E shtune, 27.04.2024, 04:32 PM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Dëshmori Mehmet Ejupi ra në vitin e kthesës së madhe

E diele, 28.03.2010, 09:58 PM


Në 21 vjetorin e rënies  së dëshmorit Mehmet Ejupi

 

DËSHMORI MEHMET EJUPI RA NË VITIN E KTHESËS SË MADHE 

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në 21 vjetorin e rënies heroike në demonstratën e vitit 1989 në Besianë është përkujtuar  jeta dhe vepra e demonstruesit dëshmorë, Mehmet Ejupi (1965-1987). Ai ishte vrarë nga pjesëtarët e njësive speciale të policisë së ish-Federatës Jugosllave .Në këtë përvjetor në vendin e rënies në Besianë, te Parku i Paqes" Manchester" u bë zbulimi i lapidarit të dëshmorit Mehmet Ejupi nga Sekiraça. Zbulimin e lapidarit e bënë simboli i rezistencës Adem Demaçi dhe familjarë të dëshmorëve. Në këtë ceremoni u tha se viti 1989 shënohet në historinë më të re të Kosovës si një vit i kthesës më të madhe. Viti i dhembjes dhe krenarisë si vazhdim i rrugës së trasuar shumë vite më parë nga dëshmorët dhe heronjtë e kombit. Këtë vit rinia llapjane si edhe në meset tjera të Kosovës organizoi demonstrata të mëdha për liri e barazi. Atëherë dikush mendoi se me vrasjen e Mehmet Ejupit do të shuhet kjo rrugë por jo,demonstratat sa vinin e masivizoheshin edhe më shumë. Duke folur pra të pranishmëve Adem Demaçi ndër tjera tha se edhe ne nëse duam që të kemi më pak kriminel,më pak hilegji e dallaveraxhi,duhet ti mësojmë gjeneratat tona të reja dhe vetveten që të udhëhiqemi nga kriteri i atdheut dhe kombit. Prandaj këso manifestimesh duhet të vazhdojmë e ti bëjmë gjithnjë e më të shpeshta. Nga këto mërziten vetëm ata që duan ta mbulojnë të kaluarën tonë heroike .U mërzitën ata që duan të bëjnë dallavere në kurriz të popullit të vetë. Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së foli Xhevdet Maqastena. Në shënimin e 21 vjetorit të  rënies së dëshmorit Mehmet Ejupi  u përkujtua viti në të cilin anë e këndë Kosovës nga Podujeva e deri në Zhur pati të rënë për liri dhe demokraci.Viti 1989 ishte vit i vlerave të mëdha që nisën një vit më herët por ishte edhe viti kur me pushkë në dorë ranë dëshmorët Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ali Ajejti…Ishte vit kur shumë vet u vranë dhe një ditë më vonë u izoluan 400 intelektual në burgjet serbe. Viti 1989 cilësohet si vit i kthesave të mëdha por edhe vit i  një politike shfarosëse që kishte nisur kaherë me dëbimin e shqiptarëve që nga Toplica dhe me synim për të vazhduar me Kosovën por që për fat të keq të kreatorëve u ndalua në saje të qëndresës së të rinjve shqiptarë të organizuar në UÇK dhe miqve tanë. Asokohe në vitet e 80-ta, të jesh demonstrues do të thoshte që të jesh i gatshëm të sakrifikohesh për liri dhe për Kosovën ashtu si u sakrifikuan shumë dëshmorë në mesin e të cilëve ishte edhe Mehmet Ejupi. Ai u vra në mënyrë tinëzare,në demonstratat e marsit 1989 të njohura për ne por edhe për botën ku u mbrojtën edhe ato pak të drejta që i gëzonin shqiptarët në,ish-Jugosllavinë e Titos. Në këtë përvjetor u bënë homazhe dhe u vendosën edhe kurora lulesh nga familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së,përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetarë tjerë tek varri i dëshmorit në Sekiraqë të Besianës .



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora