E enjte, 29.02.2024, 10:17 PM (GMT)

Faleminderit

Dibran Demaku: Aktori shqiptar mbi dërrasat e teatrit gjerman

E marte, 23.03.2010, 09:56 PM


AKTORI SHQIPTAR MBI DËRRASAT E TEATRIT GJERMAN

 

Nga Dibran Demaku

 

Liman Zogaj është është lindur ne fshatin Lladroc të komunës së Malishevës  këtu e gjysëm shekulli më parë.Por,për shkaqe që dihen ai tashmë shume vite frymon,jeton e punon në Gjermani.Në qytetin e Essenit,me punën e tij të palodhshme ka fituar zemrat e qytetarëve të qytetit në fjalë.Ai është i nderuar dhe i respektuar në këtë qytet.

Pse themi kështu?!

Liman Zogaj përveq punëve të ndryshme që bën për të mbajtur vetën dhe familjen e vetë,ai mirret edhe me profesionin  e aktorit.Në teatrin e qytetit të Essenit ai tashmë ka bërë emër.Rolet e tij në skenën e këtij teatri e kanë bërë Limanin të dashur për publikun.Dhe për të arritur gjer këtu Limani nuk e kishte të lehtë.Apo thënë më mirë rruga e tij prej aktori nuk ishte e shtruar me lule.Së pari kur arriti në Gjermani ju desh që ta mësonte gjuhën gjermane.Atë gjuhën artistike gjermane,sepse pa mësimin e saj nuk do të kishte mundësi të bëhej aktor teatri.

Por,me vullnet të çelniktë ai e mësoi gjuhën gjermane.Dhe pas mësimit të gjuhës një dëshirë dhe ëndërr nuk do ta linin të qetë.Një dëshirë dhe ëndërr e lindur që nga fëmijëria do ta cyste që ai të rifillonte atë.Themi ta rifillonte,sepse në rininë e tij të hershme atë deshirë dhe ëndërr e kishte filluar në vendlindjen e tij në Kosovë.Përvojën e parë të aktorit të dërrasave të teatrit e kishte nisur në Kosovë.

Por,me gjithë përvojën e fituar në Kosovë ,këtu në tokën gjermane i duhej që të rifillonte gjithçka nga e para.Ëndrra e tij nuk do ta linte të qetë,derisa një pasdite,me një frikë të ligjshme në zemër,por edhe me një shpresë ju kishte drejtuar teatrit të qytetit të Essenit.Donte që edhe njëherë të takohej me dërrasat e teatrit,dashurisë së tij të hershme.Dhe me një drojë kishte hyrë në ndërtesën e teatrit të qytetit  të Essenit.

Personeli i teatrit e kishte pranuar me zemërgjerësi,por edhe me një skepticizëm.Skepticizmi i tyre do të shfaqej,jo për tjetër,por vetëm për shkak të gjuhës.Por,Limani do t`i bindëte ata se ai megjithate i dinte disa fjalë të gjuhës gjermane.Modestia e tij kishte ndiluar tek trupa e teatrit dhe ata e kishin pranuar në gjirin e vetë…Pastaj kishte ardhur edhe roli i parë për Limanin.Dhe që në rolin e parë,themi pa modesti,ai kishte shkëlqyer.Kishte shkëlqyer si me rol ashtu edhe me gjuhë.Trupa e teatrit kishte mbetur e mahnitur nga loja e tij aktoriale.Por,edhe nga gjuha e pastër që do të fliste.Ndërkaq publiku nuk do të mund ta kuptonte se Limani ishte aktor i ardhur në teatrin gjerman nga një nacionalitet tjetër.Se Limani ishte i nacionalitetit shqiptar ai,publiku, do ta kuptonte vetëm kur ta lexonte emrin e tij në prospektet e shfaqjeve të teatrit.Dhe falë lojës brilante të Limanit ai,publiku gjerman do ta pranonte si aktorin e vetë…

Pastaj do të vinin edhe role të tjera.Dhe Limani do të shkëlqente edhe në të gjitha rolet e tjara në teatër.Ai tashmë ka fituar zemrat e publikut të qytetit ku jeton.Pas çdo shfaqje teatrore ai merr duartrokitje të shumta nga publiku si falenderim për lojën e tij brilante aktoriale në teatër…

Kështu ishte edhe ditë më parë,në shfaqjen e fundit teatrore.Tek drama“Mord im Pfarrhaus“ nga Agata Kristi,Limani doli para publikut me rolin Oberst Hampton.Edhe në këtë rol Limani shkëlqeu dhe nga publiku u duartrokit gjatë.Për lojën e tij brilante tashmë sa ditë pas shfaqjes gazetat e ndryshme gjermane shkruajne me tone shumë pozitive…

Ndërkaq krejt në fund ne i urojmë Limanit që të vazhdojë rrugën e nisur të aktorit mbi dërrasat e teatrit gjerman.Dhe një ditë do të krenohemi me Limanin dhe me sukseset e tij që të gjithë ne…



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora