Faleminderit
Neki Lulaj: Përkujtimore kushtuar Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të Kosharës
E marte, 20.04.2010, 08:58 PM
Akademi Përkujtimore në Münich të Gjermanisë kushtuar Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të Kosharës
AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR; SALI ÇEKAJ, AGIM RAMADANI DHE 114 DËSHMORËVE TË KOSHARËS
Nga Neki Lulaj
Këtë fundjavë e pikërisht me 18 prill 2010 në München në Marchioninstr 15 ,pra kryeqendra e Bayernit ishte pikëtakimi i një pjese të madhe të mërgimtarëve shqiptar të cilit kishin ardhur nga qytetet e ndryshme të Gjermanisë dhe nga shtetet e tjera evropiane si nga Zvicrra Austria, Franca ,Belgjika Parisi ,për ta përkujtuar 11 vjetorin e Luftës se lavdishme të Kosharës,për ti përkujtuar Sali Çekaj,Agim Ramadanin dhe 114 dëshmorët e kombit.
Organizatore e kësaj Akademie përkujtimore ishte Dega e LDK-së në Gjermani,nëndega e LDK-së në Bayern dhe Shoqata kulturore”Sali Çekaj”.Akademinë e udhëheqi aktivisti i devotshëm,bashkëpunëtori i tyre i ngushtë Osman Ferizaj,i cili në fillim të fjalës së tij përshëndeti,të gjithë të pranishmit në sallë e në veçanti familjen Çekaj, Ramadani, familen Hajdaraj, Zemaj,familet e të gjithë dëshmorëve dhe heronjve shqiptar,të luftës së fundit,për të vazhduar në përshëndetjët e përzemërta drejtuar zot.Astrit Zemaj,konsull i Republikës së Kosovës në Frankfurt dhe Ardian Spahiut,zëvendës konsulli në këtë konsullatë,të cilët edhe pse ishte një fundjavë nga punët tejet të stërngarkuara javore,kishin shprehë vullnetin që të marrin pjesë si persona privat në këtë akademi..!pjesëmarrja e të cilëve e nderoi tej mase këtë akademi !
Në vazhdim të pranishmit i përshëndeti zot Miftar Halili,Nenkryetar i parë i LDK-së për Gjermani,i cili në fillim të fjalës se tij hyrëse tha:”Jemi tubuar sot këtu,si për çdo vit që edhe pas njëmbëdhjetë vjetëve ta kujtojmë Lavdin e Kosharës ta kujtojmë Sali Çekajn,Agim Ramadanin dhe 114 herojt e Kosharës në veçanti e ti kujtojmë të gjithë heroit dhe dëshmorët shqiptar të luftës së fundit për liri.Është nderë për mua dhe për ne që sot të krenohemi për punën dhe për veprën e Dr. Ibrahim Rugovës,sakrificën sublime të Adem Jasharit,Ahmet Krasniqit,Sali Çekajt, Agim Ramadanit,Tahir Zemës,Smajl Hajdarit,Ekrem Rexhës dhe me emrat e shumë kolosëve të tjerë të cilët janë gurëthemel i shtetësisë së Kosovës.
Takimi im i fundit me heroin e kombit Sali Çekajn ,ishte në Singen të Gjermanisë,ku bashkë biseduam dhe u konsultuam për shumë gjëra të cilat ishin të një rëndësie të veçantë ,por pas atij takimi, Salihi iku atje në frontin e luftës,ku nuk vonoi e na erdhi lajmi i hidhur se Sali Çekaj fitoi pavdekësinë në Betejën e Kosharës.Te flasësh për Salihun duhët një maturi dhe mençuri qe mos ti himë ne hak sepse ai ishte dhe ngeli intelektual, burr i madh personalitet i kompletuar ,jurist i zoti,diplomat i shkëlqyer, baba i mirë dhe udhëheqës i sinqertë pastaj trim i fjalës dhe i pushkës,që fitoi së bashku me Agim Ramadanin dhe 114 dëshmorët e Kosharës pavdekësinë.
Mehmet Zymeri,kryetar i nëndegës LDK-së në Bayern të Gjermanisë,,i cili në vazhdim të fjalës se tij tha”Sot kujtojmë dy heroj të kombit,Sali Çekajn nga Broliqi i Deçanit dhe Agim Ramadanin nga Zegra e Gjilanit,dy burra nga dy anë të Kosovës të cilët i bashkojë ideali dhe pavdeksija në Rrasën e Zogut dhe në çafën e Kosharës,të cilët sot me krenari jetojnë në Panteonin e Nderit Kombëtar.Sali Çekaj është trinomi i faktuar i pavarësisë së Kosovës së bashku me Dr.Ibrahim Rugovën, Dr.Fehmi Aganin dhe juristin Sali Çekun............!
Salihu,vetëvetës i kishte i caktuar detyra dhe obligime të rënda që mbi supe rëndonin plumb por thoshte” asgjë nuk ka me të rëndë se robëria”,andaj edhe ishte betuar që për lirinë e Kosovës intelektuali të sakrifikoi çdo gjë ,pa kursyer as jetën.
Të pranishmit në vazhdim i pëshendeti edhe zot.Bashkim Leci,i cili në emër luftëtarëve të gjallë të Kosharës foli fjalë miradije për heroit Agim Ramadanin ,Sali Çekajn dhe ushtarët e tjerë të cilët tha se shkruan Epopenë më të Lavdishme kombëtare së bashku me 114 dëshmorët e lavdisë koshariane të cilët shënuan historinë e re kombëtare ne thyerjën e kufirit shqiptaro-shqiptar..........!
Agim Aliqkaj,bashkëluftëtar i kësaj brigade,i cili mes tjerash tha,nuk mund të gjej shprehjet dhe fuqinë e fjalëve dhe respektin që e kam për Komandantët Sali Çekajn dhe Agim Ramadanin,dhe për të gjithë ata që fituan pavdekësinë ne fushën e nderit ne Kosharën heroike,neve që ngelëm të gjallë na takon më pakë më pakë të flasim dhe të lavderohëm,por ju familjet e heronjve dhe dëshmorëve mburreni për bijtë,baballarët dhe bashkëshortet që ja dhuruat kombit dhe shtetit të Kosovës.
Në emër të familjeve të dëshmorëve dhe të heronjve të Kosharës dhe të mbarë Kosovës,pjesëmarrësve ju drejtua Kryetari i Nendegës të LDK-së për Rheiland-pfalz,zoti Fazli Fajdari,i cili apeloi para të gjithë pjesëmarrësve në këtë akademi përkujtimore qe neve në mergatë dhe në Kosovë me nderë dhe epitet ti kujtojmë të gjithë heroit dhe dëshmorët e Shqiptarisë.Ata ishin dhe ngelën fanari i pashterrshëm që shkruan historinë tonë të re.
Pastaj Neki Lulaj,përshëndeti dhe falënderoi të gjithë të pranishmit dhe i njoftoi se broliqasit si shenjë nderimi dhe respekti vëllaut dhe birit të shtrenjtë nga Broliqi i ngritën shtatorën e cila ia shton hijeshin vendlindjes së heroit të kombit Sali Çekajt.
Në emër të familjes Çekaj pjesëmarrësit dhe organizatorët i falënderoi Migjen Çekaj, i biri i Heroit, i cili falënderoi për organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë akademi përkujtimore. "Me të vërtet në rrethanat sigurisht të vështira dhe të luhatshme që zakonisht e karakterizojnë jetën e përditshme të një vendi, pas një lufte të tmerrshme, angazhimi juaj i rregullt dhe i palodhshëm ishte dhe është ajo që nuk lejoi që jeta e Bac Saliut, thuaja plotësisht e dedikuar Kosovës të shuhet përfundimisht me vdekjen e tij", tha ai. "Institucionet e Kosovës, të cilat sigurisht të stërngarkuara nga detyrimet e përditshme të shtetformimit, në një farë mënyre e kanë lënë pas dore një pjesë të respektit që ua kanë borxh shumë figurave, flijimi i të cilave ka mundësuar që të kemi këtë shtetformim.
Sidoqoftë neve na mbetet që të ecim drejt rrugës së ardhmërisë e cila është trasuar nga të parët tanë, nga të gjithë ata që që u flijuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe nga të gjithë ata që me nderë, sot po i përkujtojmë", tha Migjen Çekaj. Në fund për të pranishmit u shfaq filmi i Nimon Muçajt, kushtuar jetës dhe veprës së Sali Çekajt,Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të lavdisë së Kosharës.