejme nga kthetrat e njeriut të pamëshirshëm.Për Kozetën fillon një jetë e re dhe pa brenga ngase e kishte gjetur’’ një baba’’tjetër i cili do ta shpiente atë në një rrugë krejtësisht tjetër në të cilën do ta gjente edhe dashurinë e saj jetësore ndaj një djaloshi të ri revolucionar.Valzhan e donte atë sikur të ishte bija e tij e vërtetë dhe jepte gjithçka që ta bënte sa më të kënaqur.

 

Kozeta rritet dhe bëhet një bukuroshe e paparë, por një ditë dashurohet në studentin Marius i cili ishte përzuer në lëvizjet politike të kohës të cilat përgatiteshin ta shembnin sistemin diktatorial francez dhe t’i venin themelet e  Revolucionit borgjez francez në të cilat , u gjet edhe Zhan Valzhani i Viktor Hygos.Ishte kohë e rrezikshme për çdo njeri, por rreziku më i madh do ta kërcënonte sidomos Mariusin  në të cilin ishte dashuruar Kozeta e re e cila deri atëherë nuk kishte ditur se çka ishte ajo ndjenjë e fuqishme njerëzore, ngase në fëmijërinë e saj të hershme ishte trajtuar keq e më keq nga familja në të cilën e kishte lënë nëna e saj.Zhan Valzhan duke e parë rrezikun e madh që i kanosej Mariusit, e shpëton atë nga ndjekja e Zhaverit dhe nga vdekja e sigurtë ngase shteti ishte shumë i fortë dhe do ta  shuante pa problem Lëvizjen studentore dhe popullore ku vritet edhe Gavroshi 14 vjeçar.Valzhan  nga revolucionarët e shpëton edhe armikun e tij jetësor Zhaverin i cili habitet me gjestin e armikut të tij të dikurshëm!Dhe si rezultat i kësaj, i mundur shpirtërisht nga Zhan Valzhani, Zhaveri kërcen në Lumin Sena . Siç shihej, Zhaverit nuk i kishte mbetur asgjë tjetër përveç vetëvrasjes.

 

Në fund duhet theksuar se Zhan Valzhan ishte bërë një mit i vërtetë dhe një personazh i mirësisë, dhembjes dhe krenarisë kombëtare franceze, çfarë rrallëherë mund  të gjendet në letërsinë botërore. Siç është theksuar edhe më lartë,ishte burgosur vetëm pse e kishte vjedhur një bukë!Çfarë ironie absurde e sistemit juridik dhe policor të asaj kohe kur fuste frikë, tmerr dhe terror në shtresat e gjëra popullore, një pjesë e të cilave jetonte edhe në varfëri të skajshme. Kjo edhe ishte poenta kryesore e romanit antologjik’’Të mjerët’’.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora