E enjte, 01.05.2025, 03:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Dizdar Edi Rama kërkon pushtet

E diele, 16.05.2010, 10:44 AM


(Sipas këngëve kreshnike)

 

Lum e lum për zotin tonë të lumin,

na s´jem kon por Zoti na ka falë!

Na ka falë, hej edhe hiç pa i thanë,

na ka rrit me misër e thekër n´Tiranë.

Lum për tokë, që na i mori sllavi e greku,

lum për diellin që rri përmbi qiell,

na ka ba m`u vllaznua me rus e kinez,

kojshi m´i pas sllavët me gjithë grekë ...!

Lum për tokën, që na mban, lum për hanën,

lum për diellin që e ngroh edhe Tiranën!

Lum për ne që e kemi Edi Ramën...

Lufton drita terrin dhe e ve para,

nëpër kreshta, rrokaqiej e bulevarde,

zbulon sheshe, grevist e pleq matufë,

zbulon dhelpra, derra, harbutë e hajdutë.

Të gjithë veshur me kravata t’ kuqe

si llavë ujqish tek po zbritnin Shatërvanit ,

mësy ja kanë Bulevardit Dëshmoret e Kombit.

Ah, medet, o Zot, ç´ ushtimë marrka Shqipnia,

Ah, medet O Zot, ç´po ushtonë Tirana

Kur bërtet Dizdar ag Edi Rama,

Kur tingëllon Gjinushi, Majko lele majko...

Sabit Brojkaj, Ndoka e Ngjela plak...

Kur na flet Gramos Ruq dizdari,

Tiran nuk del as bari

Kur flet Milo për një zaman t’ ri,

Krejt shqiptarët nën çadra duhet shti

Ja me e kall Shqipnin sikur atë vjet...

Ja me e kthye dizdar Edi Agën n’ qeveri sivjet.

Por në çadra kur dizdarët paskan shkue

Fillu kanë këngë hajdutqe me këndue:

-Lamtumirë, o moj Shqipni!

Lamtumirë, oj shqiptari!

N’ qeveri na kem me hy me kallash e më Greqi

Se shqiptarëve s’ia lajmë hakun,

Pa ia lëshua n’ shpinë dajakun...

Mos mendoni Evropë me hy

Se rruga e jonë ashtë për Azi...

O ti Zot a Krisht, ju orë e zana,

gjemë të madhe se ç´po e pret Tirana.

Gjithë hajdutet janë mbledh n’ shesh

Brohorisin me yrnek:

-Mos t’ lashtë Zoti Evropë pa u korite

Pse s’po e përkrah Edin me gjithë klikë

Përkrahe çunin n’ qeveri sivjet

T’ hyn cullak të ndien pak lezet....

-Ushton gryka e ushton Tirana

dushku i malit nisë e kuqalohet,

zënë e zverdhet, thahet dhe e merr era,

gjëmë e madhe Shqipnisë po i shkon të dera.

Bërtasin këndojnë aty nën çadra

Luajnë teatër bëjnë fejesë

Me Erionin bëjnë martesë

Krushku i parë cili hyni

Një kopilë, grekë komunisti...

Heu, ka ra nata e terri po mbulon Shqipnin

Kur po flet Ngjela plaku i demokracisë

Sa mirë flet sa mirë plaku ka vajtue

me Elza Lilën n’ duet tuj këndue.

Fort po qan picimuli Braqe

Kur e dëgjonte Milo hajdut kainin

që gjithmonë Shqipnisë ja ka qep qefinin.

Dizdar Agë Rama qenka dal në kodër,

-Po dëgjoni shokë, - po u thotë grevistëve,-

Po nuk me zgjedhën mua në krye të qeverisë

gjë pa ba mos leni, digjeni gjithë Shqipnin!

Vritni sa të mundeni, plaçkitni dhe dhunoni,

se n’ teori ky është ndërrim revolucioni.

 

Këndoi me lahutë; Boksh Baruti

Shënoi: Topuz Bërryli



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx