E enjte, 01.05.2025, 06:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Pranverë e ftohtë në Shqiponjë

E enjte, 20.05.2010, 08:55 PM


Skënder R. HOXHA:

 

NË VEND TË PËRKUJTIMIT

 

PRANVERË E FTOHTË NË  SHQIPONJË

 

/Kushtuar bashkëfshatarit tim, mësuesit Gani Brahimaj, i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës. Eshtrat e tij i rivarrosëm, një ditë maji 2005, në vendlindejn e tij, në Shqiponjë (ish-Jabllanicë e Dushkajës./

 

Pas gjashtë pranverash

Të mbytura në pritje

Që mezi rrëshqitën në kalendar

Sot prapë pranverë e ftohtë

Në Shqiponjë m’i shpalon

Plagët e njoma të atdheut

 

Rivarrosëm mësuesin Gani

Nën hijet plaka të bungjeve

Të Zabelit të Gojanit

Praën të rënëve në altar

Në stacionin e të pavdekshëmve

 

Në Gjakovën e përgjakur

Të rrëmbyen hienat e shkinisë

Kur në Kosovë

S’kishte kuptim nata as dita

Kur grykat e luginat

Ishin të zëna me prita

 

Aty mbeti

E ngrirë fundëndrra

 

A shembet ndonjë vetull

E Rrahit të Hysës sot

Kur mungon grigja

Kur nuk gjëmojnë më

Telat n’violinë t’Ganisë

 

Sot karvani mortor

Përthekon krejt katundin tim

Mbrëmja tjerr testamentin

Sa vonë ngroh Dielli Ynë…

 

/Shqiponjë, maj 2005/



(Vota: 38 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx