E shtune, 27.04.2024, 07:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Pashterkëkuqja

E marte, 11.05.2010, 09:58 PM


Kalosh Çeliku

 

PASHTERKËKUQJA

 

         E di, Pashterkëkuqja më ka dhunuar në mesin e librave që në kohën e Turqisë. Përmëtepër, edhe ka dashur të më përzë nga Atdheu. Poashtu, në kohën e Serbisë. Në kohën e Gjermanisë. Në kohën e Komunizmit.Vazhdon të më dhunojë mes librave edhe sot e kësaj dite gjatë ndryshimeve “demokratike”. Edhe, a ka fund ky dhunim pasmesnate në errësirë, në mesin e librave?!

         Jo, nuk ka fund. Pashterkëkuqja vazhdon ta dhunojë shkrimtarin. Nuk i jep vend pune. E ndjek këmba- këmbës. Edhe e dënon në shtrat: ke botuar libër. Armik je i shoqërisë. Miqtë e mi, thotë Pashterkëkuqja janë të gjithë ata që merren me drogë dhe shitjen e armëve. Fatkeqësia, shkrimtari nuk është i aftë të merret as me drogë  e as me shitjen e armëve. Halli?!

         Halla do burrë. E kush është ai kaçak mali, që Pashterkëkuqes mund t‘i gjej një burrë? Jo, nuk ka. Shkaku: Pashterkëkuqja është me teke.  E ka ngjeshur për mjedisi pashterkën e kuqe me pala. Anash, dy shamia me lulelale lidhur për brezi. Edhe: do të thuash se nuk ka burrë për Pashterkëkuqen?! Jo, nuk e besoj, ka si nuk ka burrë. Edhe për Pashterkëkuqen ka burrë. Vetëmse, e rëndësishme është se kush ia gjen burrin me tirqi e xhamadan me dymbëdhjetë gajtana. Edhe me mustaqe vesh më vesh. Dihet, edhe herdhet na, si dy vorba t’i ketë deri në fund të këmbëve.

         Dhe, vazhdon kjo që nga koha  Turqisë. Pashterkëkuqes si t’ia gjejmë një burrë. Burra e burra i janë renditur shkusë te oxhaku Pashterkëkuqes, si t’ia gjejmë një burrë katërliqesh me mustaqe. Jo, nuk ka. Pashterkëkuqja na mbeti vejushkë gjithë jetën në Katund. Nuk ka burrë nëne që Pashterkëkuqes t’ia ngrejë këmbët në hava mes livadheve. E vejushka si vejushkë, i di të drejtat e veta statutare në shtrat për liri.

        Nuk e di shqiptari se, Pashterkëkuqja e di edhe kasollën me kashtë. Përsëri, më ngatrroni mes këtyre rreshtave. Këmbët m’i lidhni nyje. Edhe pse, nëpër shekuj i kam të lidhura këmbëkryq në mes të odës burrave. Përmëtepër, nëse doni të dini: o burra,  Pashterkëkuqja do burrë me mustaqe vesh më vesh!

        Në rregull. Edhe ne e dimë se, Pashterkëkuqja do burrë. Po, ec e gjeja një burrë që Pashterkëkuqes t’ia çoj këmbët në hava. Jo, nuk ka. Halli?!

        Pashterkëkuqja do burrë. Epo, këtu është edhe problemi. E dimë të gjithë se, Pashterkëkuqja do burrë. Në rregull, edhe unë them:  Pashterkëkuqja do burrë. Amani, ia gjeni një burrë! Natë e ditë le t’ia ngrejë këmbët në hava. Edhe po të dojë, le të pjelli kopila. Tekefundit, natën lyrekët edhe le t’na i lë si kurva pas porte.

        E vërtetë, Pashterkëkuqen nuk e kam parë që nga ajo ditë, kur edhe kam shkruar në gazetë për të një shkrim. Humbi. Ose, siç thotë populli: humbi si shkuma e sapunit në lumë. E, shi për çudi, sot e pash në një shkrim në gazetë. Fundekrye edhe me fotografi: Pashterkëkuqja. Flokët lidhë tubë lulesh pas koke. Edhe qafën si gjithmonë me jakën të bardhë. Përmëtepër: shkrunate “kolumna”, u shiste mend burrave. “Analiste” politike. E në anën tjetër harronte se, nuk është e aftë të mbajë së paku edhe një burrë. Kohë kjo, kur gratë e sotshme në botë, jo që mbajnë burra, po edhe dy-tre dashnorë në të njëjtën kohë. Përndryshe, si do të merren me politikë. Probleme familjare të shoqërisë. Shtetit. E çuditshme, Pashterkëkuqja, që jo nuk diti të mbaj burrë, po edhe dashnor, sot në gazetë u shiste mend burrave. Edhe atë: shqiptarëve. Popullit më “fanatik” në botë.  Burrave me mustaqe, që kurrë nuk i kanë dëgjuar gratë. Përmëtepër, për gratë kanë thënë edhe: flokët e gjata, mendtë e shkurtëra. Edhe Pashterkëkuqja me gjithë pasuri të tundshme i ka flokët e gjata mbështjellur tubë lulesh, mendon se nuk ia shohin burrat pas qafe në fotografi edhe në gazetë.

         Edhe një gjë, kur e dimë se Pashterkëkuqja i ndërron burrat përnatë. Nuk flasim këtu për dashnorët, ata mund t’i ndërrojë në çdo orë. Punë e saj, nuk përzihemi këtu në jetën private. Në realitet, Pashterkëkuqja gjithmonë flokët i ka pasur tubë lelesh në jetë. Shenjë kjo, që të shtyn të mendosh a ka pasur ndonjë burrë nëne shqiptare, që Pashterkëkuqes ia ka përzier lëmsh flokët në shtrat. Nuk e di. Përmëkeq, ka menduar se kështu do t’i mashtrojë burrat shqiptarë. Gabim.  E ka mashtruar dashnorin. Edhe burrin. Vetëmse, shqiptarët me flokë lidhur tubë lulesh pas koke, nuk mashtrohen aq lehtë, Zonja Pashterkëkuqe me një fëmijë për dore.

        Edhe: shet mend në gazetë. Përmëtepër: O Imzot! Ende, duhet kohë që këta burra ta qesin kaun në vijë, që t’i lërojë arat. Pashterkëkuqja me litarë përdore t’u prijë para qeve nën zgjedhë ugareve. Mëzati e then zgjedhën. Prandaj, edhe e tredhin me litarë, e fusin nën zgjedhë t’i lërojë arat, tërheqi qerren në Katund.

        Dhe, më leni rehat një sy gjumë të bëj mes librave!...



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora