E hene, 29.04.2024, 11:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: James Woods

E hene, 10.05.2010, 09:57 PM


XHEJMS VUDS/1947

 

Nga Halit Bogaj

 

Xhejms Vud është ndër aktorët më të shquar amerikanë i cili është nominuar disa herë për çmimet oskar,Globus dhe Emi.Ai ka mbetur madhështor sidomos me rolin e tij të paharruar nga filmi i regjisorit Serrxho Leone’’Na ishte njëherë në Amerikë’’ me të cilin arriti sukses kolosal, me aktorët Robert De Niro dhe Viliam Forsajt. Janë të paharruar edhe filmat:’’Shpirtrat nga Misisipi’’,’’Salvadori’’,’’Videodrama’’ose’’Herkulesi’’.

 

Kariera e tij fillon me rolet e vrasësve sadistë për të arritur në kreacione të tjera të fuqishme në të cilat e kemi shikuar me dhjetra here.Emri I tij u bë shumë shpejt një sinonim i një Bogarti të ri me të cilin e krahasonin kohëpaskohe.Cinik si Hemfri Bogarti por madhështor në aktrim, Xhems Vud hypte shkallëve më të larta të kinematografisë amerikane, duke arritur suksese të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme.Secili film i tij ishte më i mirë se tjetri.

 

Ishte nominuar dy herë për çmimin oskar për filmat’’Salvador/1987/dhe’’Shpirtrat nga Misisipi/1996/.Ai gjithashtu e siguroi edhe çmimin e kritikëve për zërin e tij në filmin e Volt Diznit’’Herkulesi’’, por kush mund ta harrojë rolin e Maksit nga filmi’’Na ishte njëherë në Amerikë/1984/’’.Aktroi edhe në filmat’’Kazino’’ të regjisorit Martin Skorces dhe ‘’Niksoni’’i Oliver Stounit.

 

Në vitin 1989 shkëlqen me rolin e Xhokerit nga filmi’’Bet Men’’.Kventin Tarantino kishte dëshiruar ta angazhonte në filmin’’Qentë reservë’’por ai rol iu dha Viliam Dafos.

 

James Woods
James Woods
Në vitin 2006/bashkë me aktorin e ri Cuba Gunding jr./Vud aktroi në trilerin politik ‘’Fundi i lojës’’ në të cilin doli me sukses si çdo herë.

 

Në jetën e tij private ishte i lidhur me aktoret:Dana Delany, Sin Jang, Terri Hitçer, Hither Graham, Nikolet Sheridan dhe Loren Holli të cilat janë të njohura në Holivud.

 

Përveç në filmat e lartpërmendur Xhejms Vud luajti edhe në realizimet:Koxhaku/1974/,

 

Entebe/1977/, Holokausti/TV Miniseri/1974/, Fusha e Onionit/1974/, Ecja e shpejtë/ 1982/, Kundër të gjitha odave/1984/, Syri i maces/1985/, Xhoshua atëherë dhe tani/1985/, Best Selleri/1987/, Polici/1987/, Emri im është Billi W’/1985/, Rruga e veshtirë/1991/, Digstoun/1992/, Qytetari Koen/1992/, Çaplini/1992/, Specialisti/ 1994/, Simpsonët/1994/, Kontakti/1997/, Një tjetrë ditë në parajsë/1997/, Vampirët e Xhon Karpenterit/1998/, Krimet e vërteta/1999/,Secili e jep të dielën/1999/,Vajza e gjeneralit/1999/,Vrasjet virgjine/1999/, Klerkët /serial televiziv/2000/,Pikturat e ndotura/2000/, Leximi në vetura me djelmoshat/2001/, Chon Q/2002/, Jeta e vajzave /2003/, Rudi Xhuliano/2003/, Norfolk/2003/, Bi Kul/2005/, Bota është e jote/2006/ ‘’Sharku serial televiziv 2006-2008/,’’ER/2006/,’’Enturazh/2006/,’dhe’’Karol një amerikane/2008/.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora