E merkure, 01.05.2024, 06:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Alban Dobruna: Rabia Adavijjan sinonim i dashurisë mistike

E diele, 09.05.2010, 09:56 AM


RABIA ADAVIJJAN SINONIM I DASHURISE MISTIKE

 

Nga Alban Dobruna

 

N’dashuri, asgjë s’ekziston n’mes t’gjoksit dhe Gjoksit.

Fjalët  janë shprehje e mallëngjimit ,

Përshkrimi i vërtetë prej shijes reale.

Ai që e ka  shijue, e din;        

Ai që e shpjegoi , gënjeu.

Si mundet  t’përshkruhet forma e vërtetë  e Diçkaje

Në prezencën e t’Cilit ti je i shuar?

Dhe në qenien e t’Cilit ti ende ekziston?

Dhe i Cili jeton si shenjë për rrugën tande?

 

Pasi Sufizmi shpesh perkufizohet si dituri- Shkencë e cila si kusht për tu njohur dhe zotëruar duhet të jetësohet , shpjegimi i përkryer i sufizmint si filozofi jetësore , brenda mundësive të fjalëve konsiderohet tepër i vështirë. Për këtë arsye sufijtë e mëdhejnjë kanë bërë përkufizime të ndryshme të “ Kristalit të Tesaëufit” që reflekton drita të ndryshme nga secila faqe e tij, duke pasur parasysh gjithnjë faqen që sheh nga ata. Përgjithësisht shpesh sufizmi është përkufizuar dhe cilësua si përpjekje për ta jetësuar fenë në mënyrën e përshtatshme me esencën e saj , duke e pastruar veten individuale nga papastërtitë dhe ngarkesat materialiste,me qëllimin për të përfituar cilësitë më të bukura  dhe arritur shkallët më të larta të moralit..

Ne qofte se Sufizmi ka je metode qendrore, ajo është zhvillimi i prezencës hyjnore dhe  kultivimi i dashurisë. Vetme vetëdijesimi për prezencën hyjnore  mund të na zgjoje nga robërimi i botes dhe proceseve tona psikologjike, dhe vetëm dashuria kozmike mund ta kuptoje Hyjnoren.

         Sufizmi është një atribut i atyre qe dashurojnë. Te dashuruarit janë njerëz qe pastrohen me dashuri, te lire nga vet-vetja dhe kualitetet e tyre dhe gjithmonë te vëmendshëm për të Dashurin (Zotin). Me këtë mund të themi që Sufinjte nuk mbahen në skllavëri nga asnjë kualitet i tyre sepse ata shohin çdo gjë që janë dhe kanë ti takojnë Burimit- Zotit. Një Sufi i hershem, Shibli, tha: “Një Sufi nuk sheh asgjë tjetër përveç Zotit ne te dy botërat.”

         Sufizmi edhe pse jo i specifikuar si term i cili karakterizon te jetuarit  e një jete asketike mistike, ka qenë i pranishëm që ne kohën e Profetit Muhammed.

Asketizmi i Profetit dhe i shokëve të tij, kryesisht në mosdhënien vlerë begative të kësaj bote dhe në thellimin e plotë në përkushtimin ndaj Zotit paraqet edhe themelet sufizmit. Në kronikat e klasikëve të sufizmit, përveç profetit dhe shokëve të tij, janë përmendur edhe përfaqësues të jetës askete të gjeneratës së tretë” , Rabia Adavijjan

Kjo plejadë e mistikëve të mëdhenj të shek II të islamit, karakterizohet me gruan e famshme Mistike  Rabia Adavijje nga Basra .

         Për jetën e saj ekzistojnë shumë pak të dhëna. Tregohet  se ka lindur në një familje të varfër, e që pas vdekjes së prindërve të saj është shitur si robëreshë. Për shkak të devotshmërisë, moralit të lartë dhe asketizmit ekstrem, ka arritur të fitoj lirinë. Prej atëherë ishte tërhequr në një kasolle modeste dhe jetën e saj ia kishte përkushtuar zellit në shërbim ndaj Zotit, në përpjekje për të fituar kënaqësinë e Tij. Kishte vendosur të praktikonte celibatin edhe përkundër ofertave për martesë nga shumë prej mistikëve të shquar të asaj kohe.

         E  cilësuar si grua e shquar mistike, e mirënjohur për faktin se kultivoi dhe predikoi  “ Dashurinë e Painteres” ndaj Zotit, që përbënte motivin   edhe qëllimin kryesor të saj. Përderisa për shumicën e mistikëve të kohës së saj misticizmi shihej si orientim drejt rehatisë dhe lumturisë në botën e përtejme duke shmangur kështu dënimin hyjnor, Rabia insistonte të tregonte se njeriu i cili si synim ka arritjen e kënaqësisë së Zotit dhe bashkimin me Të,  atëherë obligohet të heq dore si nga kënaqësitë e kësaj  botë edhe nga ato të botës tjetër, duke ja dedikuar tërë përkushtimin dhe qenien vetëm Zotit dhe shqimit të Bukurisë së Tij. Na është përcjellur se në një kohë pranvere dikush prej shoqërueseve të saj hyri në dhomën ku Rabia ishte në meditim dhe e ftoi që të dilte jashtë dhe të shijonte bukuritë e natyrës dhe gjallërinë e pranverës. Mirëpo ajo kundërshtoi duke thënë: Ejani ju Brenda që të kënaqeni me Bukurinë e Krijuesit të tyre.

         Tregohet se në një rast Rabia kishte vrapuar nëpër rrugët e Basras me një kovë ujë në njërën dorë  dhe me një  qiri duke u djegur ne dorën tjetër. E pyetur për sekretin e këtij veprimi ajo ishte përgjigjur: Ahh Sikur të kisha mundur që me zjarrin ti digjja të gjitha kënaqësi e parajsës, dhe që me ujin  të fikja të gjitha flakët e ferrit, ashtu që të zhdukeshin këto dy perde për adhuruesit, në mënyrë që qëllimi I tyre të jetë I sinqertë, kurse shërbëtorët e vërtetë të Zotit të mund ta shikojnë Zotin pa kurrfarë qëllimi të shpresës apo motive prej frikës

         Deri sa ishte në pragun e vdekjes atë shkuan për ta vizituar dy mistiket e mëdhenj Hasan Basri dhe Shakik Behli. Nuk është i sinqertë në fjalët e tij  ai  i cili me durim nuk i përballon goditjet e Zotit” i tha Hasani. “ Nuk është i sinqertë ai i cili nuk është mirënjohës për goditjet e Zotit’ provoi Shakiku. Kërkohet diçka më e mirë dhe më fisnike se kaq shtoi Rabia. Atëher na këshillo ti i thanë, e ajo shtoi “ Njeriu nuk është i sinqertë në fjalët e tija, derisa duke menduar për Zotin edhe nuk i ndjen goditjet e fatit”.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora