E enjte, 01.05.2025, 10:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E hene, 17.05.2010, 07:56 PM


Neki Lulaj

 

MELODI E BJESHKËS GJELBËRORE

 

Jam duke tjerrur fjalë nëpër vargje,

i kam hyrë lumit n´va pa va…?

lëndët e bjeshkës i bartë vala

ky lum s´do tëndalët´kurrë më…!?

 

Burimet e ëmbla i mjelë bjeshka

n´gji i mbanë, e n´zemër i ka,

bariu n`lëndinë me tufën pjellore,

i bie fyellit malësorçe, pa ia ndarë…..!

 

Ushton bjeshka,gjelbron lugu,

gjethe mali,vallëzojnë në shoqërim,

melodi fyelli bariut,mes bjeshkës,

gjallëri muzash në vendin tim,…………!

 

Blegron një qengj pas bregorës,

se nga e ema na është ndarë,

vrapon poshtë lartë si i hutuar,

n´gji të se emes turret prapë si lua…!

 

S´ndalët lumi, s`ndahët bjeshka,

shqipes trojet me ja bashkue,

Taraboshi,Boletini,Sharri e Ilirida,

janë kala që më një melodi,duhët këndue….!



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx