E enjte, 24.07.2025, 09:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Harrison Ford

E shtune, 15.05.2010, 02:54 PM


HARRISIN FORD  1942-

 

Nga Halit Bogaj

 

Harrison Ford është ndër aktorët më të shquar bashkëkohorë amerikanë. Emri i tij shkëlqeu me filmin’’Indiana Xhons’’me të cilin u bë shumë i popullarizuar në mbarë botën. Gjithashtu duhet theksuar edhe rolin e tij në serialin’’Luftrat e yjeve’’me të cilin zuri vend nderi në kinematografinë amerikane. Shikuesit nuk mund ta harrojnë as filmin e tij’’Blade Runner’’ i regjisorit të mirënjohur Ridli Skot.Vitet kalonin kurse Harrison Ford bëhej gjithnjë e më i popullarizuar. Pasojnë filmat e tij të zhanreve tjera nga ato të mëparshmet me të cilat  tregon se ishte i talentuar si në  filmat:

 

Grafitet amerikane’Kthimi i  Xhadesë’’,Sabrina’’,‘’Dëshmitari’’’Heronjt’’’Forca  10 nga  Navarona’’,’etj.

 

Ai aktroi edhe në Uesternin’’Cisko Kid’’/1979/ për të treguar se mund të adaptohej në çdo zhanërr filmor.

 

Filmi që e bëri shumë të njohur ishte pikërisht ‘’Dëshmitari ‘’i regjisorit Piter Vir në të cilin aktron një polic që duhet ta ruajë një voglush dëshmitar i një vrasjeje të tmerrshme të ushtruar nga vetë policia.Me atë film iu hapën të gjitha dyert edhe për role të tjera antologjike të cilat i realizon me sukses të madh.Thuajse i zhanrit të njejtë është edhe filmi tjetër’’I ikuri’’në të cilin aktron një mjek të akuzuar për vrasjen e gruasë së vetë të cilën nuk e kishte bërë.Krahas tij në mënyrë madhështore paraqitet edhe aktori Tomi Li Xhons/në rolin e kryepolicit/ i cili  e fitoi çmimin oskar për atë film.

 

Megjithatë kulmin më të lartë e arrin me filmin’’Lojrat patriotike’’me të cilin ka mbetur i paharruar nga miliona shuikues nga mbarë bota.Në film ai duhet të përballet me grupin terrorist nga IRA së cilës ia vret një anëtar por që duhet të ndeshet edhe me hakmarrjen e terroristëve.

 

Në kët film duhet kujtuar edhe rolin e fuqishëm të aktorit Shon Bin i cili dha gjithaçka nga vetja për ta përsour rolin e tij të ndërlikuar.

 

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx