E diele, 28.04.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Elenor Parker

E enjte, 13.05.2010, 09:57 PM


ELENOR PARKER/1922-

 

Nga Halit Bogaj

 

Elenor Parker është ndër aktoret më të famshme amerikane të shekullit të shkuar e cila realizoi role të fuqishme kinematografike.Emri i saj filloi të dëgjohet pas filmit’’Vdiqen në çizme’’ kushtuar luftës së Gjeneral Kasterit në një betejë me indianët ku vdesin të gjithë ushtarët amerikanë, kurse rolin kryesor e interpreton Erol Flin.

 

Roli i saj i parë shumë serioz ishte nga filmi’’Rrëfimet detektive’’/1951/ në të cilin interpretonte gruanë e Kirk Dagllasit.Gjithashtu me Çarlton Hestonin mbetet e paharruar nga filmi’’Xhungla lakuriqe’’në të cilin krijon një rol tjetër madhështor.Me Frenk Sinatrën shkëlqejnë në filmin’’Njeriu me dorë të artë’’, kurse me Klerk Geblin në komedinë’’Mbreti dhe katër mbretëreshat’’/1956/.Me sukses të madh realizoi edhe rolet në filmat’’Shtëpia në breg’’ dhe’’Kthimi në Pejton pleis’’.Mbetet i paharruar edhe roli i baroneshës në filmin’’Këngët dhe muzika’’me Kristofer Plamerin dhe Xhuli Endrjusin në rolet kryesore. Në vitin 1966 realizoi rolin e shkëlqyer të një femre alkooliste në filmin’’Vorning Shot’’, kurse në vitin 1968 spiunen në filmin’’Si ta vjedh botën’’/.Ajo aktroi edhe në një serial televiziv amerikan me të cilin arriti sukses të madh. Edhe ajo e ka yllin në rrugën amerikane të famës.Në vijim po i japim edhe disa tituj filmash në të cilat ajo aktroi :

 

Ushtarët në të bardha’’/1942/, Njerëzit në qiell/1942/, Mjeku misterioz/1943/,Misioni në Moskë/1943/,Destinimi Tokio/1943/, Midis dy botrave/1944/,Atllantik Siti/1944/, Kriminatën’’/1944/, Kalërimi i fundit/1944/, Krenaria e marinës/detarisë/, Kurrë mos thuaj lamtumirë/1946/, Gruaja në të bardha /1948/, Tri sekretet /1950/, Vaqlentino

 

/1951./ Skaramushi/1952/, Të ikur nga Fort Bravo/1953/, Okari/1966/ etj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora