E shtune, 27.04.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Askush si Gjilani nuk di t'i injorojë e përbuzë krijuesit dhe artistët e vet

E marte, 11.05.2010, 09:59 PM


Aktualitete kulturore:

 

ASKUSH SI GJILANI NUK DI  T’ I  INJOROJË E PËRBUZË KRIJUESIT DHE ARTISTËT E VET

 

Nga Demir KRASNIQI

 

Gjilani është shembulli më i mirë në trojet shqiptare , i cili në mënyrat më perfide di t’i injorojë, përbuzë e nëpërkëmbë krijuesit dhe artistët e vet, por jo vetëm këta ! Shembullin e këtij qyteti ,  me përpikëri e jetësojnë dhe zbatojnë edhe dy komunat fqinje të këtij qyteti: Kamenica dhe Vitia .

Tradita e këtij regjioni, i cili ndryshe quhet edhe Anamorava, është dëshmuar nëpër vite e dekada se krijuesve dhe artistëve të gjirit të vet, ua vë dy këmbët në qafë për t’i ngulfatur dhe zënë frymën krijuese,kurse krijuesit  dhe artistët e të gjitha regjioneve tjera, me një mjeshtri servile e artificiale di t’i ngritë me një gisht përpjetë?!

Kjo dukuri e shëmtuar është e njohur nga shumë manifestime të ndryshme kulturore, sidomos në konkurset letrare, ekspozitat e arteve pamore, e në veçanti gjatë organizimit të manifestimeve tradicionale kulturore, ndër të cilat po i përmendim:”Flaka e Janarit” në Gjilan, “Lulëkuqet e Prillit” në Kamenicë dhe “Flakadani i Karadakut” në Viti.

Për të marrë pjesë në këto manifestime, jo vetëm që nuk ftohen e nuk përfillen kurrë krijuesit dhe artistët vendor, por ata as nuk shpërblehen kurrë për vlerat dhe kontributin e tyre?!

Për pjesëmarrje në këto manifestime , ftohen , paguhen dhe shpërblehen artistë, krijues, interpretues dhe instrumentistë të importuar  nga regjionet tjera, por jo vendorët?!

Shembulli më i mirë, se si organizohen manifestimet kulturore pa kurrfarë përgjegjësish , as kriteresh profesionale , është Manifestimi tradicional “Flaka e Janarit-2010” në Gjilan, manifestim ky që e ka edhe himnin e vet , por që  Organizatori  i këtij manifestimi e injoroi himnin nga programi, nga se këngëtarët dhe orkestrina të cilët i kishte angazhuar për përgatitjen e programit, nuk dinë që t’i lexojnë notat, as partiturat muzikore, por edhe këngëtarët pjesëmarrës nuk kanë kulturë të këndimit koral !

Kështu, edhe sivjet ky Manifestim, kaloi me një atmosferë të këngëve dasmore dhe atyre të kafeneve .

Përfaqësimi i vlerave kulturore tradicionale kombëtare, sidomos nga lëmi i folklorit muzikor, nga këto tri komuna , gjithmonë bëhet me iniciativa personale të individëve e grupeve të caktuara  amatore, të cilët marrin pjesë krye në veti, qoftë nëpër festivalet regjionale, ato  republikane, mbarëkombëtare  dhe ndërkombëtare !

Gjilani dhe Anamorava , kanë pasur emra të mëdhenj të krijimtarisë artistike dhe figura të ndritura patriotike, por ata harrohen nga kujtesa dhe përkujdesja institucionale , që  nga dita e varrosjes së tyre?!

Këtu shtrohet pyetja:- Çka bëri Gjilani për krijuesit, artistët, poetët dhe patriotët e vet të dëshmuar, si që janë: Idriz Seferi ,Mulla Idriz Gjilani, Nazif Rrahmani, Muharrem Fejza , Metush Krasniqi, Hilmi Kallaba, Hasan Ali Remniku, Hysen Tërpeza, pastaj Muharrem Shahiqi, Ali Huruglica, Beqir Musliu, Zejnullah Halili e shumë e shumë të tjerë?!

Kohëve të fundit, u mbajtën disa akademi përkujtimore kushtuar Agim Ramadanit, Abdullah Tahirit, Muharrem Fejzës, Zijah Shemsiut dhe ndonjë tjetri, të cilat kryesisht janë organizuar nga familjarët e tyre, por që edhe në këto akademi përkujtimore , u anashkaluan ata të cilët me mund, sakrifica e shpenzime vetanake , shkruan, kompozuan , kënduan dhe botuan libra për ta ?!

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora