| E diele, 16.05.2010, 02:23 PM |
Luan Çipi
NIPI IM, NË FOTO
Buzë e hundë të vogël,
Sytë engjëllorë.
Që e dredh në dorë.
Nikolas i dashur,
Mjaltë i mjaltit, ti
Të shoh, zemër plasur,
Veç me foton ri.
Kur më pikojnë lot
Rrjedhin pika- pikë .
Je në tjetër botë,
Larg, në Amerikë.
Shpesh shoh duke qarë
Gjyshen, trupin dredhur,
Muaj pa të parë.
Pa të përkëledhur.
Dhe ditët i shtyj,
Si Shqiptar me besë.
S’pyes për pleqëri.
Im bir, më premtoi:
Për këtë korrik,
Do të ta dërgojë
Ca muaj, për mik.
Ti, na fal gëzim,
Heq mërzi e mall,
Jetët përtërin
Puthja gushë e ballë.
14.05.2010