Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Shëmbëlltyra dhe vepra e Smajl Hajdarit, e shndërroi atë në pishtarë të lirisë
E hene, 05.04.2010, 07:58 PM
MENDJET E MYKURA BËJNË PLANET…, DORA E LIGË E KRIMIT DO TË QËLLOJË MBI DEMOKRACINË, LIRINË DHE SHTETIN E KOSOVËS
SHËMBËLLTYRA DHE VEPRA E SMAJL HAJDARAJT,
Nga: Ramiz DËRMAKU
Në Diasporë me indinjatë të thellë është pritur lajmi i hidhur dhe tragjik për vrasjen (me 17 janar të vitit 2002 ) e deputetit të Parlamentit të Kosovës, intelektualit, inxhinierit të elektroteknikës, intelektualit, drejtorit të Elektrokosovës në Pejë, aktivistit të pa lodhur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ish.komandant i brigadës 136 të UÇK-ës “RUGOVA“ atdhetarit Smajl Hajdaraj. Ai gjatë tërë jetës ishte i përkushtuar në shërbim të atdheut dhe arritjes së lirisë së tij. Shumë personalitete të shquara në historinë tonë në kohë dhe anë të ndryshme në hapësirat shqiptare u vranë tinëzisht për faktin se jeta dhe shëmbëlltyra e veprës i shëndrroi ata në pishtarë të LIRISË për vendin. Mendjet e mykura kishin bërë planet, ndersa dora e ligë e krimit do të qëllojë mbi lirinë, demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Pasë luftës u vranë pabesisht shumë personalitete të shquara te të gjitha profileve, këtë nuk e kisha besuar, dhe kjo nuk duhet të ndodhte, mirpo kjo ndodhi sepse kriminelët ushqehen vetëm duke bërë krime. Intelektuali dhe vizionari Smajl Hadaraj, ishte ndër pishtarët e shumtë të lirisë së kombit, në shërbimin e të cilit vuri gjithë forcat e tij intelektuale për çlirimin dhe ndertimin e shtetit të Kosovës. Në mërgim ne jemi të lodhur e të rraskapitur nga jeta e vështirë dhe puna e rëndë që bëjmë, nga malli i cili të djeg në mërgim për atdheun, kur kësaj ia shtonë edhe marrjen e lajmit për vrasjen tinëzare e qyqare nga kriminel ordiner të deputetit të Parlamentit të Kosovës, intelektualit, trimit, strategut të luftës dhe komandantit të brigadës 136…, i cili deri me rastin e vrasjes qëndroi i pa përkulur në mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, të rënqethet trupi.., të ngrihen fjalët dhe të pikojnë lotët nga dhembja. Ne mërgimtarët kosovarë që jetojmë e veprojmë në diasporë kurrë nuk u gëzuam, kurrë nuk u kënaqem dhe kurrë nuk na u hjek dhembja, malli dhe mërzia, sepse armiku shekullor shkelte dhe shtypte rëndë mbi popullin tonë. Ne për çdo muajë për të mos thënë cdo javë, po marrim lajme trishtuese e dhembëse nga Kosova, për shtimin e dukurive negative: korupcionit, familjarizmit, dilentatizëmit, bajraktarizmit, mos tolerancës, urrejtjes e xhelozisë partiake, për plagosje por edhe vrasjen e intelektualëve, gazetarëve, poetëve, atdhetarëve, ushtarëve e komandantëve të UÇK-ës, etj. Të gjithë këta atdhetarë jetën e tyre e vunë në shërbim të zgjidhjes së drejtë të çështjes sonë kombëtare. E sot kur Kosova është çliruar nga armiku ynë shekullor , kur akoma po lëngon nga plagët që ia bëri armiku, akoma pa u terur gjaku i shumë martirëve të rënë në mbrojtje të KOsovës, akoma pa u liruar të gjitha pengjet e luftës që mbahën në kazamatet serbe në serbi, akoma pa u ndalur lotët e nënave e motrave tona, akoma pa u gjetur e ditur për djemë,vajza, burra, gra, e fëmijë të KOsovës, disa kriminel të pa fytyr, e pa karakter,pra “njerëz“ të cilët vetëm figurën e trupin i kanë të njeriut.., sepse në gjakun e tyre kanë helm dhe ushqehen duke vrarë njerëz. I bëjmë thirrje organeve kompetente që sa më parë të fillojnë hetimet për të gjitha këto vrasje pra edhe për vrasjen e atdhetarit e dëshmorit Smajl Hajdaraj. Të gjitha vrasjet që ndodhën në Kosovë pasë luftës duke filluar nga Haki Ymeri, Kol, ministri Ahmet Krasniqi, e deri tek i fundit, presim që sa më parë të triumfojë drejtësia edhe në Kosovë. Vrasjet dhe plagosjet e aktivistëve të LDK-ës, dëshmojnë qartë se akoma në Kosovë, ka njerëz që bartin emra shqiptarësh, por shpirti dhe mendja e tyre janë shitur, gjaku i tyre është i ngjizur dhe ata janë betuar.., para bosëve te tyre se sa të jetojnë .., do të vrajnë shqiptarë. Mirpo, një proverbë i popullit thotë; Heret apo vonë e vërteta do të triumfojë do të ngadhnjejë. E vërteta ka filluar të zbulohet të delë në sheshë .Krimin nuk mund ta duroj as toka as uji e as hapësira. Po ata kriminel ,( po edhe sot )që dje vranin shqiptarë, Ishin të shtyer nga dy qëllime; Ata mendonin se me vrasjen e tyre do të mshihen veprat e tyre të qelbosura-pra thënë shkurt për ta mbrojtur vehten nga krimet që kanë bërë. DHe në anën tjetër mendonin e shpresonin se me zhdukjen –vrasjen e atdhetarëve do të humb krimi dhe këta do të zënë poste. Qytetarë të republikës së KOsovës, ne mërgimtarët betohemi para jush se pa marr parasysh rreziqet ne të cilat po kaloni ju, ne jemi të vendosur që deri në fundë ta jetësojmë amanetin e martirëve, dhe vullnetin e popullit, i cili fatin e vetë e ka lidhë me pavarësinë e plotë të Kosovës. QYtetarë të nderuar të Kosovës, në Kosovën e pasluftës po“lulëzon“ krimi, e kurrupcioni. Në kohën kur Kosova është çliruar nga armiku shekullor , kur akoma edhe sot po lëngon nga plagët, që na i bënë kriminelët, akoma pa u terur gjaku i shumë martirëve në mbrojtje të Kosovës, akoma pa u liruar ( gjetur) të gjitha pengjet e luftës, akoma pa u ndalur lotët dhe vaji i nënave e motërave tona, akoma pa i gjetur shumë djem e vajza të Kosovës, kriminelët ,kanibalët e çikllopët po qelin plagë të reja. Vite më parë kur kemi shkruar se kriminelët nuk i duron asë Toka,UJi, e asë Atmosfera, dikujt ju ka dukë gënjeshtër, por ajo ishte e është e vërtetë dhe së shpejti do të bëhët realitet. Nuk po shënoj emrin e askujt por një fjalë e popullit thotë: Kush e ka mizën nën kapuq ai tregon vetë. Kriminelët –bosët, tani kan filluar ta humbin privilegjin, ata nuk i kanë realizuar premtimet që ua kanë dhënë servilëve te tyre. Servilët tani kanë mbetur edhe pa të holla, edhe pa poste edhe s’mund të flejnë të qetë nga krimet e kryera gjatë luftës. Ata kanë filluar të tregojnë vetë pa i pytur askush.., për krimet që kanë bërë.., ata dalin para popullit dhe deklarojnë hapur se cilat janë krimet e tyre.., e drejtësia heshtë !
QOFTË I PËRJETSHËM KUJTIMI PËR SMAJLIN E TË GJITHË TË RËNËT PËR LIRINË TONË.
Punuar me 2.04.2010
Weingarten_Gjermani