E enjte, 01.05.2025, 04:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Nexhmedin Spahiu: Karakterizim konsekuent i një veprimatarie konsekuente

E hene, 24.05.2010, 09:25 PM


Karakterizim konsekuent i një veprimatarie konsekuente

 

Nga Prof. Nexhmedin Spahiu

nspahiu@yahoo.com

 

Biografia e Adem Demaçit nga Shkelzen Gashi është një biografi e realizuar mirë. Është e shkruar me ftohtësinë e një shkencëtari sikur të bëhëj fjalë për një njeri të vdekur para 300 vitesh dhe jo për një person të gjallë. Ftohtësia prej një shkencëtari të pakompromis vërehet edhe në trajtimin e personazheve që lidhen pozitivisht apo negativisht me biografinë e Adem Demacit.

 

Autori është konsistent në trajtimin e të gjitha momenteve jetësore të Adem Demaçit, mu ashtu siç ishte konsistent vetë Adem Demaçi në veprimtarinë e tij, e cila shumëkujt që nuk e ka vrojtuar me kujdes, i duket kontraverse dhe jokonsistente.

 

Sfondi historik i momenteve jetësore të Adem Demaçit është paraqitur relativisht mirë.

Libri i Shkelzen Gashit i ndihmon lexuesit ta kuptojë natyrën e vërtetë të Adem Demaçit. Në të gjitha këto momente jetësore, Adem Demaçi na del trim dhe sakrifikues, i pakompromis në arritjen e qëllimit madhor, johezitues që ta thotë të vërtetën troç, por edhe i gatshëm të gënjejë kur duhet shpëtuar tjetri, njeri me parime të larta morale që kurrë nuk e shpërdoron besimin qe i jepet, që ka vetëbesim të lartë në vetëvete dhe që pranon gabimet e veta. Këtë karakterizim të Adem Demaçit, Shkelzen Gashi e arrin me sukses briliant. Libri mund të konsiderohet një magjistraturë e fortë dhe vetëm po t'i shtohet një qasje analitike e impakteve politike e historike të veprimtarisë së Adem Demaçit do të mund të konsiderohej një doktoranturë e fortë.

 

Libri i Shkelzen Gashit për Adem Demaçin është sigurisht biografia më e mirë e shkruar ndonjëherë në shqip për një njeri të gjallë. Është një biografi të cilën nuk do të zhvlerësohet me kalimin e kohës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx