E merkure, 24.04.2024, 07:59 AM (GMT+1)

Faleminderit

Neki Lulaj: Trimave të Kosharës

E enjte, 08.04.2010, 09:25 PM


Neki Lulaj

 

TRIMAVE  TË KOSHARËS

 

 (Kushtuar Sali Çekut,Agim Ramadanit,Xhemail Fetahut dhe Luftëtarëve të Kosharës me rastin e 9 prillit1999 kur e thyen kufirin shqiptaro-shqiptar)

 

Atyre që,

me trimat dhe ushtaret e lirisë,

kanë ndezë pushkët e trimërisë

fyta-fytë me bijtë e sllavisë

në Koshare ngadhnjejë drejtësia

humbën sllavët, ju humbi ushtria

triumfoi UÇK-ja

faqe të re shkroi  Historia

u bashkuan Kosova e Shqipëria.

 

Në Kaçanik,Llap, e Bajgorë

në,Dukagjin, Mitrovicë e Tetovë

shkëndijë(shprese )gëzimi lajmi u pritë.

Presheva,Bujanovci, Medvegja

 Çamëria, Manastiri,dhe Shqipëria,

ishin ngritur në këmbë nga ky sihariq,

të gjithë dëshmorët dhe heronjtë ,

u zgjuan nga varret

po bënin dasëm e hedhin valle

hedhin vallën e lirisë

për fitorën kundër sllavisë.

 që i mundëm klyshët e Serbisë

 

 

HERONJVE TË KOSHARËS

 

(Poezi kushtuar komandantëve Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit)

 

Zë gëzimi,

pushkë vrastare

mes dy maleve,

u bashkuan

trojët shqiptare.

 

Ushton bjeshka,

krisma pushkësh,

do t´ia marrim,

Shpirtin bushtrës.

mes dy maleve

 u dha kushtrimi

komandojnë,Salihu dhe Agimi.

 

Do ti bashkojmë

 trojët e shqipeve,

luftojnë trimat për atdhe

për ideale dhe UÇK-në.

 

Loke madhja

ka ndezë zjarrin,

ua ka përgaditë

trimave “konakun”

 

Shumë u  gëzua,

gjyshi ,plaku,burri,

rinija, foshnja e fëmija

u gëzua,

gjyshja,nanë plaka e nusëria,

vajza, çupëza dhe çilimia,

fortë u gëzua shkëmbi e druri,

mu atë ditë që u rrëzua guri

dhe në Koshare,

valoi flamuri.

Bën dasëm gjithë trojet shqiptare

për këtë fitore të madhe.



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora