E enjte, 02.05.2024, 08:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Shfaqja 'Beselam, pse më flijojnë' pa shije

E diele, 23.05.2010, 07:56 PM


Shfaqja 'Beselam, pse më flijojnë' pa shije

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Subjekti i dramës 'Beselam, pse më flijojnë' e akademikut Rexhep Qosja, finalizohet me sakrificën e njeriut për një objekt tejet të thjeshtë në këtë kohë moderne (urën), dhe pikërisht absurdi kryesor lind këtu. Teksti i inskenuar në teatër nga regjisori Fatos Berisha, dhe me një ansambël të aktorëve tejet profesionistë, nuk ka arritur të na prek në thellësi, por vetëm të demaskoj ose të pasqyroj idetë sipërfaqësore të një regjisori, po them regjisori, sepse në këtë aspekt është në thonjëza regjisorë, ngase mbretëria e regjisorit është shumë e fuqishme, e këtu bie përtokë, zhgënjen dukshëm, si në koncept, mesazh, realizimin e aktorëve, po ashtu edhe në koordinim të plotë të shfaqjes. Zhgënjimi është i pranishëm qysh në fillim, aktorët ende stagnojnë në tekst, nuk dinë se çka flasin, pasqyrojnë provën, e jo finalen esenciale, u mungon pasqyra e njohjes me personazhin real të dramaturgut, e këtu dramaturgun na paraqesin si një palaço me vello të maskuar, nuk arrijnë të shohin prapa vellos, mbesin peng  të vellos së dramaturgut, ose thënë më mirë, nuk gjejnë armë të depërtojnë në vellon e tij. Velloja e tij është esenca, diagnoza, fryma e personazhit, regjisorit fare nuk i intereson ti zgjoj personazhet, por vetëm të kaloj nëpër ta, sikur në varreza të panevojshme, por vetëm duhet të kalohet nëpër atë rrugë sepse finalja do duket dikund, e ajo ndokund është enigmatike, e mistershme.

 

Shtatëdhjetë mijë euro buxhet janë ndarë për këtë shfaqje, para të majme për një rezultat të pa shfaqur, publiku pret shumë, por fare nuk gjen vetën në një mister naiv, ndjenjat e tyre nuk lëvizin, andaj rezultati është zero, dhe barazimi zhgënjim.

 

Drama është shkruar ne vitet e 70-ta , dhe në qendër të saj ka flijimin, e sakrificës, ndërsa në Rozafat flijoheshin për të ndërtuar muret e një kalaje sa më të fuqishme, këtu  në “Beselam” do të ndërtohen ura, e kjo urë ndërtohet, dhe si flijim, merr për vete një grua të pa fajshme, e bënë kurban pa dëshirë, dhe ajo shkelmon jetën për një urë e cila në fund edhe shembet.  Kjo është subjekti, por si vjen nga aktorët? Aktori Bislim Mucaj i cili luan rolin e projektuesit-arkitektit, fare nuk na bindë që është arkitekt, ai stagnon në interpretim, stërmadhon gjërat e thjeshta, kalon në patetizëm të pa kërkuar, lëviz në skenë pa arsye, më shumë i ngjan një punëtori se arkitekti intelektual, e punëtorët rreth tij, janë si të programuar, nuk shfaqin momente të rastësisë, nuk natyralizojnë lëvizjet dhe tekstin, nuk koordinojnë vetën, thjeshtë ju mungon dirigjenti, e ai në këtë aspekt është regjisori i pa qartë me konceptin e tij, nuk depërton. Ndërkaq, aktori Luan Jaha, i cili këtu shfaqet në rolin e profetit, arrin ta ndërtoj korrekt rolin, ti saktësoj raportet mes personazheve, dhe të na bindë që është më natyralë.

 

Diktatura në këtë aspekt është baza, mbreti dhe perandori i tyre, sepse ata më shumë i besojnë një makinerie të shtetit sesa natyrës së tyre njerëzore, ajo nuk është që nuk vërehet, por nuk vjen bindshëm. Aktori Çun Lajqi, pretendon të futet në shpirtin e diktatorit, por fare nuk njoftohet me të, dhe këtë e servon në publikë si pretendim për ta njohur, jo për tu veshur me të, ndoshta është mungesë e provave, ose e informacioneve, ose e të jetuarit me një problem të madh, diçka është, ngase nuk vjen e kthjellët dhe e besueshme. Do të analizoja edhe skenografinë, e cila fare nuk funksiononte, por vetëm ngrihej përpjetë dhe ulej të poshtë, këtë regjisori e vlerëson si shfrytëzim, dhe krijim?! Unë këtë do e quaja si formalitet të lëvizjes, ngase skenografia duhet të jetë funksionale, vizatuese dhe shfrytëzuese deri në maksimum. Hekurat e urës në këtë aspekt ngritën dhe ulën të poshtë, nuk krijohet ura nga ta, edhe pse pritet  shumë nga ata hekura të cilët e mbulojë tërë skenën, dhe këtë mbulim regjisori e shfrytëzon si një llogari komerciale e arsyetuar si shumicë, d.m,th ka shumë, por jo funksionale. Kostumet, ato fare nuk ndërrohen, aktorët futen qysh në fillim me kostume të njëjta e përfundojnë shfaqjen, mu me ato kostume, edhe pse kalojnë nëpër skena krejtësisht tjera, si p,sh skena në shtëpi, ku burri vjen të çlodhet më gruan dhe fëmijën, ai ende mbetet besnikë i kostumeve të diktatorit, por vetmia në çdo aspekt është ç’veshje e çdo morali, dhe këtë dukuri shumë mirë e arsyetojnë shkencëtarët dhe filozofët, e këtu na vjen si diçka ende e bindur në urdhër. Urdhër i pa falur i regjisorit.

 

Muzika, ajo është diçka për vete, me mushkëritë e saja ajo nuk ndërlidhet me problemin e shfaqjes, ajo është një spektakël estetikë për vetën dhe rreth vetës, nuk ndërlidhet me ngjarjen, nuk i përulet ngjarjes, sepse muzika nëse mbisundon, merr vlerat e shfaqjes, e shfaqja nuk guxon ti dedikohet një spektakli “koncetral”, andaj mjuzikli është filozofi dhe elaborim për vetën. Regjisori përpjektë të njoftohet me absurdin, me lojën e mëshirës me të vrazhdën, kjo është sikurse në punimet e surrealistit spanjoll Slavador Dalli, ku flutura paraqitet mes hekurrullës se mrephtë, dhe pret një peshë të madhe të trenit, e momenti i ngjashëm është kur dy vallëzues futen, vallëzojnë për mrekullisht, dhe gjatë lojës së tyre, me vrazhdësi, njëri prej punëtorëve, punon hekurat. Të analizohen raportet, fotografitë e shfaqura të tyre, ku e kanë qëllimin, barazimin, tek absurdi, dhe vërehet absurdi, dhe nëse është qëllimi i absurdit, është arritur.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora