E enjte, 01.05.2025, 09:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Roman i ri i Sulejman Krasniqit...

E hene, 10.05.2010, 06:15 PM


Sulejman Krasniqi 
Rebeli i bajraqeve”  
Botoi: “Toena”
Lloji: Roman
Faqe: 152
Çmimi: 500 lekë  

"Rebeli i bajraqeve", romani më i ri i shkrimtarit Sulejman Krasniqi, vjen pas gati 10 vjetësh nga botimi i romanit të tij, "Makthi i hijeve". Nostalgjik si gjithmonë ndaj Kosovës dhe trimave të saj, ai revokon historinë e tre brezave të një familjeje shqiptare të atyre anëve dhe rezistencën e saj të vazhdueshme si ndaj pushtuesit otoman, ashtu dhe atij serb.
Motivi i qëndresës së këtij populli që ka lindur me mijëra martirë gjatë dy shekujve të kaluar shërben edhe këtë herë për të mbrujtur subjektin e këtij romani, që është padyshim një dëshmi më shumë, edhe pse letrare, për historinë e tij. Sulejman Krasniqi është laureuar me “Çmimin e Republikës”, dekoruar me “Urdhrin e Punës” nga Kuvendi i Shqipërisë.
 
Agron Çobani 
Ju flet Tirana...”  
Botoi: “Toena”
Lloji: Kujtime, histori
Faqe: 326
Çmimi: 1000 lekë  

Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve, Agron Çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditëse në vite. “I shkrova të gjitha këto faqe mes dilemës së madhe: ia vlen të shkruhen, kush është i interesuar për to dhe sa janë këta të interesuar? Sidoqoftë, e nisa këtë punë dhe me mundime e çova deri në fund. Për një gjë të jeni të sigurt: çdo ndodhi e treguar është e vërtetë, ka ndodhur para syve të mi. Por ekziston edhe ndonjë fakt që mund të nxisë ndonjë dyshim: shumica e dëshmitarëve nuk jetojnë më, kështu që ua lë juve të më besoni, apo jo”, shkruan Çobani në parathënien e librit.

Lindita Arapi
Vajzat me çelës në qafë”  
Botoi: “Ideart”
Gjinia: Roman
Faqe: 235
Çmimi: 600 lekë  

“Vajzat me çelës në qafë”, përveçse është libri më i ri i Lindita Arapit, shënon edhe debutimin e saj në prozë. Pas disa librave me poezi, kontributit të gjatë si përkthyese e prozës së shkurtër dhe poezisë nga gjuha gjermane, si edhe përvojës si gazetare e “Duetsche Welle”, Arapi vjen për lexuesin shqiptar me të parin roman. Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona, e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndiejnë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmetuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.
 
Nasho Jorgaqi 
Nën zë 
Botoi: “Ombra GVG”
Gjinia: Poezi
Faqe: 127
Çmimi: 600 lekë  

“Nën zë” është vëllimi më i ri me poezi i shkrimtarit dhe studiuesit Nasho Jorgaqi. “Haiku është një gjini poetike nazike dhe e rrezikshme. Sepse kujton se mund të thuash diçka, po nuk thua asgjë: sepse kërkon mençuri të thellë, gjykim të qartë, dhembshuri për fjalën e pjekur poetike”, shprehet shkrimtari Musa Vyshka, njëkohësisht edhe redaktor i librit. “Haikutë e poetit Nasho Jorgaqi, në mjaft raste e përjashtojnë veten nga tradicionalizmi. Ato marrin ngjyra të mëvetësishme, janë të tijat dhe të askujt tjetri, u shmangen fort bukur plagjiaturave e imitacioneve, janë shqiptare e për më tepër haikutë e tij karakterizohen nga mungesa e vazhdueshme e referimit stinor”, shkruan Milianov Kallupi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx