| E merkure, 12.05.2010, 09:57 PM |
NEN IMAZHIN E FJALEVE LOJCAKE TE HAIKUT
(Persiatje rreth librit me haiku dhe tanka te Lulzim Logut,”Koha vdes si zemer”)
Rreth diskutimit të mbajtur në ditët e manifestimit të aktivitetit mbarekombater letrar,”Mitingu i Poezisë”,Gjakovë,2010.
Nga Gjon NEÇAJ
Kam nderin perseri te ngjitem ne kete foltore ku po perurohen vlera te padiskutueshme te letersise shqipe ne kuadrin e aktiviteteve te “Mitingut te Poezise,Gjakove,2010”, e te flas per haikun,kete magji te trevargeshit japonez,ne te cilin vargjet kane me radhe pese,shtate dhe pese rrokje.Shpesh here permban nje fjale ,e cila e percakton stinen ne te cilen haiku eshte krijuar.Kjo gjini qe tashme po hyn vrullshem edhe ne letersine mbareshqiptare,eshte nje shprehje e drejtperdrejte e perjetimit , e shkruar pa persiatje,pa konkluzione dhe pa moralizim.Zanafilla e poezise haiku eshte forma “tanka”,qe e ka lindjen e vet ne Japoni ne vitin 760.Tanka si burim i vertete i haikut i ka rrenjet ne nomatisjet dhe kenget qe i kushtoheshin hyjnive.Gjithashtu u referohet stineve te vitit dhe elementeve te natyres,te gjitha keto te lidhura me kultin e hershem animist Shinto.
E Lulzim Logu, poeti i brigjeve te eperme te Drinit,vijues i plejades famemadhe te krijuesve tropojas,biri i nje prej intelektualeve me te shquar ne lemin e arsmit ,Idriz Logu,mori inisiativen per t’i hyre nje aventure edhe me te cuditshme,levrimit te tankes,nje lloj haiku me vecantite e pazbuluara te kritikeve te djeshem as te sotem.Ai erdhi me kete gjini te vecante pas nje rruge te gjate e te mundimshme te artit poetik,pas botimit te 6 librave me poezi e proze,pas nje pune te sukseshme ne detyren e kryetarit te Lidhjes se Shkrimtareve,dega Tropoje dhe te Klubit Letrar te Tropojes.
Ne nuk kemi hasur ne ndonje krijues qe emri dhe mbiemri i tij t’i pershtaten aq pelqyeshem krijimtarise ,e vecmas poezise .si zhaner i eksploruar nga eposi popullor.ne anet tona.Kur vjen pranvera themi se ka lulezue logu,e bash keshtu po shprehemi edhe ne kete perurim te vecante te librit me haiku e tanka te Lulzim Logut,se ka lulzue logu e kjo pranvere pisket ne vargjet e e haikut e tankes,cdo stine per te breruar bjeshkeve ngamot:
19 vjet vererave ne Bjeshket e Nemuna
Per te gjetur
Femijerine e fshehur shkrepave…
Apo:
Arome trumze shpatit te Rugoves,
Neper shtatin tim pershkohen
Ethet e dashurise se vjeter…
Kjo kredo poetike ne keto tre vargje haiku te mrekullueshme.,Lulzim Logu shpalos simboliken e vargmaleve te Bjeshkeve te Nemuna dhe Kosoves,si pjese e trungut te tij…
Sejcli haik dhe tanka i Logut ka nje metafore,e sejcila metafore eshte nje ushtime bjeshkesh qe fershellen ne menyren e vet.Lexuesi befasohet kur futet ne shatervanin e haikuve dhe tankave te Lulzimit,natyrisht i etur per te shuar etjen e etjeve te Valbones,bjeshkeve,maleve,permes artikulimit te fjales se latuar bukur.Zeri i trevargeshit dhe pesevargeshit behet monumental,qe degjohet e degjohet duke kenduar haikisht.Gjithandej rudinave,lugjeve te verdha,bjeshkeve te vendlindjes,lumit te Valbones,kumbullave ,aheve shekullore,etj.,etj.
Sic e cekem edhe me siper,haiku i Lulzmi Logut eshte shpertezuar ne mendjen dhe shpritin e tij,ai eshte bere burim i thelle i qenies shpirterore,e per rrjedhoje kjo menyre e te shkruarit eshte bere domosdoshmeri e krijimtarise poetike te tij.
Gjerdanit te perlave te hikut shqiptar iu shtua edhe nje liber i ri ,”Koha vdes si zemer”,ku shfaqen natyrshem nepermjet gjetjeve dhe befasive te kendshme ,fjaleve te qemtuara,zellshem,vargjeve elegante,metaforave te shumta e te kursyera me zell,vezullimeve ,antitezave dhe aliteracionit.
Haiku dhe tanka i Lulzim Logut eshte vorbullim dhe ngasje e perhershme e shpirtit te tij.
E sic thote Lulzmi ne hyrjen e librit,”ndihet vertete krenar qe behet mik me haikun e tanken,por edhe haiku ka nderin qe futi ne gjirin e tij nje krijues aq brilant dhe aq te pasur ne krijimtarine e kesaj gjinie.
Haiku po behet burim frymezimi i shume e shume poeteve ketej e matane ne shtetin ame.E haiku eshte poezi qe do te therrase ne gjirin e tij shume e shume poete nga Shqiperia,Kosova,Maqedonia,diaspora,e kudo ku shkruhet e filtet shqip.
Sa bukur ! Poetet shkruajne papra,behen ambasadore te fjales se bukur shqipe nepermjet gjinive te reja e kjo ka vazhduar perhere, e do vazhdoje sot dhe neser.
Urime!
Kolegut tim suksese ne gjini te tjera qe presin driten e botimit !
Faleminderit organizatoreve te ketyre aktiviteteve me vlera te pamohueshme per te mbajtur gjalle kulturen dhe letersine shqipe,per ta cuar edhe me perpara porosine eRilindasve te medhenj se shqiptaria rron e do te rroje,prandaj te punojme qe ta shohim zonje.
E duhet pergezuar “babai” i haikut shqiptar,poeti Milianov Kallupi,per ndihmen e dhene ne pergatitjen dhe botimin e dy veprave me haiku qe u peruruan keto dite ne Gjakove.
Ju faleminderit !