| E marte, 18.05.2010, 09:01 PM |
Nga Luan Çipi
Nipi im, katër vjeçar
Librin në dorë e ka marrë
Dhe, me të, shok të pa ndarë
Do ti bien botës mbarë.
Nga Amerika e
Në anglisht, tash po këdon,
Kontinentet do shëtis.
I fituar, kush lexon.
Do mësosh gjuhë dhe zakon
Gjithë popujsh, do merresh vesh,
Në trena, anije, avionë
Njerëz të mirë do gjesh.
Po një porosi dëgjoje
Mos e harro asnjëherë:
Gjuhën shqipe përvetësoje
Është thesari më me vlerë.
Zëri i lashtë i mëmëdheut,
Bukur në shekuj ushtoi,
Amanetin e Skënderbeut,
Nën Tereza e bekoi.
Është gjuhë nga perënditë,
E lashtë, e ëmbël e dëlirë.
Mbi të gjitha dashuritë
Atë, të duash më mirë!