Faleminderit
Halit Bogaj: Edi Luarasi
E shtune, 03.04.2010, 02:41 PM
Edi Luarasi
Nga Halit Bogaj
Që në moshë të re ka debutuar në skenë. Fillimisht në vitin 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua në vitin 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte ai i Verës në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin . Në 10 vitet e mëpasme, vijnë një sërë rolesh të arrira, nga të cilët veçohen: Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelia tek “Mbreti Lir’’”, Cuca tek “Cuca e maleve’’”, Kristina tek “Fytyrë e dytë’’ etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Më 22 janar 1974 përjashtohet nga Teatri Kombëtar , për arsye politike. Pas rënies së diktaturës rikthehet në skenë në mars të vitit 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në vitin 1995 në dramën “Hekurat’’ dhe më vonë, me sukses edhe në dramat “Cilindri’’ dhe “Streha e të harruarve’’”, etj. Ka interpretuar pak role në kinematografi ngase i ishte ndaluar të merrej me artin skeniko filmik.. Është “Artiste e merituar”.Në librin e Admirina Peçit ‘’ajo është një çapkene e pandreqshme dhe femra e lirë e cila e sfidoi diktaturën e egër të vendit të saj, përkatësisht ishte femra me durimin e një burri’’. Emri i saj i nderuar ishte bërë sinonim i një stoicizmi të paparë e cila priste ditë më të mira kur atdheu do të çlirohej nga terrori i kuq komunisto-stalinist i cili ia zente frymën atdheut të saj.Por shumë vite më vonë erdhi ëndrra e dëshiruar që të binte ai regjim i tmerrshëm. Gjatë jetës së saj plot batica dhe zbatica ajo ka provuar shumë kundërthënie.Në bisedat me miqtë e saj fliste për diktaturën e pashpirtë që nuk e lente vendin të ecte përpara. Por edhe në vitet e sotme tek ajo ndjehet një vullnet i madh për jetë dhe art, sepse ishte dhe mbeti e tillë përgjithmonë. Në një intervistë në’’Panorama’’ajo kishte rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë kurrë më parë, duke shtuar se priste që t’i botohej një libër nga i cili do të mësojmë shumçka mbi jetën e saj dhe kujtimet e mëhershme .Mëtej ajo na rrëfen se donte ta luante një rol çfarë i përkiste karakterit të nënës së saj. Në intervistë pastaj thuhet se ‘’Mënyra se si reagonte me meshkujt ishte mbresëlënëse, duke thënë se nuk i kishte përngjarë fare nënës së saj në këtë drejtim, ngase ajo kishte pasur një disiplinë të tmerrshme precize. Sa i përkiste takimeve me njerëzit ajo e tregon një detaj kur kishte shkuar në Korçë në një Festival kur e kishin njohur edhe shitësit në treg..Ajo kishte qenë kënaqësi e posaçme për të.Nga më njohe- i kishte thënë shitësit të mollëve - nga zëri i ishte përgjigjur ai!13 vjet nuk kisha qenë në Korçë por ajo ishte një ditë shumë e gëzar për mua- thoshte aktorja e madhe Edi Luarasi të cilën edhe shikuesi kosovar e mbanë mend nga filmi’’Ngadhnjim mbi vdekjen’’, që na e përkujtonte sëtepërmi edhe filmin’’Xhemilja algjeriane’’, kur dy heroinat revolucionare keqtrajtohen nga armiqtë e tyre të pashpirtë/Edi nga gjermanët, kurse Xhemilja nga francezët ,gjatë okupimit të Algjerisë/.
Edi Luarasi kishte jetuar 10 vjet në Hungari ku i kishte mësuar edhe disa përvoja të tjera në artin filmor dhe teatror hungarez. Kur e pyesin se si kishte kaluar atje, ajo ishte përgjigjur se atje kishte pasur një jetë të jashtëzakonshme, të qetë, të pastër dhe me plot të mira të ndryshme, por përherë i kishte munguar atdheu i saj i dashur tek i cili i kishte mbetur një copë e madhe e dashurisë. Atje isha e huaj, thotë ajo kurse në atdhe /edhe pa drita, ujë dhe me plehra, gjej dhe krijoj miq të ndryshëm/.Për aktoren tonë të shquar vlejnë ato vargjet e famshme të Naimit/Ti Shqipëri më jep nder/më jep emrin shqiptar/ Zemrën ti ,ma gatove/ me dashuri dhe me zjarr/dhe ato të Çajupit/Ku i duket balta/më e ëmbël se mjalta/Në Shqipëri/në vend të tij/.
Edi dhe Mihal Luarasi
Kur ia kishin burgosur bashkëshortin ajo ishte përmbajtur duke treguar një forcë të brendshme shpirtërore dhe një stoicizëm të paharruar nga Luigj Gurakuqit dhe poezia e tij’’Qëndresa’’, në të cilën poeti ynë i madh thoshte/Në vuajtje dhe mundime/’’Mjer ai që s’qëndron’’/.Unë nuk mund ta paramendoja faktin që fëmijëve të mi ua kishin ndaluar studimin, shprehej aktorja jonë kolosale, por tmerri diktatorial i bënte të gjitha të zezat mbi popullin shqiptar. Në atë gjendje aq të vështirë për familjen e saj, ajo bënte shaka dhe humor, në mënyrë që sado pak t’i harronte brengat e shkaktuara nga diktatura aq e egër e cila kishte zënë rrënjë të tmerrshme në atdheun e saj. Pak nga pak, unë u bëra burrë dhe i durova të gjitha- do të thotë ajo me një rast. Sa u përket spikereve të sotme në televizion ajo shprehet’’Ato të ‘Top Chanellit ‘’janë të mira kurse disa të tjera flasin shpejt dhe sikur të ishin miza në qyp.Nuk u merren vesh fare fjalët dhe mendojnë se duke folur shpejt janë interesante. Neve na interesojnë fjalët e kurrsesi të flasin shpejt.
Se sa i tmerrshëm ishte regjimi, ata në vend se t’i jepnin role për të cilat ishte përcaktuar tërë jetën e saj e përjashtuan, për ta detyruar që të bëhej rrobaqepëse në Teatër! Nga urrejtja që kishte për të Partia, ia kishin caktuar një normë shumë të lartë rrobaqepësie/20 palë brekë në ditë!/.Duke u nisur nga të gjitha katrahurat në të cilat ishte katandisur, ajo kishte fillur ta shkruante librin e jetës së saj kushtuar peripecive të ndryshme nëpër të cilat kishte kaluar.’’Kam dëshirë ta botoj atë libër’’, thoshte Edi Luarasi, duke e treguar një tregim të saj.’’Janë histori që më kanë ndodhur në kohën e diktaturës-thoshte ajo.Njërën prej tyre e kam titulluar’’Mohimi i vetëvetes’’kur isha shumë e dëshpëruar.
Se sa kishte qenë e popullarizuar në atdhe, ajo tregonte se edhe pas shumë vitesh mungese në skenë, njerëzit që nuk e kishin parë një kohë të gjatë e kishin mbajtur në mend.Dhe për të qenë kurioziteti më i madh, shprehet pastaj ajo, një ditë kur shkova në det erdhi një djalë i ri dhe më tha’’Çka e ke ti Edi Luarasin?’’. Ah po, po më ngatërrojnë shumë veta me të por nuk e njoh, i thashë./ Një ditë erdhi me fotografi në dorë nga filmi ‘’Ngadhnjim mbi vdekjen’’, duke më thënë ‘’Pse më gënjen, sepse ti je Edi Luarasi’’..Unë i thashë atij që të më linte të qetë por ai ma ktheu se unë e kisha luajtur në film hallën e tij Persefoni Kokëdhimën.Ne në shtëpi të kemi idhull dhe babai im të fton për drekë- ma tha ai.Ai nuk e dinte historinë time që nuk guxoja të shkoja tek ai por, gjatë qëndrimit tim në det, çdo ditë më sillte kumbulla, dardha dhe pjeshka.Ndoshta e mori vesh më vonë si qëndronte puna dhe kur shkova, më përcolli deri te autobusi, duke më thënë: ‘’Do t’i mungosh shumë fshatit tonë’’.Pastaj aktorja e madhe shton: Rrallëherë jam prekur aq tepër si në atë rast dhe pikërisht aty e kam kuptuar se sa shumë e kisha mohuar vetëveten.