Mendime
Xhevat Rexhaj: Thikë pas shpine zgjedhjeve në Istog
E enjte, 20.05.2010, 08:58 PM
THIKË PAS SHPINE ZGJEDHJEVE NË ISTOG
Nga Xhevat Rexhaj
Në vitin 2007 para zgjedhjeve të athershme të të dy niveleve në Kosovë, në një intervistë Lutfi Haziri pati thenë” kam respekt shumë të madh për H. Thaqin...”?!
Ishte viti i pas katapultimit të LDKsë mu nga argatët e Thaqit me kompaninë Surroi. Ngjarjet që pasuan më pas shkuan sipas dëshirës së PDKsë dhe sipas planit të disa LDKistëve, defaktorizimi dhe margjinalizimi deri në total i LDKsë, dhe faktorizimi marramendës i PDKsë. Traktati i përgatitur mirë mori të gjitha dimensionet e një lufte brenda llojit të vetë, pra filloi ngulfatja dhe frikësimi i njerëzve të devotshëm të LDKsë, dhe dalja në siperfaqe e njerëzve të shantazhuar dhe të intriguar për zhbërjen e LDKsë dhe asaj që quhej Rugoviste.
LDKja humbi zgjedhjet në të dy nivelet, u fut në qeveri me njerëz që kishin humbur torruan dhe votat, me njerëz që mezi kishin pritur të jenë qeveritar dhe atë nenë kapuçin e H. Thaqit, njeriut që skishte lenë gjë pa perdorur kundër aktivistëve të LDKsë, njeriu që LDKnë e shifte si armike e jo konkuruese partiake, por ja që patriotët e kolltuqeve nuk merziteshin për asgjë, kryesore ishin aty ku mund të merrnin nga një bombon lëpirës dhe ta mbyllnin gojën, të ishin aty ku nuk duhej të ishin dhe të bënin atë që nuk duhej kurr ta bënin. Këta dikur të dashur nga ana e anëtarësisë së LDKsë tani më u bënë të dashur të fanatikëve të PDKsë dhe kjo si rezultat i një kontrabande perfide me kinse meritat që i kishin dikur në partin e Rugovës dhe qindra mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve rugovistë.
Ndodhën plasaritje, shkarkime, frikësime dhe shantazhime kundër atyre që mendonin ndryshe dhe dëshironin një profilizim dhe një riorganizim me program dhe statut modern të një force relevante politike për të kthyer primatin e saj deri diku. Penzioneret e LDKsë që pas të 2006 tes e kishin grabitur timonin e partisë e shëndrruan këtë vërtet në një parti të sistemeve ish komuniste, duke ngulfatur çdo zë ndryshe dhe duke lejuar me qëllim shkapërderdhjen e anëtarësisë së vet.
Humbësit e zgjedhjeve dhe të degradimit total të LDKsë nuk u morën me shkaqet e humbjeve të 2007 es ata nuk u mblodhën kurr të diskutojnë dhe të jepnin llogari për mossuksese, ata që kishin humbur direkt në zgjedhje u futen nepër poste të larta qeveritare dhe parlamentare, aty këtu ku i lejonte Thaqi edhe në ndonjë bord, por kurr nuk u morën me bazën me kurreshtjen dhe frikën e simpatizantëve se çpo bëhet me LDKnë, pra thjeshtë vazhduan varrosjen e LDKsë. Që marria të jetë më e madhe mu këta patriotë që më së shumti e luftojnë llojin e vete vazhduan avazin me marifete tjera anakronike dhe anti LDKiste, u futen në zgjedhjet lokale të papërgatitur me një shtab zgjedhor që i printe një njeri që dikur ishte vërtet i dashur për anëtarësin me Luten e Gjilanit por që me disa avaze kishte treguar se është më se i interesuar që LDKja të dobësohet dhe të minimizohet edhe më shumë, ame qëllim a pa qëllim i mbetet Lutës të tregoi dikur. Votimet u zhvilluan, LDKja humbi, dhe atë shumë bile, na e mori fytyrën me Prizren Gjilan e të tjera, u bënë gazi i botës kinse duke dallgisur fjalët se PDK ja po vjedh vota, po ndanë para, po premton në emër të shtetit e krejt kjo vetëm për tu treguar se kinse jemi ata të vjetrit e duam LDKnë, realiteti tregoi diç tjeter, Luta me shokë i la kandidatët e LDKsë në Prizren dhe Gjilan vetëm pra pa asnjë përkrahje normale partiake, ngase edhe këta të Lutës mund të premtonin në emër të qeverisë ku janë të ulur edhe vetë por jo se planet ishin të tilla, Luta duhet të bëhet ministër i ardhshëm, pra populli dinte diçka për ketë tregti partiake.
Tregtia e dha rezultatin, ish kryetari i Gjilanit, ish Ministri në kohën e Rugovës dhe nënkryetari i LDKsë së plagosur sot u emrua zyrtarisht Ministër i kulturës, pra e zëvendson njeriun që ka dhanë dhe jep shumë për kulturën dhe muzikën, njeriun që nuk ka kurrfarë mangësish profesionale dhe morale, njeriun që nuk u dorëzua para korrupcionit pra njeriun me edukatë familjare-morale dhe njerëzore Z. Beqiri?! Çfarë ti shtohet kësaj-pa koment.
Me këto që ndodhën sot me zëvendsim ministrash dikush fitoi e dikush humbi edhe më shumë. Mu me rastin e hapjesë së fushatës së zgjedhjeve për Istogun Luta e Eqa me kompani ia futën thiken mbrapa fitorës së LDKsë në Istog, këta partiash ia dhanë edhe një krah kundërshtarit politik Thaqit që tani më ta ketë më të lehtë garën për Istogun, kur dihet se atje konkurron një Njeri me kapacitete morale dhe profesionale nga ana e LDKsë, një njeri me virtyte dhe me vullnet për ta quar Istogun përpara, një njeri që jo rastësishtë e bartë mbiemrin dhe është rrënjë e trungut Rugova nga Cerrca një njeri që e don vërtet LDKnë.
Me veprimin e ditës së sotme kryesia e LDKsë tregoi se është turpi vetë, është varrëmihësi i vazhdueshëm e LDKsë, tatpjeta nuk ka të ndalur, marri e llojit të vet.
Istogu e ka një obligim që të votoi njeriun e vetë pra H. Rugovën e ju të apostrofuar më lartë do të bëni dëmin më të madh nëse shkoni në fushatë nuk jeni të mirëpritur, ngase istogasit e duan LDKnë se është vendlindja e LDKsë, por sinqerishtë pa juve, andaj mos shkoni në Istog për tia dhënë votën H. Thaqit, neve nuk na duhet e ju mbajeni për vehten tuaj ia pafshi hajrin...