E shtune, 05.10.2024, 12:30 PM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Bekim Mani e Ferat Aliu, ranë në kufi në roje të atdheut

E marte, 06.04.2010, 09:59 PM


Në 11 vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët e kombit 

 

BEKIM MANI E FERAT ALIU, RANË NË KUFI NË ROJE TË ATDHEUT

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në 11-të vjetorin e rënies, u përkujtuan dëshmorët e kombit: Bekim Mani e Ferat Aliu nga fshati kufitar Përpellc i  Besianës. Ata ishin pjesëtarë të njësitit “Ulpiana 69” të cilët ranë në kufi derisa ishin në detyrën ushtarake,në vëzhgim të kufirit prej nga informonin njësitet e UÇK-së për lëvizjet e forcave  të armikut. Ata detyrën e vëzhguesit kryen deri në ditën e rënies kur ishin hetuar nga forcat serbe që i kishin vënë në rrethim. Ata luftuan me guxim dhe heroizëm ët pashoq  deri sa arën në fshatin e tyre ët lindjes në Përpellac, fshat ky që tradicionalisht shqiptarët me serbët kanë zhvilluar luftime. Në këtë përvjetor pranë varreve të  dëshmorëve të kombit  u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh nga familjarët, bashkëluftëtarët, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë tjerë. Po ashtu u evokuan kujtime për jetën dhe veprën e dëshmorëve si dhe për betejat e lavdishme të UÇK-së të zhvilluara në ZOLL.

 

Bekim Halim Mani u lind më 1973 në fshatin Përpellac,në një familje të varfër por bujare e atdhetare. Mësimet e shkollimit fillor i ndoqi në Përpelalc dhe Llaushë. Si i ri Bekimi mori pjesë në demonstratat shqiptare të vitit 1988-89, kundër pushtuesit serb. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike qe i detyruar të merret me punë fizike madje shpeshherë edhe punë të rënda për moshën e tij. Mirëpo vazhdimisht ishte në kontakt me organizatorët e ngjarjeve atdhetare. Ishte pjesëmarrës i rregullt i të gjitha protestave të studentëve të vitit 1997 e në vazhdim deri në luftën fundit për liri. Me fillimin e luftës çlirimtare ati ju ngjall shpresa se okupatori do të shporret nga trojet shqiptare njëherë e përgjithmonë. Menjëherë iu bashkëngjit djemve të lirisë dhe bashkë me Ferat Aliun u caktuan në njësitin “Ulpiana 69”, që kishin për detyrë përcjelljen e brezit kufitar Kosovë-Serbi,prej nga informonin njësitet e UÇK-s për lëvizjet e forcave serbe. Këtë detyrë e kryen me përkushtim deri në ditën e rënies më 6 prill 1999.

 

Ferat Bejtë Aliu u lind më 28 dhjetor 1980,në Përpellac të Besianës. Edhe Ferati rrjedh nga një familje bujare e fisnike që gjithherë dha kontribut të çmuar në mbrojtje të kufirit. Shkollën fillore kreu në fshatin  e lindjes ndërsa lufta e zuri në vitin e tretë të shkollës së mesme në Besianë. Me zgjerimin e luftës çlirimtare në Llap,Ferati edhe pse i ri në moshë iu bashkëngjit radhëve të UÇK-së .Ai bashkë me bashkëfshatarin e tij Bekim Mani u caktuan në njësitin “Ulpiana 69” dhe kryen detyrën e vëzhgimit deri në ditën e rënies, më 6 prill 1999 ku ranë heroikisht në kufi. Atë ditë ata ishin diktuar nga forcat armike dhe ishin në rrethim nga ta por qëndruan heroikisht deri në çastin e rënies ku fituan pavdekësinë.

 

Në fshatin kufitar Përpellac të Besianës ranë dy dëshmorët e kombit në mbrojtje të kufirit ashtu si kishin rënë edhe shumë herë luftëtarë të lirisë,në mbrojtje të po këtij kufiri. Serbët sa e sa herë ishin zmbrapsur nga këtu sepse sa herë tentuan të thyejnë kufirin u ndeshën në luftëtarët trima të Llapit që luftuan për lirinë e  Kosovës.    

 

 

NË KUFI ISHIN ROJE TË ATDHEUT

 

(Bekim Mani e Ferat Aliu)

 

Në fshatin Përpellac

Roje i bënë atdheut

Aty ku i thonë shqiptari

Bekimi e Ferati ranë për liri.

 

Edhe pse ishin të ri

Lirinë e deshën më shumë se jetën

Andaj për Kosovë ranë

Dhe të pavdekshëm mbetën.

 

Gjashtë e shtatë prilli

Ditë të shënuar në histori

Përpellaci, dhe Llapi

Përcollën bijtë në pavdekësi.

 

Për liri ranë Bekimi e Ferati,

Andaj tani i kujtojmë

Brez pas brezi

Kurrë s’do ti harrojmë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora