Kulturë
Ali D. Jasiqi: Erotika në poezinë shqipe (III)
E diele, 23.05.2010, 07:55 PM
Erotika në poezinë shqipe (III)
MALLI PËR TË PAARRITSHMËN
E përgatiti Ali D. Jasiqi
Fenomen të posaçëm praqet poezia erotike e shkruar nga njëri ndër figurat e shquara në jetën politike,por edhe letrare,siç ishte Fan Noli. Sepse,dihet se krijuesit që shkruajnë poezitë kësaj natyre nga janë emra që nuk janë as personalitete politike,siç është rastin me Fan S. Nolin, i cili krahas poezive të tij patriotike shkroi edhe një poezi erotike,duke dëshmuar kështu se edhe ai ishte njeri me ndjenja të thella njerëzore. Noli është njëri ndër poetët e rrallë të letërsisë shqipe që krijoi poezi duke dëshmuar kështu se përcaktimi jetësor i njeriut nuk do të thotë se ndjenjat suptile janë shuar përkundër angazhimit ë një profesion që nuk lejon marrëdhënie në mes të dy poleve të kundërta të njerëzve..
Poezia që e zgjodhëm kësaj radhe dëshmon për ndjenjat e holla që e kishin preokupuar poetin tonë. Në këtë poezi lexuesi do të gjejë vargje të ngrohta që dëshmojnë për ndjenjat e holla, që i dispononte poeti, për mallin e pashuar djaloshar që tani në pleqëri përpiqet ta përjetoji. I shtyri protagonisti i poetit i në moshë kërkon nga femra që të ndalet që t’ia thotë dy tri fjalë, të ndalët sepse nga pleqëria i shkojnë djersët valë,nga se nuk mund ta zeje më, si dikur vashën e adhuruar. Si e këtillë kjo poezi mbete gjevahir i rrallë në letrat shqipe, si krijim dalluar për vlerat e saja artistike.
Fan S. Noli
PLAK TOPALL, DHE ASHIK1
Dale, moj se kam një fjalë
Se me rjedhin djersët valë
Dale,moj,se s’jam më djalë
Dhe më s’ecënj dot...
Dale,moj,se më kapite
Me kapite, më sfilite,
Ptit-e, moj,ashikun,prit-e
Që të vjen me not.
E arriva dhe ia thashë
Asnjë gur pa tundur s’lashë,
Dhe mëngjunjazi i rashë,
Ç’u-mundova kot.
Hapi gojën dhe vajtova,
Qenkam plakur,e kuptova,
M’ ardhi keq, po s’e mohova,
Syri m’u përlot.
Dhe nga jeta u-mërzita,
Dhe nga lumi u-vërvita
Që të vdes,se u-korita
Dy-tri herë sot.
Po ti,Zot, më ngushëllove
Pas një tjetre më lëshove,
Dhe nga mbytja me shpëtove
Lavdi paç. O Zot.
Dale,moj,se kam një fjalë,
Se më rrjedhin djersur valë;
Dale,moj, se jam i çalë
Dhe më s’ ecënj dot.
1 ashik – fj. arab-dashnor, adhurues,mistik,qefli