E enjte, 01.05.2025, 01:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi - Drenica: Fjalë e halë

E shtune, 22.05.2010, 09:01 PM


Agim Gashi - Drenica

 

FJALË  E  HALË





1.Punëtori e han dynjanë !
- Matrapazi e han paranë !


              * * *


2.Mos e vetë se te tregon vetë!
- Që është deputet !


              * * *


3.Dora e thatë s'ka mifat !
-
Po nëse te bie t'pret si shpatë !


              *   *   *


4.Fukarallëku të qon në derë të shkaut !
- Le  të qon ku te don,por jo n'derë t'vëllaut !


              *   *   *


5.Ku hynë drita - nuk hynë mjeku !
- Mjeku hynë ku
del leku !


             *  *  * 


6.I njomi pranë te thatit digjët!
- Kështu është derisa korrupcioni nuk hiqet.


             *    *    *


7.
Me hajni askush s'është ba shtëpi!
-Dokrra!-shkoni pyetni një herë në ministri!


             *     *    *


8.
Me fjalë (muhabete) te mira gostitet miku!
- Më femra të bukura EULEX-i dhe UNMIK-u!


             *     *     *


9.
Ujku qimen e ndërron , por zakonin nuk e harron!
- Sistemet shkojnë e vijnë ai gjithmonë në fron!


             *     *     *


10.
Mjerë pitja që pret mazën e kojshisë!
- Edhe ma keq , kur ajo vjenë prej Serbisë!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx