Kulturë
Neki Lulaj: Garda e kuqe e mashtruar
E diele, 23.05.2010, 11:53 AM
Neki Lulaj
Poezi satirike
GARDA E KUQE E MASHTRUAR
Edvin Rama ore kokëmorri,
a po te punon mirë traktori?
Ngarkoj në traktor këlyshët e Serbisë,
kërkoni strehim politik te vëllezërit e Rusisë.
Ngarkoj në të gardën e kuqe,
që ndër çadra po shkrryhen si bijë bushtre,
se bijtë e bushtrës të gjithë jeni,
që demokracisë tokën po ia gërryeni.
Keni marrë valuta të majme nga
do euro të Evropës që i mori nga Greqia,
dine mirë si po i administroni,
armiqve të Shqiptarisë premtimin t’ua plotësoni.
Imbecida, thyene qafën gjithë ka të doni,
por demokracinë s’mund ta rrënoni,
gënjene botën për të hap kuti,
hani bukë ndër çadra e bëni grevë për uri!
Ju bastardët e Shqiptarisë, këlyshët e Rusisë,
të Enverit, të Ramizit e të Putinit,
bëni grevë gjithë sa të doni,
se pushtetin me dhunë s’mund ta fitoni.
Si s’turpëroheni ore të marrë,
me veprime skandaloze që i keni ndërmarrë,
97-en doni ta ktheni,
Me dhunë pushtetin ta rrëmbeni.
Gazi i botës jeni bërë,
bulevardeve para duke shpërndarë,
dilni o të gjorë nga ngujimi!
Mos t’iu mashtroj Edvin “Stalini”.
Iu ngeli ëmbël revolucioni i vonuar,
e prapë po pretendoni dhunën me demonstruar,
dua t’iu them se keq po mashtroheni,
se gjithë në biruca do të përfundoni.
S’ka më dhunë mes Shqiptarisë,
ka përfunduar koha e monokracisë,
kthjelleni mendjen e thirreni ndërgjegjen,
punoni për shtet se mjaft ia bëtë të keqen.