Kulturë
Një shtatore të Nënës Terezë nga ndërkombëtarët
E diele, 23.05.2010, 05:48 PM
Nga Ardianë Pajaziti
Komuniteti ndërkombëtarë në Kosovë ka vendosë që Kosovës ti bëjë dhuratë shtatoren e Nënës Terezë, pikërisht në 100 vjetorin e lindjes së saj. Sipas Johann Gunther, menagjer pranë Agjencisë për Integrime Evropiane, dhjetë ambasadorë të akredituar në Kosovë, në pritje të mbështetjes edhe nga ambasada të tjera që janë në Kosovë kanë vendosë që të financojnë në realizimin e shtatores së Nënës Terezë, e cila do të vendoset në muajin shtator para Katedrales Katolike në Prishtinë.
Sipas , Gunther, ambasadorët iniciues për investimin në shtatoren e Nënës Terezë, janë: Michael L. Giffoni, ambasadori i Italisë, Andy Sparkes, i Britanisë së Madhe, Jean Francois Fitou, nga ambasada franceze, Alain Van Gucht, nga Belgjika, Mr. Jon Hansen, nga ambasada norvegjeze, Mr. Louis J. Crishock, nga ambasada amerikane dhe Andreas Pichler, nga ambasada austriake.
“Ndërtimi i monumentit do të financohet nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë. Në mënyrë simbolike, komuniteti ndërkombëtar dëshiron t’i dhurojë këtë monument qytetit të Prishtinës. Për këtë qëllim, ditë më parë në Prishtinë janë takuar 10 ambasadorë të akredituar. Të tjerët po ashtu kanë paralajmëruar mbështetjen e tyre për këtë projekt”, ka thënë Gunther, i cili ka bërë të ditur se për realizimin e kësaj shtatore duhen rreth 90 mijë euro.
Mirëpo, realizimi i kësaj shtatore sipas kësaj komunikate do tu besohet artistëve kosovarë, pasi që, ata kanë ftuar përmes një konkursi publik që të konkurrojnë me modelin prej
Afati për aplikim nga ana e artistëve për realizimin e kësaj shtatore do të jetë deri më 15 qershor, ndërkaq, shtatorja duhet të jetë e gatshme deri më 5 shtator.
“Propozimet duhet të dorëzohen në formë të një modeli rreth