E enjte, 28.03.2024, 09:26 PM (GMT)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Bajram Curri Student i Unversitetit të Maleve të Shqipërisë

E premte, 02.04.2010, 08:59 PM


Bajram Curri Student i Unversitetit të Maleve të Shqipërisë

 

/Tek len dielli e praron hana, Bajram Curr-o ma nuk ban ma nana!/

 

Nga Jahë Sadrija

 

Heroi i Popullit, Bajram Curri u lind  ne vitin 1862 në rrugët e Prizrenit. Është figura më interesante e popullit shiptar në luftrat e tij të çerekut të parë të shek.xx. , edhe pse e donte dhe e çmonte arsimin e shkollën, në jetën e vet 63 vjeçare i besoi më tepër kobures sesa librit. Me letrat i takoi të merrej fort rrallë, sa për të vënë ndonjë vulë. Po vulën më të bukur e më vlerë e vuri me pushkë. Që nga viti 1908, deri ditën kur mbylli sytë, më 29 mars 1925, mori pjesë me armë në dorë, thuajse në gjithë betejat që bëri populli ynë në Veri të vendit.

Ishte njëri prej organizatorëve të Lidhjes së Pejës, më 1899-1900, si dhe prijës i Mbledhjes së Ferizajt, në vitin 1908. B.Curri ndimoi Kryengritjen e Mbishkodres, të vitit 1911 e luftoi kundër turqëve në Qafë të Morinës. Ne Qafen e Prushit theu e çarmatosi, me shokë, forcat turke, duke çliruar Shkupin më1912. Po këtë vit mbron në Kosovë shtetin e ri nga ambicjet e shovonistëve fqinj.

Pas shpalljes së pavarsisë lufton në Plavë e Guci kunder Krajl Nikollës së Malit të  Zi, e në shtator 1913, vihet në radhët e para të luftës kundër serbëve në Dibër. Kundërshtar i vendosur i esatistëve e pro Vidit më 1914, shkon në Shkoder më 1915, ku qenë grumbulluar shumë patriotë të tjerë shqiptarë.

Okupimi austriak e gjen në Gjakovë nën mbikqyrjen e tyre, e në fillim të vitit 1918 shkon në Vjenë, ku mbahet si i internuar. Kthehet në Shqipëri më 1920. Në qeverinë që doli prej Kongresit të Lushnjes më 1920, B.Curri caktohet ministër pa portofol e komandant i përgjithshëm i gjandarmërisë.

Atakohet me Zogun kur ai vihet në mbrojtje të bejlërve, që ai i burgos në Prezë, e indinjohet, sidomos, kur Ahmet Zogu i jep motrën për grua njeriut më të besuar të kryministrit serb, Pashiqit-Ceno bej Kryeziut.

Nga viti 1922 deri në qershor 1924 B.Curri lufton në ilegalitet kundër organeve zogiste.Mori pjesë në lëvizjen e Marsit 1922, kundër Zogut e reaksionit. Bashkpunoi me çetën e njohur të Azem e Shote Galicës dhe në dhjetor 1923 bën që në afro 63 bajraqe të Shqipërisë së veriut të rrëzohet paria e vendit e te zëvendsohen nga populli me antizogistë e partizan të Bajram Currit.

Në Revulicionin e Qershorit, në krye të forcave demokratike, shpartalloi repartet zogiste në Krumë, niset dret Lumës, Selitës, Matit e djeg shtëpitë e Muharrem Bajraktarit e Xhelal Pashë Zogut, në udhë e sipër.

Bajram Curri ka qënë gjithnjë mes shokësh e miqsh që e ruanin kudo e nga kushdo. Hysen Bajram Vokshi u ngri e vdiq në Majën  e Hekurave, mbi dëborë, për të mbrojtur Bajram Currin në momentet më kritike të jetës.

Ai vlërsoi shkollën e arsimit shqip. Ishte Kryetar nderi i Klubit shqiptarë të Shkupit, që u solidarizua me Kongresin e Manastirit për alfabetin, ndërsa më 1924 e zgjodhën kryetar nderi të Kongresit Arsimor Kombëtar, që u mbajt në Tiranë .

B.Curri hapi shkolla në Kosovë, në bashkëpunim  me patriot të tjerë dhe dergoi student në normalen e Elbasanit, si bëri dhe Hasan Prishtina.Vitin e parë Normalja pati 140 student, nga të cillet 70 ishin nga Kosova.

Në dhjetorin e vitit 1924 B.Curri nuk u arratis, siç bënë shumica e kundështarëve të Zogut, por luftoi deri në fund,  vritet në Dragobi e mbetet Hero i Maleve. U vra si ishin vrarë e varur shokët e tij të ngushtë si : Gjelosh Rama, Shpend Haliti, Abdyl Kuçi, Mehmet Syla, Hysen Bajrami, Halus Thaçi, Asllan Curri, Rexhep Preza e plot të tjerë.

Më pas dora e Zogut do të vriste edhe Gurakuqin, si pati vrarë Avni Rrustemin, do ta vriste Salih Ceken e trimin e rrallë te Skarparit Riza Cerova, bashkë me shokët e tij besnikë Myrteza Cerova e Ramiz Spathra, për të arritur tek Hekuran Maneku dhe 11 xhandarët e nënoficirët e Fierit.

Bajram Curri dhe Heroi i Shkodrës e Shqipërisë, Luigj Gurakuqi, patën fat, se patën shok e mik për kokë mjeshtrin e gjuhës shqipe, Fan Stilian Nolin.Letërsia shqipe s’ka elegji më të ndjera se ato që shkroi me gjak zemre e duf shpirti për dy heronjtë..

Por portreti burrëror i këtij personaliteti të spikatur të historisë sonë mbarë shqiptare, nuk do të ishte i plotë po të mos përmendim ç’bëri ai për arsimin në vitet e vështira.

Vërtet nuk mësoi dot në shkollë, se në fëmijërinë e tij Gjakova s’kishte shkollë, veq një medresje. Po shtëpin e tij, pas vitit 1892, e bëri vatër ku mblidhëshin e mësonin shqipen djemtë e rinj e burrat me mustaqe. Kjo shtëpi u dogj nga armiqtë e shqipes disa herë.

Bajram Curri bëri thirrje popullit të grumbulloi të holla për ndërtimin e shkollës tek Ura e Tabakut, në hyrje të Gjakovës. Por turqit s’lejuan të ndërtohej shkolla e gurët e saj i hodhën në lumë. Vite më pas, shkolla që u hap në Gjakovë qe dëshmi  e ndihmës së B.Currit.

Në vitin 1924, përveq rolit të padiskutushëm në kongresin arsimor, ai pati të drejtën të propozonte në kabinetin e Nolit ministrin e arsimit, të mirënjohurin Hasan Prishtina. Xhuvani,J.Minga, A.Gashi etj , gjatë kohës së kongresit të gushtit 1924, B.Curri e kishin mes tyre. Ai përshendeti kongresin.

Drejtori i konviktit “Kosova”, Ibrahim Fehmiu, i kërkonte B.Currit të ndërhynte, “se djemtë e shkollës kanë mbetur pa bukë”. Dhe ata ishin atje me gjysmë burse me ndihmen e B.Currit.

S’do të mjaftonte vetëm kaq për të parë se ç’ka bërë për arsimin mbarëkombëtar, edhe pse vetë pati mbaruar vetëm” UNIVERSITETIN E MALEVE TË SHQIPËRISË”

Edhe sot me krenari emrin e Heroit të Popullit, Bajram Curri, e mbajnë qytete, fakultete, istitucione, rrugë e sheshe, si në Shqipëri  ashtu edhe në Kosovë.

Lavdi Heroizmit dhe punës së Bajram Currit !

 



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora