E premte, 02.05.2025, 09:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ruzhdi Berisha - Rudi

E enjte, 06.05.2010, 08:12 PM


Ruzhdi Berisha - Rudi

 

 

SYTË E TU NE QIELLIN E KALTËR

 

  TË LUTEM

 

Të lutem shko larg

Të lutem mos ma prish qetësin

I përqafuar me vetmin

 

Të lutem largohu

Mos ma prish dashurin time

 

Të lutem me harro përjetë

Se një tjeter kam gjetë

 

Të lutem, të lutem, të lutem

Mos me lendo

Të lutem mendo për mua

Mos me harro...

 

       -I I-

 

Syri i detit

Me shikon mua

Dhembjet vrasin

 

Tundet qielli

Trupi nuk me mbanë

Kaltërsia vretë dillin

 

Deti qanë për mua

Dallëndyshet me shoqrojn

Dhembjet varrosen

Iluzioni humbë ngjyrën.

 

Sa mall e dhembje

Sa lotë e lodhje

Për të qën i gjall

 

Po kaloj rrugë

Si te mos isha

Unë më ketu?

 

Po ku të kërkoj?

Kur me trup nuk jetoj

Po sot jeta më lendoj

 

Po ne gjithësi

Sot po shikoj

Si i humbur po jetoj…

 

 

                     LOTË E TU

 

Loti juaj si jeta ime,malli me mori te prekja trupin tënd.

Sa shumë do të doja te isha një natë me ty e dashur

Mos  kujtoni qe loti juaj nuk shembë dheun...

 

Mos i thuni jetës fund ,muzika na mungon edhe sonte

Tani koha e re ,jeta dhe vdekja kaluan për ne...

 

Lulja e paqelur në pranverë, acari i dimrit te mori

Andaj harroj manaferrat,jeto me aromen e luleve..

Dashuria dhe loti aromë e përjetshme...

 

  

 DASHURIA NE FLAKËN E DUARVE...

 

 

Jeta ime mori një zjarrmi të përjetshme edhe sonte

Nga lotët e tu qaja edhe unë,por lumi mbeti pa ujë

 

Andaj  prekni gurin e qmuar,femra butësi engjullore...
 
 

Kujtimë  për ty

 

 

 TË DUA ORE ZJARRI IM

                      

Me shuaj këtë mall qe kam për ty

Edhe tek vrima e zezë e mbaj kujtimin

Edhe mbi buzën tende

Dua të fjeti me buzët  e mia

Dua qe gjirinë tend ta puthi letë

Dua qe dashuria te  mbetët vetëm dashuri

Po po dashuri

 

O sa mall kur të thëm të dua

 

Kur të luti të jemi bashkë

Për disa çaste të shetisim fundin e botës

Ama se-bashku

Por më bën pyt-je shtresa para-shtresa

Dhe me thua:

Pse te takohemi

Nese takohemi nuk do jetë fundi i botës

Po do lind dashuria

 

Do puthemi

Do puthemi

 

Për-hirë të dashurisë

Tani me thuaj disa fjalë

Meqënse jemi tek dera e fundit

Jemi tek zem-ra

Ne fundin e portës se lart terri

Më thuaj qe me don

Më thuaj qe me ndjen

Atëherë do jem njeriu me i lumtur

 

Në botë

 

Ja me ike sikur nuk jetove kurrë

Nuk me fale buzën

Sikur mos te kishe fare

Nuk ma fale trupin

Sikur-sikur nuk te shikova

Tani përqafohu me vargjet e mia

Tani thuaj veti lamtumirë

Thuaj se për mua nuk ka diell

E pate rastin e ngrohtësis

 

I kalove ditët e dashurisë….



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx