| E shtune, 15.05.2010, 05:47 PM |
 Ekrem Ajruli - Tetovë
Ekrem Ajruli - Tetovë
AMANETI
 
Hej Ymer Prizreni
ç’është ky amanet
në këto ditë pranvere
në Prizren pse më thërret
 
në pyet për Pollogun
e kam lënë rrëmujë
grinden bajraktarët
për kolltuk të huj
 
grinden bajraktarët
hekur brejnë me dhëmbë
mbi amanet dëshmorësh
shkelin me dy këmbë
 
më thuaj Ymer Prizreni
pash perëndinë
me burra të tillë
do t’bashkojmë Shqipërinë
 
ka djem shqiptaria
që s’përkulen kurrë
mblidhen për atdhe
digjen për flamur
 
ja tek vinë tribunët
radhitur në radhë
ja T.Sinani, ja R. Beqiri, ja M. Aliu
u prin Haxhi Ymeri
mbi gjokun e bardhë
 
do të mblidhemi këtu
sa herë të jetë nevoja
kala shqiptarie
nëpër shekuj Opoja