E merkure, 11.12.2024, 12:52 PM (GMT)

Faleminderit

Emra që nuk harrohen - Idriz Zeqiraj

E premte, 26.03.2010, 09:59 PM


EMRA QË NUK HARROHEN

 

ZEQIRAJ, Idriz (1947).  U lind në Studenicë, komuna e Istogut. Shkollën fillore e mbaroi në Vrellë, kurse të mesmen -  normalen, në Istog, Pejë, Prishtinë, Prizren dke diplomuar në Gjilan. Ishin këto vitet ’60. Kjo bredhje nëpër normalet e Kosovës, atëherë kushtëzohej me shënimin “Largohet nga kjo shkollë, si i dëmshëm për rrethin shoqëror”. Pas diplomimit, punoi mësues   tre vjet në kmunën e Prishtinës, të Prizrenit dhe të Istogut. Për shkak të  veprimtarisë politike, u largua nga arsimi dhe u ngrit procedurë penale ndaj tij. Më pastaj u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, kurse në vitin 1968 emigroi në Shqipëri, ku në shkollën “ Frang Bardhi” në Kallmet të Lezhës punoi si mësues. Vazhdoi pastaj studimet në Universitetin e Tiranës, në grupin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe dhe gazetarinë e shkencave juridike politike. Pas studimeve është arretuar dhe është dënuar për politikë subversive kundër Jugosllavisë, për prishjene e marrëdhënieve Jugollavo-shqiptare. Ka vajatur burgje dhe internime për më  se 17 vjet radhazi. Në Gjermani migroi në vitin 1990. Që në ditët e para, u angazhua me përkushtim në aktivitetet e shoqërore dhe politike.  Veçanërisht kontribuoi në organizimin e mësimit plotësues. Ishte kryetar i nëndegës së LDK-së në Rheinland Pflaz dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së për Gjermani. Si anëtar i komisionit për organizimin e shkollës shqipe në Gjermani, u angazhua për përfshijen sa më masive të fëmijëve shqiptarë në shkollën shqipe. Me vendimin e organeve mësimore të Kosovës në vitin 1992 u emrua mësues i shkollës shqipe në Ludwingshafen, ku punoi për një kohë. Kontribuoi në organizimin e fondeve për Kosovën dhe organizimin e ndihmave për shkollën shqipe në Kosovë. Bashkëpunon me gazeta e  revista dhe me shkrimet gazetare afrmon veprimtarinë e mërgimtarëve në mërgatë. 

 

Tahir Z. Berisha & Hamza Halabaku & Çerkin Bytyçi: EMRA QË NUK HARROHEN- ARSIMTARË SHQIPTARË NË MËRGATË-IV” f. 222-223



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora