Kulturë
Poezi nga Sami Islami
E hene, 10.05.2010, 09:27 PM
Sami Islami
ASKUSH VAJZË NUK TE JEP!
Sa herë që njerëzit e mi vizitoj,
Kam dëshirë të baj mahi,
Kushdo që ka çupa të vogla
U them: ‚Bani mirë t’ ma jepni një!‘
Ju premtoj, do t’u blej lodra
Do t’i çoj në çerdhe vetë,
Do t’i shëtis ku të donë,
Do t’i çoj edhe në det!
Një ditë shkova te Fahria
Pashë dy vajza, si dy kumria
Dhe i thashë, si me hajgare:
‘Pa një gocë s’kthehem fare!’
‘Vajza ime’ - thashë – ‘asht rritë.
Asht e zanë me punë për ditë,
Me ma falë një, bani mirë,
Do të kujdesem me dëshirë.’
Miku fjalën ma “miratoi”,
As zoja e tij „s’kundërshtoi”,
Tani mbeti, pa dyshim,
Që ato të marrin vendim!
Belja tha: ‘S’vij , kam mësime,
Duhet t’i ndihmoj nanës sime,
Merre Lonën se s’mërzitet,
Pastaj ka qejf edhe të shetitet!‘
Lona motrës ia ktheu shpejt:
‚Për mu me folë s’ke të drejtë!
Edhe un du me ndejtë te shpia,
Du me lujt me shoqe të mia!’
Dhe m’u kthy e më tha troç:
‘Kjo punë, xhaxhi, të len në lloq
Askush vajzë nuk të jep,
Nëse e don një, bane vetë!’
Londër, 30.04.2010
LEPUROSHJA E KIANËS
Kianës, mbesës sykaltroshe,
I
Kur i tregoi këtë sihariq
Nga gëzimi s’ përmbahej hiç
Askërkujt, tha, s’do t’ia lë
Do t’kujdesem, unë për të
Do ta ushqej me karota,
Pse jo edhe me biskota!
Te lepuri shkonte për ditë,
Mos m’e lanë me u mërzit;
E përkëdhelte, e shikonte…
Shpesh me të bisedonte!
Shumë u mërzit një mëngjez
Kur atë ditë s’e pa n’kafez
Pyeti gjyshin se ku
“Mos nga frika, asht largu”?
„Ka shku te nana e vet!“, e pajtoi
„Mirë që shkoi, tha, te nana e vet,
Londër, 9.05. 2010