E merkure, 30.04.2025, 08:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Arben Dedja

E hene, 24.05.2010, 09:13 PM


Arben Dedja



Heshtje që zgjon mallin.

E heshtur,
më e heshtur se vetë heshtja
kjo natë.
Qetësi e mbytur
në re tymi cigaresh.
Askush nuk është,
askush nuk vjen.
Vetëm unë,
unë dhe vetmia,
që flasim pa fjalë.
Edhe tik-taku i orës ndali,
veç zemra jo.
Ajo rreh me tinguj shpirti
e natës ja prish qetësinë.

 

Ej, vetmi,
e di???
Kam mall për dashurinë......



Në prehër te pritjes…

 

Ulur në prehërin e pritjes së gjatë,
me një trëndafil në dorë.
Heshtje e frikshme më rrethon 
teksa pres të ndiej hapat e tua 
duke ardhur drejt meje.
Duart më dridhen,
buzët e thara gjithashtu.
Vetëm frymëmarrja
gjithnjë e më e shpeshtë ndiehet.
Zjarri brenda meje
ma dogji shpirtin dalëngadalë.

Jam këtu e dashur,
ulur në prehër të pritjes së gjatë. 
Pres
të munguarën fjalë.....



Erozion i shpirtit

Gurët,
një e nga një 
prej trupit mi merr rryma.
Dallga,
anës brigjeve 
rrëshket ngadalë.

Shtratin,
dhimbja gllabëron pa fjalë....



Lot i mbytur...

Shikimi yt,
shigjeta zemërimi
lëshoi drejt meje.
Kupa e qelqtë,
qindra copash 
mu thye ndër duar.

Shtanga!

Me duar të gjakosura
mbulova fytyrën,
e trupin ndieva të më dridhej.

Në zemër,
thellë depërtoi 
shigjetë e ndarjes.

Rrahjet
ritmin e tyre ndalën.

Zemra heshti.
Loti u mbyt me valën.

 



Dëshmitare e ditëve të mia.

Rrugicë e heshtur,

sa  gjurmë  mbi  ty  mbetën  skalitur

netëve  me  shi.

Sa  të tjera  mbi  pluhur  u  tretën

ditëve    nxehta.

 

Po  gjurmët  e  mia,  ku janë  rrugicë?!

Koha  i  përpiu  nën  kthetra!

 

Pritje  vjeshte

 

Nën  këtë  pemë  gjethe  tharë,

ky  stol  i  vetmuar  rri  e  pret.

Pret    vijnë    dashuruarit,

a  mos ndoshta  një  poet?!

 

Ti,  peng  i  jetës  time.

Ti.

Rrugë  e  pa  shkelur,

dorë  e  paprekur.

E  pa  thëna  fjalë,

e  pa  puthura  buzë.

Ti,  bamirëse      bëhesh  muzë.

 

 

Përtej  kufirit    heshtjes.

 

Unë  jam  heshtja  e dua të  flas,

asgjëja  jam  e gjithçka  dua.

Unë  harrimi,  ç’do  gjë  lashë  pas,

shpresa,  venitur  qëndroi  me  mua.

 

Unë  fjala    mbeti  pa  thënë,

shikimi,    kurrë  s’u  ndal  diku.

Tani  jam  lot,  nga  sytë  kam  rënë,

faqesh,  endur  kuturu.

 

 

Disfata  ime.

 

Me  këpucë    grisura,

rrugëve    baltosura  s’do  ndalem.

Me  tesha    shqyera,

erës    acartë  do  i  bëj  sfidë.

Pa  çadër  mbi  kokë ,

shiut,    pushojë,  s’do  i  falem.

Veç  pa  ty,

disfata    pret  një  ditë.    

 

Pres!

 

Pres,

ulur    prehrin  e  ëndërrimit    gjatë.

Pres

    vish,      ulesh  mbi  krahë.

Pres

edhe  pse  e  di    s’do  jesh  kurrë  e  imja.

Pres,

se  pa  ty  s’ka  kuptim  as  dhimbja.

 

Pritja  e  ardhjes  tënde    ngroh.

E  di?  Thjesht  kënaqem  tek    shoh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx