Kulturë
Poezi nga Shaban Pllana
E merkure, 28.04.2010, 07:56 PM
        PRANVERA
( në stilin Çettian)
Një erë e ngrohtë fryn e ngadalshme
         në qetësi
Në male e në fusha fillon borën
         për ta shkri`.
Gjëmojnë përrockat, gjëmojnë përrojet
         me ujë shumë,
Të gjithë së bashku shkojnë ta derdhin
         ujin në lumë.
Fushat e malet janë mbushur
           me blerim
Zogjtë e vegjel cicërojnë
           me gëzim.
Livadhe e fusha  mbush` me lule
           ngjyra- ngjyra
Plot me gëzim dhe hare
           është mbush` natyra.
Zogu i vogël është ndalë
           në një qershi
Ka filluar plot hare
           këngën e tij.
Fëmijët të rrokur dorë për dore
           shok me shok
Kërcejnë e këndojnë pastaj mblidhen
           të luajnë me top.
Bujqit e fshatit plot dëshirë
           shkojnë në arë
Lavrojnë tokën me traktorë
           dhe hudhin farë.
          ( Vehbi  Kikajt )
Nga shpirti yt rrodhën  " Gurrat "
Që në to fëmijët t`i shuajnë etjet.
Me zemër plot hare i rregulloje "Sarajet e bardha"
Që fëmijët të gëzuar të jetojnë në to
Pakë para se plaka ugurzezë të lëshohet mbi ty
Ti u the fëmijëve "Shtëpia ime ka sy"
E tani që Ti nuk je në mes të fëmijëve
Ata për ditë të kërkojnë
Në "Gurrat", në "Sarajet e bardha e në "Shtëpia ime ka sy".
          
        MULLISI
                     
Çakalla ja thotë këngës
Dhe bora shtohet në mal.
Mullisi i afrohet malit
Dhe ja merr këngës
në duet me çakallë.
Hej u bekofsh mori borë
Këndon mullisi
duke rrëzuar malin me dorë.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










