Faleminderit
Jahë Sadrija: Nimon Ferizi ”Mësuësi i Popullit” i vrarë në emigracion
E diele, 21.03.2010, 10:56 PM
Rruga e vdekjes, për të vërtetën e kombit, nuk njeh frikë!
Nimon Ferizi ”Mësuësi i Popullit” i vrarë në emigracion
Nga Jahë Sadrija
Kosova e martirizuar, një jetë të tërë ka nxjerë nga gjiri i saj i pashtershëm figura të shquara dhe në fushën e arsimit tonë kombëtar. Mësuësi i Popullit Niman Ferizi, është njëri prej tyre.
U lind në Gjakovë, më 1883, aty mbaroi dhe Normalen e qytetit. Bajram Curri është atdhetari i parë me të cillin Niman Ferizi krijoi lidhje të ngushta, që i mbajti deti në vdekje të jetës.
Pas shpalljës së Pavarësisë, shërbeu si mësues në Berat, ku punonin Babë Dudë Karbanura e Sali Gjuka.
Më pas punon mësues në Jellë të Tiranës, në Has e në vendlindje.
Me atdhetarë të tjerë, më 1916, formoi shoqërinë”Besa Kombëtare” Me krijimin e “Komitetit për Mbrojtjen Kombetare të Kosovës” u bë njëri nga veprimtarët më aktivë të tij. Vitet 1918-1921 e gjejnë në Tropojë, në veprimtari intensive atdhetare. Për këtë, më 1922, u dënua me vdekje, Shpëtoi nga amnestia e vitit 1923.
Niman Ferizi dha tërë ndimën e tij të mundshme në krijimin e aktivitetin e shoqërive arsimore “Shkelzeni” e “Dobia”. Ai punoi që Avni Rrustemi të zgjidhej deputet në Kosovë, vrasja e të cillit e hidhëroi së tepërmi, e mori pjesë në varrim.
Me fitoren e Revolucionit të Qershorit 1924, u emërua prefekt në Berat.
Atje bashkëpunoi me revolucionin e njohur, Riza Cerova. Pas përmbysjes së Qeverisë së Nolit, Niman Ferizi mori rrugën e emigrantit politik, si shumë shokë të tij. Atje mori pjesë në KONARE si dhe në “Komitetin e Kosovës”, bashkë me Hasan Prishtines, Qamil Balen etj.
Në emigracion shkroi e botoi kujtimet për Bajram Currin, mbajti lidhje me Asdrenin, Asim Vokshin e të tjerë burra të tillë.
Niman Ferizi, si mësues, la gjurmë të thella e të pashlyshme kudo që punoi. Gjatë kohës që shërbeu në Tropojë, hapi shkolla të reja në Krumë të Kuksit, Golaj, Shtiqen, Bicaj, Kalis, Bujan etj. Si inspektor arsimi në Kosovë, bëri të gjitha përpjekjet për shtrirjen e arsimit në sa më shumë fshatra.
Drejtor i parë i konviktit “ Kosova”, që u hap në vitin shkollor 1923-1924, Niman Ferizi siguroi ndihmën e atdhetarit Bajram Curri për mbarëvajtjen e këtij konvikti. Po më 1924, Niman Ferizi u zgjodh deputet i Tropojës.
Si mësues, ai ishte kundër përzirjes së shkollës me besimet fetare. Për meritat e tij, në qeverinë e dalë prej Revulocionit të Qershorit, ishte njëri prej kandidatëve për postin e ministrit të arsimit.
Armiqtë nuk iu ndanë as në emigracion. E vranë në Zara të Dalmacisë, më 6 korrik 1937.
Sot emrin e tij e mbajnë dy shkolla të mesme, njëra në Krumë të Hasit e njëra në Tropojë.
Niman Ferizi mban titullin më të lartë-në fushen e arsimit, atë të “Mësuesit të Popullit”.
Gjakovë, 12-03-2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Ramiz Dërmaku: Poezi kushtuar atdhetarit e dëshmorit Avdi Xhaçku
Sulejman Sulejmani: I kujtoj, ata nuk janë në mesin tonë - Selman Ramadani, Metush Krasniqi
Pajazit Krasniqi: Dragoi në luftë me kulçedrën
Luan Rama: "Dominus” Merkur Bua, Historia e një pasardhësi të denjë të Gjin Bua Shpatës
Rozi Theohari: Me rastin e 45-vjetorit të vdekjes së Theofan Stilian Nolit
At Viktor Volaj, mbërrijnë dorëshkrimet e vyera në Arkivin e Françeskanëve
Fran Buzhala: Dëshmorët e Kombit
Kalosh Çeliku: Mehmedali Hoxha vizionar dhe burr? i pen?s
Jahë Sadrija: “Ose ta ndërtojmë Kosovën, ose të shuhemi të gjithë”
Bedri Tahiri: Prekazi kurrë nuk e vrau këngën e vet
Engjëll Koliqi: Një dhembje e përhershme
Fritz Radovani: Një za ''ushton'' edhe sot: ''A ka Shqipni edhe për mue..?!''
Ramiz Dërmaku: Një kujtim për Kolonel Tahir Zemën
Selman Hoxha: Bali Fehë, njeriu i zakonshëm!
Arben Llalla: Në kujtim të atdhetarit dhe mësuesit Rexhep Voka - Tetova (1847-1917)
Besim Muhadri: Shaban Lajçi - Artisti që mundohet të mbajë gjallë frymën kombëtare në mesin e shqiptarëve të Amerikës
Thanas L. Gjika: Duke lexuar veprën Ali Tepelena të F. Pukevelit
Mexhid Yvejsi: Shejh Ali Kruja (1884 -1976)
Azem Hajdari : "Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit
Neki Lulaj: Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj