E enjte, 01.05.2025, 07:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Im nip librin e mori

E marte, 18.05.2010, 09:01 PM


IM NIP LIBRIN E MORI

 

Nga Luan Çipi

 

Nipi im, katër vjeçar

Librin në dorë e  ka marrë

Dhe, me të, shok të pa ndarë

Do ti bien botës mbarë.

 

Nga Amerika e nis

Në anglisht, tash  po këdon,

Kontinentet do shëtis.

I fituar, kush lexon.

 

Do mësosh gjuhë dhe zakon

Gjithë popujsh, do merresh vesh,

Në trena, anije, avionë

Njerëz të mirë do gjesh.

 

Po një porosi dëgjoje

Mos e harro asnjëherë:

Gjuhën shqipe përvetësoje

Është thesari më me vlerë.

 

Zëri i lashtë i mëmëdheut,

Bukur në shekuj ushtoi,

Amanetin e Skënderbeut,

Nën Tereza e bekoi.

 

Është gjuhë nga perënditë,

 E lashtë, e ëmbël e dëlirë.

Mbi të gjitha dashuritë

Atë, të duash më mirë!

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx