Kulturë
Luan Çipi: Një kujtim i paharruar
E shtune, 22.05.2010, 09:59 PM
NJË KUJTIM I PAHARRUAR
Nga Luan Çipi
Duke shfletuar ditarin e viteve dymijë, hasa me një poezi, që më ngjalli kujtime të bukura: Një darkë të organizuar me shokët pensionistë vlonjatë, të ardhur prej vitesh në Tiranë, po që mblidhen e festojnë datëlindjet e secilit, të gëzuar e optimistë, në kujtim të viteve të bukura të rinisë, të kaluara në qytetin e lindjes, në Vlorën e bukur bregdetare.
Ne, në
Në Tiranë Tish Dija gjithmonë shoqërohej me kënaqësi me vlonjatë dhe ne, tani pleq, që patëm fatin e mirë ta kishim dikur dikush mësues, bashkëlojtar në sport, apo koleg, e kemi të freskët thënien e tij krenare për një Shkodran të mirë: ”Veta jam vlonjak”.
Ja edhe poezia e dhembshur, që u recitua në darken e treguar me sipër dhe që me ringjalli dashurinë dhe respektin e madh për mësuesin tim të mrekullueshëm e të paharruar:
BALL PER BALL ME TISH DAJIN
Na vjen një moshë kur ngele bosh
Dhe hiqe
Në kafenetë ca shokë i thërret
Dhe me lezet zë kreun vetë.
Pa
Ç’kam qenë njëherë, ç’ke qenë një herë
Dhe kokë e hundë i mban përpjetë,
Paçka se s’bën dot më punë me vlerë.
*
Koha te vdesim? Jo, vëlla, të rrojmë!
Nisja, o Sado, gjithë të këndojmë!
Afrohu, Llambi, ti Niko, hajde,
Se zërat tanë gjëmojnë, si gajde.
-O, ç’na kënaqët, thotë Lul Golemi.
-Ul Sezo zërin! Ta ngrejë Axhemi!
Pa nisi labçe ky Irfan Bregu...
-Iso, Llazar! Larg nga shelegu!
-Jo, o Bardhyl, mbledh për maçok
Kockat qëmtoj e i bëj tok.
Se, mish ka boll, t’u lodhet goja.
Thonë Milto Shuka dhe Harilloja.
-Këndoni shtruar, Duro, Kudret,
Dreka, ahengu, ju pastë lezet,
Se, midis nesh, kemi për mbret
Shkodran-vlonjatin e vërtet.
Me të krenohet mbarë Shqipëria,
Për të është mbledhur tanë shoqëria
-Jeho, moj këngë! S’mbaron rakia,
“Të rrosh, sa malet, o TISH DAIJA!”