E shtune, 19.07.2025, 04:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Nipi im, në foto

E diele, 16.05.2010, 02:23 PM


Luan Çipi

 

NIPI IM, NË FOTO

 

Buzë e hundë të vogël,

Sytë engjëllorë.

Po loz me një  gogël,

Që e dredh në dorë.

 

Nikolas i dashur,

Mjaltë i mjaltit, ti

Të shoh, zemër plasur,

Veç me foton ri.

 

Kur më pikojnë lot

Rrjedhin pika- pikë .

Je në tjetër botë,

Larg, në Amerikë.

 

Shpesh shoh duke qarë

Gjyshen, trupin dredhur,

Muaj pa të parë.

Pa të përkëledhur.

 

Po, më mban një shpresë

Dhe ditët i shtyj,

Si  Shqiptar me besë.

S’pyes për pleqëri.

 

Im bir, më premtoi:

Për këtë korrik,

Do të ta dërgojë

Ca muaj, për mik.

 

Ti, na fal gëzim,

Heq mërzi e mall,

Jetët përtërin

Puthja gushë e ballë.

 

14.05.2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx