E premte, 13.12.2024, 12:30 AM (GMT)

Faleminderit

Shefik Sadiku: 11 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit, Ramadan Kastrati

E shtune, 17.04.2010, 09:00 PM


11 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit,

 

RAMADAN KASTRATI

(18.04.1958  -  18.04.1999)

 

Nga SHEFIK SADIKU

 

Të veçantë janë ata  të cilët Lindin dhe bien në të njëjtën datë !Ky fenomen i rrallë ishte edhe te Ramadan Kastrati ,u lindë më 18.04.1958 në fshatin Karaçevë e Epërme Komuna e Kamenicës,rrjedhë prej një familje me gjendje të rëndë ekonomike sikur shumë familje Shqiptare,shkollën fillore ciklin e ulët e mbaroi në fshatin e Lindjes  ,kurse ciklin e lartë në fshatin Muhoc,Komuna e Bujanocit.Ishte nxënës i zgjuar ,prandaj, rastësisht nuk thuhet se: ...Nxënësit e zgjuar vështirë kanë me gëzuar jetën “...Në pamundësi me e financuar familja për ta shkolluar,sepse shpenzimet ishin të larta,atëherë Dajallarët e tij ia sigurojnë banesën dhe u regjistrua në Shkollën e mesme në Gjimnaz të Prishtinës në vitin shkollor 1973/74 të cilin e mbaroi me sukses në vitin 1976/77 .Mirëpo, tash nuk është ai djaloshi me shëndet të dobët por,mori rrugën e pjekurisë dhe rritës së hovshme ,filloi të fitoj jo vetëm dituri për nota shkollore dhe profesion të një Gjimnazisti,njëkohësisht edhe të pajisej me njohuri themelore të Çështjes kombëtare dhe të Atdheut që ishin të pa zgjidhura...shoqërohej me të gjithë shokët e klasës gjatë shkollës së mesme ,po edhe me të tjerë.Kur e mbaroi Maturën tamam doli një gjimnazist i cili i kuptonte jo vetëm problemet shoqërore,ekonomike-sociale,por edhe problemet POLITIKE !Pikërisht në periudhën kur ishte nxënës i Gjimnazit në vitin 1973 bëhej shumë zhurmë politike për AUTONOMINË e Kosovës nga zyrtarët që me të vërtetë kishte një rëndësi politike sepse gjeri në atë Kohë Kosova nën sundimin titist në Federatën Jugosllave e gëzonte një “Autonomi KULTURORE”.

Ndërkaq, populli nuk pajtohej me një Autonomi politike gjysmake edhe pse Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 u avansua në RSFJ si Krahinë Autonome socialiste e Kosovës,si dhe e gëzonte edhe vet Kushtetutën si njësi Konstituive në rrafshin Politik dhe Juridik në Jugosllavi.Pikërisht në këtë kohë Ramadani, vendosi që kur të vjen koha me u regjistruar në Fakultet do ta regjistroj JURIDIKUN,apo Fakultetin e drejtësisë si i thoshin në atë kohë.Ramadani shoqërohej edhe me shokë të tjerë sidomos me ata të cilët kishin një tradite familjare me ndjenja Kombëtare,sepse Popullit Shqiptarë i mungonte Liria...

Pasi banonte te Dajët e tij i kishte në gjeneratë Haki Laknën dhe Avdi Laknën ,të cilët po ashtu kishin orientim politik kombëtarë ,gjithashtu i kishte edhe .Kushërinj(prej Nëne) nga Priboci ( duke jetuar në Gjilan ),të cilët këndonin  Këngë Patriotike ,Vëllezërit Sadiku si: Ramadani,Xhevati,Shabiu,Reshati besa Arsimtari Emin e tj...Ramadan Kastrati gjatë viteve të ’70-ta, i kishte në kaseta të gjitha këngët patriotike të cilat ishin të ndaluara prej komunistëve dhe UDB-së së Jugosllavisë...E donte artin muzikor dhe i këndonte këngët me karakter kombëtar si për:Gjergj Kastriotin,Ali pashë Tepelenën,Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Abdylin Frashërin,Sulejman Vokshin,Ymer Prizrenin,Haxhi Zekën Ali pash Gucinë,Jakup Ferrin,Bajo e Çerqiz Topulli,Ismail Qemajlin,Idriz Seferin,Isa Boletinin,Bajram Currin,Hasan Prishtinën,Ded Gjon Lulin,Azem e Shote Galicën,këngën e FLAMURFIT,Ahmet Delisë,Zhujë Selmanit e shumë të tjera... Gjatë vijimit të shkollës së mesme do të lexoj shumë Romane sa që Lahutën e Malësisë  do ta mësoj përmendsh,sepse vështirë ka qenë me e siguruar për ta lexuar ,sot ndoshta i duket shumëkujt absurde leximi i Gazetave të ndaluara,Romaneve të ndaluar,Historisë Kombëtare të ndaluar,por atëherë,vetëm ata të cilët kishin ndjenjën kombëtare pajiseshin me te,dhe shkonin tepër larg për ta siguruar një libër për LEXIM,këto në Prishtinë dhe në qytete ku kishte Fakultete dhe shkolla të Larta gjendeshin për lexim...

Ramadani do të ketë simpati për gjithë brezat që kishin guximin dhe i kundërviheshin politikës Jugosllavo-serbe,sidomos për LËVIZJEN NACIONAL DAMOKRATIKE SHQIPTAREdhe për LËVIZJET TJERA të cilave u prinin:Metush Krasniqi ,Adem Demaçi,Rexhep Malë,Isa Kastrati dhe shumë të tjerë...

Gjatë viteve të ’70-ta ishte një zgjim i Rinisë sonë,kjo të bënte mu gëzuar sepse po të dominonte ndjenja e zhvillimit sipas platformës politike jugosllave kishte rrezik me ardhur gjeri te asimilimi i brezave të ardhshëm me u shkrire në një ‘komb’jugosllavë!Kjo dukuri filloi të luftohej nga gjenerata e Ramadanit me të madhe sidomos gjatë periudhës ’78 e këndej .Në vitin shkollor 1977/78 Ramadanit iu realizua një ëndërr e kahershme,u regjistrua në Fakultetin Juridik në Univerzitetin e Kosovës në Prishtinë.Drejtësinë e donte shumë por,gjatë studimeve e kuptoi se nuk paska rëndësi të veçantë drejtësia në robëri ...Ramadani shtonte: ...drejtësia jugosllave është identike me errësirën e natës ,së cilës a mund ti thuhet dritë ! edhe pse nata është pjesë e ditës, S’ka drejtësi në Jugosllavi pa Lirinë e popullit Shqiptarë...

Padrejtësitë ai që i shihte shqip,dhe kuptonte shqip ,i shihte në çdo hap, në çdo sektor shoqëror e publik,në Ekonomi, punësim,shëndetësi,administratë civile e sidomos në Kulturë ,sport e tj...

Kështu arritëm në vitin 1981,Ramadani ishte student i vitit të katërt në Fakultetin Juridik në Prishtinë.Demonstratat e 11 marsit 1981 i përjetoi si shumë të rinj të tjerë,sepse krahas kërkesës për kushte më të mira ekonomike-sociale të Rinisë Shqiptare sidomos studentëve,ishte i bindur se ky brez do të ketë përkrahjen e klasës Punëtore dhe popullit shqiptarë edhe për Kërkesa politike dhe avancim juridik të Kosovës thoshte Ramadani,ne mezi kemi pritur që të ngrihej dikush se nuk do të na mungoj solidarizimi...

Edhe Lëvizja ilegale doli në sipërfaqe me prijësin e saj Hidajet Hysenin etj...

Një punëtor i cili u mbante fjalim Demonstruesve shoqëruar me dy të tjerë në bli afër Komitetit Krahinor sa mbahej Demonstrata  nuk do të harrohet kurrë thoshte Ramadani! (fjala ishte pra për Hidajet Hysenin, Gani Krasniqin dhe Hamdi Hajdinin)...

Provokimet e komunistve jugosllavë nuk kishin të sosur,Sidomos krerët e komunistve të Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës,por edhe komunistët e vegjël e ngritën kokën lartë,megjithatë Studentët e Univerzitetit të Kosovës u ngritën në DEMONSTRATË POPULLORE më 26.03.1981 dhe me 1 e 2 prill ,krahas kërkesave Ekonomike-sociale e politike kërkonin edhe avancimin e Kosovës në Republikë me kusht që të barazohet KOMBI SHQIPTARË në jugosllavi me kombet dhe Republikat tjera.Kjo ishte kërkesa me kompromis të dhembshëm politik ,konstatonte Ramadani...në të kundërtën Kosova duhej ti Bashkangjitej shqipërisë sepse dhunshëm e kanë ndarë fuqitë e mëdha,dominonte mendimi politik se nëse nuk i njihet Statusi i Republikës Kosovës ne kemi me i përdorur të gjitha mjetet e mundshme për me u bashkuar me Shqipërinë...

Ramadani është aktivë në demonstratat e mars – prillit të vitit 1981 i cili së bashku me shokun e tij Sahit Sahitin ( student i Fakultetit të Mjekësisë ) nga Bujanoci do ta bartin parullën UNITETI me të cilën e ftonin popullin që të jetë unik në jetësimin e kërkesës sublime për Liri të popullit Shqiptarë dhe avancimin e Krahinës Autonome të Kosovës në REPUBLIKË ! Pas demonstratave Udhëheqja politike e Kosovës i zbatoi urdhrat e zotërinjve nga Beogradi për ti dënuar Kërkesat e studentëve dhe filluan ti ndjekin dhe ti arrestojnë masivisht studentët,qytetarët ,punëtorët,profesorët Rininë shkollore në gjithë Kosovën ,në vend që të ngrihen dhe ta qojnë në vend kërkesën gjithë popullore për REPUBLIKËn e Kosovës ,ata ua hapën dyert e burgjeve edhe pse Kosova ishte një burg i tipit të hapur! Për habi Ramadani shpëtoi pa u arrestuar edhe pse ndjenjën e një të burgosuri e kishte,mirëpo ,studentëve të cilët ishin të Organizuar u kumbonte Kushtrimi i METUSH KRASNIQIT, i cili fliste nga burgu...” sa të mundeni qëndroni jashtë burgjeve se kontributi i juaj është shumë më i vlefshëm jashtë burgu,për derisa nuk ju arrestojnë me dhunë”...

Shumë të Rinj u arrestua nga UDB-ja jugosllave,në radhët e së cilës kishte edhe shqiptarë,ishte një shqetësim edhe për Ramadanin,por duhet të punonin aq sa mundeshin sipas porosisë së të madhit Metush.

Një taktikë e politikës zyrtare jugosllave ishte që pos atyre që do të arrestohen,një pjesë të tyre duhet me e dërguar në Armatën popullore të Jugosllavisë me kusht që të zvogëlohet numri i të rinjve shqiptarë sepse janë bërë shumë,pikërisht ,kjo strategji e kapi edhe Ramadan Kastratin të cilin e dërguan në shërbim ushtarak më 28 Qershor 1982 në Sllovenska Bistricë të Sllovenisë !

Ramadani do të ballafaqohet me padrejtësi të shumta si ushtar,megjithatë i përballoi,të gjitha .U informua se edhe në armatën jugosllave ka padrejtësi të shumta ,besa e ka ditur se edhe në kazermën  ku ai shërbente kishin arrestuar shumë ushtarë dhe kishin dënuar me dënime kapitale ,prej 60 ditë e gjeri në 5 vite ( autorin e këtij shkrimi),këto dënime ua kanë shqiptuar në Gjyqin Ushtarak të Lubjanës, Ndërkaq në disa kazerma të tjera të sllovenisë i kanë arrestuar shumë ushtarë shqiptarë të cilët i kishin dënuar edhe me 15 vite burg efektiv,në gjyqin ushtarak të Lubjanës,Kanë dënuar me qindra të rinj ushtarë shqiptarë,ç’është më e keqja edhe shumë prej tyre i kanë kthyer në familjet e tyre në arkivole...

Ramadani tashmë ishte i përgatitur edhe në aspektin profesional,si jurist e tejkaloi edhe këtë pengesë ,dhe po në fund të qershorit të vitit 1983 u lirua nga shërbimi ushtarak dhe erdhi në shtëpi.

Edhe pse erdhi në shtëpi nga armata jugosllave,edhe pse ishte jurist i diplomuar,nuk mundi me e përmirësuar mirëqenien ekonomike dhe sociale të familjes,nuk e lejuan qe të punësohej sepse komunistet jugosllavë i kishin hapur sytë dhe veshët dhe nuk lejonin IRREDENTISTËT që të punësohen!

Situata politike kishte ndërruar në dy drejtime brenda kësaj periudhe sa mungonte nga kosova Ramadani:në njërin drejtim kishin arrestuar shumë të rinj ,e kishin dëmtuar Lëvizjen për çlirim kombëtar,dhe drejtimi tjetër ishin ringjallur ambiciet politike në radhët e komunistëve jugosllavë ( shqipfolës) se do të triumfojnë karshi Irredentizmit...

Burgosjet e kishin efektin politik sepse sa më shumë të rritej numri i tyre aq më mirë ishte se pa u bërë keq nuk mund të bëhet mire...

Në vitin 1987 do të punësohet si sekretar në Kooperativën bujqësore në Kamenicë e  më vonë transferohet në Hogosht.

Në fillim të vitit 1988 apetitet e politikës zyrtare Serbe të përkrahur nga politika zyrtare e federatës së jugosllavisë u rritën ,për ta pushtuar Kosovën,dhe për t’ia suprimuar atë pak “AUTONOMI” të cilën e kishte formale ,sepse Beogradi zyrtar nuk i pyeste politikanët “autonom” të Kosovës të vepronin politikisht dhe juridikisht në Kosovë,por vetëm sa iu lejonte hapësirë shovinizmi i Serbisë !Kështu doli në skenën e Çetnikëve të Serbisë Sllobodan Millosheviqi,me ambicie të hapur për pushtimin e Kosovës,po në këtë kohë Serbia kërkoi ta ndërrojë pozitën kushtetuese të saj duke e themeluar një komision për ndryshimin e Amendamenteve kushtetuese ,në federatën jugosllave dhe në Krahinat autonome të Kosovës dhe të Vojvodinës,sidomos Kosova ishte në shënjestër sepse Vojvodinën e kishin popullzuar dhunshëm me elementin serb,dhe më lehtë e kishin për ta pushtuar .Në anën tjetër Lëvizja për Çlirim Kombëtar e kishte të qartë se do të ballafaqohemi me të gjitha krizat e mundshme ...por komisionet politike të cilat i kishte themeluar politika zyrtare edhe në radhët e autonomistëve në Kosovë edhe më tej i besonin mashtrimit të lidhjes Komuniste të Jugosllavisë,se me ndryshimet e amendamenteve të Kushtetutës së vitit 1974 nuk do të preket baza e kësaj Kushtetute ? Ky ishte absurdi dhe filluan me një propagandë të këtillë të dalin nëpër kolektive të fabrikave,kooperativave bujqësore,nëpër fshatra,shkolla dhe, administratës publike ! Këto mashtrime politike të karakterit juridik i ndanë me një anë serbet vendor dhe Politikanët servil dhe Shqiptarët të cilët kishin përgjegjësi më të vogël politike me një anë dhe popullatën shqiptare të cilët e mbronin Kushtetutën e vitit 1974 me çdo çmim,si dhe u rritë kërkesa për avancimin e Kosovës në Republikë.Mbi 90%e juristëve në Kosovë u ndanë nga politika zyrtare për ndërrimin e amendamenteve kushtetuese gjithashtu këta kërkonin prej popullatës që ta mbrojmë kushtetutën ekzistuese dhe si kundër përgjigje të serbëve ta kërkojmë Republikën  ...

Ramadani në mes tjerash para punëtorëve të Kooperativës bujqësore në Kamenicë deklaron:...I dëgjuam këta zotërinj se me ndryshimet e amendamenteve kushtetuese Kosova nuk e humb autonominë,nga aspekti politik ashtu është kurse në aspektin juridik nëse e zbërthejmë këtë mendim konstatojmë se Kosova zhveshët nga kompetenca kushtetuese,sepse në të kundërtën pasi nuk po humbka asgjë atëherë përse ti hyjmë një procesi të panevojshëm për ndryshime dhe çka kuptojmë me këto ndryshime?sipas këtyre komisioneve të cilët i kanë dhënë vetit komoditet dhe të na bindin se nuk e humbë Kosova autonominë me këto ndryshime un,iu them se Kosova nuk do ta ketë as autonominë kulturore të cilën e ka pasur me ligjet e vitit 1966 dhe kanë me na kthyer shumë mbrapa,ne, si jurist se e kemi mbaruar të njëjtin fakultet sikurse edhe këta, e hedhim poshtë këtë mendim dhe kërkese politiko juridike të shovinizmit serb të cilët kërkojnë suprimimin e autonomisë dhe pushtimin klasik të Kosovës,përse kërkojnë kolegët tanë të nacionalitetit serb të mos barazohemi edhe ne me Republikat tjera ,por të na i mohojnë edhe këto pak të drejta që na i garanton kushtetuta e vitit 1974 ?... Këso deklarime sikur Ramadani ka pasur edhe në kolektiva të tjerë an e këndë Kosovës...Kur bisedonte me bashkëqytetarë Ramadani e shpjegonte se nëse e lejojmë suprimimin e autonomisë ,atëherë nuk na mbetet vend në Kosovë,mund ti kënaqin apetitet shoviniste serbët por ,populli i jonë nuk pajtohet me ta dhe nuk përjashtohen edhe përleshjet fizike,sepse ata mendojnë se janë në vitin 1981 kur mbi 90% të komunistëve të Kosovës i kanë pasur kah veti,e sot, janë vetëdijesuar këta të shkretë se edhe këta kanë me i hedhur si lecka të pa vlerë,jashtë radhëve të serbëve ( kupto komunistëve jugosllavë )...

Politika në Kosovë mori rrjedha krejt tjera në vitin 1988,sepse shoveno – fashistët serb u ngritën në këmbë ,me çdo kusht kërkonin pushtimin klasik të Kosovës se edhe ashtu ishte e pushtuar prej tyre dhe hyzmeqarëve nga radhët e shqiptarëve...Politika zyrtare e Jugosllavisë erdhi pikërisht në Fushëkosovë me e ekspozuar fuqinë policore-ushtarake të tyre,për ta festuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës të cilën e kanë humbur popujt e Ballkanit në luftë me Osmanllinjët, pikërisht më 28.06.1389. Kësaj fuqie policore-ushtarake i printe Kryetari i RSFJ-së Janez Dërnovshqek, i cili haptas e përkrahte Kriminelin e ardhshëm Sllobodan Millosheviqin, me performancën e tij politike i grumbulloi me qindra mija serb...në fjalimin e tij në Gazimestan, i siguronte serbet se Kosova është tokë serbe,Se Kosova është djepi i serbisë,se kosovën nuk do ta lëshojë udhëheqja e serbisë për kurrfarë çmimi e tjerë...Zgjimi i shovinizmit serb iu  dha me nënkuptuar jo vetëm politikanëve të Kosovës por edhe atyre të Jugosllavisë se nuk do ta kenë lehtë me ta sepse kjo politikë burimin e kishte në Moske,nga Rusia shoviniste e cila ishte edhe më tej superfuqi politike dhe ushtarake...Populli shqiptarë në jugosllavi e kishte të qartë se nuk ka çka me humbur më tepër sepse edhe ashtu nuk ka qenë kurrë i lirë në federatën jugosllave,dhe duhej me vazhduar përgatitjet e mëtejme të rezistencës kundër shovinistëve jugosllav,me theks të veçantë  kundër atyre serb...

Vlen me theksuar Marshimin e Minatorëve të Trepçës në drejtim të Prishtinës dhe klasës punëtore që solidarizoheshin me minatorët më 15.11.1988.Pas dy  ditëve ( më 17.11.1988 ) u nisën edhe prej Anamoravës shumë qytetarë dhe punëtorë në drejtim të Prishtinës me iu bashkangjitur Minatorëve në mbrojtje të Autonomisë se Kosovës, udhëheqja politike e Kosovës nuk i lejonte Autobusët dhe mjetet tjera publike me i bartur Qytetarët të cilët u nisën në drejtim të Prishtinës,megjithatë, vullneti i madh i tyre ,e filluan marshimin në këmbë,Edhe Ramadan Kastrati ishte në kolonën e pafund të Qytetarëve të Anamoravës,edhe pse binte shi ,nuk i pengonte ,por ,as milicia nuk mundi ti ndal dhe kah ora 17 e mbrëmjes arritën ne Prishtinë, nga të gjitha anët e Kosovës pati qytetarë dhe i vendosën në stadiumin e qytetit para të cilëve u paraqitën strukturat politike të kohës të cilët i siguronin se nuk do ta lejojnë suprimimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974...

Dominonte qëndrimi politik në radhët e Shqiptarëve se”nëse heshtet çështja e kushtetutës, atëherë do të na dëbojnë krejt nga Kosova, mjerisht, klasa politike nuk ishte e zonja të sakrifikoj asnjë post politik e lëre më të mbroj Kushtetutën”...Më vonë Azem Vllasi me disa komunist tjerë jugosllavë në radhët e Shqiptarëve e keqpërdorën marshimin e minatorëve dhe të klasës punëtore drejt Prishtinës duke menduar se shkuan ti mbronin Postet e tyre Politike e jo Kushtetutshmërinë e Kosovës ,ky ishte paradoxi i këtyre palaçove politikan të cilët e identifikonin veten me Kushtetutën ! ...

Tërbimi i shovinistëve serb nuk kishte të ndalur,pasi që e morën nën kontroll ushtrinë jugosllave ( si duket nuk e kishin më herët )Borisllav Joviqi u bë Kryetar i RSFj-së Sllobodan Millosheviqi Kryetar i Serbisë,Velko Kadijeviqi Ministër i Mbrojtes,u siguruan politikisht edhe prej fuqive të mëdha se mund të bëni çka të doni brenda RSFJ-së,vetëm ruani”sovranitetin e saj” ,sepse ishte një vlim politik në shtetet e Evropës juglindore dhe perestrojka e Gorbaqovit mori hov në kuptimin e Liberalizimit politik,Pakti i Varshavës ishte në Krizë politike,atëherë nuk kishin kohë të merreshin me Çështjen e Kosovës fuqitë perëndimore, sepse interesat politike ishin më të mëdha në përkrahjen politike të Jugosllavisë...

...Hyrja e Minatorëve të Trepçës në zgafelle ( 20 – 28 .02.1989 ) dhe Minatorëve të minierave të Kosovës ,solidarizimi i klasës punëtore dhe studentëve dhe i tërë popullit shqiptarë me ta, bëri jehonë të madhe jo vetëm në jugosllavi por,edhe në mbarë opinionin botërorë!Kërkesat politike të minatorëve ishin po ato të mëhershmet .Vëmendja e gjithë qytetarëve të Kosovës ishte sidomos te minatorët e Trepçës sepse ata ishin në horizontin e tetë të nëntokës,edhe Ramadani  me shokët e tij të punës u solidarizuan dhe e hartuan një telegram solidarizimi me ta ...

...Kërkesat e minatorëve jo që nuk u plotësuan por e rënduan edhe më tej situatën politike në Kosovë,sidomos pas arrestimit të udhëheqjes së minierës së Trepçës ,kështu që regjimi serb sipas skenarit politik ia arriti që me 23 .03.1989 “gjoja se me deklarimin e lirë të Kuvendit të Krahinës socialiste autonome të Kosovës e votojnë suprimimin e Kushtetutës së vitit 1974 dhe i japin mbështetje kuvendit të serbisë që ta vë Kosovën nën juridiksionin e saj” ...Kundër një deklarimi politik të Kuvendit të Kosovës votuan vetëm 13 delegat shqiptarë,kurse të tjerët në saje të frikës dhe shantazheve e presioneve të ndryshme votuan pro politikës serbe.Po në këtë ditë an e kënd Kosovës pati demonstrata,pati edhe demonstrues të vrarë nga milicia e Kosovës dhe përforcimet që kishin ardhur nga Serbia në ndihmë... Tash e tutje lind një epokë e re konstatonte Ramadani, edhe pse na është suprimuar dhunshëm  kushtetuta e Kosovës e kemi fituar anën morale të bashkimit Kombëtar, i cili do të na hyjë në shfrytëzim se tash e tutje jemi të barabartë karshi pushtuesit ,i cili nuk ka më kuisling nga radhët e shqiptarëve...

Shqiptarët do të organizojnë demonstrata të shpeshta,por edhe me kalimin e kohës regjimi i serbisë do ti privoj nga jeta publike.Lëvizjet politike në Evropën jug Lindore  reflektojnë edhe te ne pozitivisht u ngritë ndjenja kombëtare se edhe ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë pjesë e së cilës jemi,mjerisht kriza politike dhe ekonomiko sociale e cila dominonte në Shqipëri na largonte nga ideja e bashkimit,konstaton Ramadani dhe shokët tjerë të organizuarë në Ilegale gjeri në këtë kohë ,tash e mbrapa ma s’ka ilegalitet sa i përket veprimeve “ politike”,ndërkaq lufta do të jetë e pa shmangshme aty duhet me pasur kujdes sugjeronte...  Pikërisht ,pas themelimit të LDK-së dhe shtrirjes së saj nëpër komuna e fshatra,pas deklarimit të popullsisë,se jemi ndarë përgjithmonë me serbinë dhe atë e njohim vetëm si okupatore,dhe pas themelimit të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës ,lëvizja politike në Kosovë mori kahje tjetër.Aksioni për Pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në Kosovë do të ketë jehonë të veçantë politike sepse edhe në Komunën e Kamenicës mori përmasa të mëdha ky aksion,mund të dallojmë dy raste më të mëdha ,pajtimi në Rogaçicë dhe themelimit të këshillit të pajtimit pjesë e së cilit ishin shumë veprimtarë sikur Ramadani,sidomos Pajtimi i gjaqeve në Komunën tonë bëri jehonë të madhe në Karaçevë në prillë ku u falën të gjitha gjaqet dhe ngatërresat dhe  merrnin pjesë më tepër se 250 000 mijë njerëz nga të gjitha trevat Shqiptare ...

Aksioni i helmimit të nxënësve shqiptarë dhe ndarja e nxënësve serb arriti kulmin e urrejtjes kundër okupatorit modern serb.Okupatori serb i ndau nxënësit shqiptarë  nga nxenësit serb me qëllim që të mos helmohet ndonjë nxënës u tyre.Në këto helmime do të përdoren helme kimike të cilat i ka disponuar vetëm Ushtria jugosllave dhe shërbimi sekret i serbisë,ky ishte veprimi më i ulët i okupatorit serb ,se këto armë kimike dhe biologjike janë të ndaluara edhe me konventa ndërkombëtare...

Dinamika e zhvillimeve politike dhe zullumi i milicisë sekrete serbe e ndau me një anë popullin shqiptarë pavarësisht se ishe armik i serbisë apo ishe në shërbim të tyre... Më 29.30.06.1990 dhe më 01.07.1990 në Gjakovë u mbajt Kongresi i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës,më 02.07.1990 u shpallë deklarata kushtetuese Kosovës para dyerve të kuvendit të Kosovës...Vlen me, e përmendur organizimin e një demonstrate në Prishtinë ,në të cilën merrte pjese edhe Ramadani me rastin e vizitës së një delegacioni nga SHBA-ja për herë të parë, të cilit i printe ish Kongresmeni xhozef Diogardi,kongresmeni Tom Lantosh ,kongresmeni Bob Dol,e disa senator,shkëndijat e para që do ta kemi përkrahjen politike drejt çlirimit nga ShBA-të.

Pushtuesit serb me 05.07.1990 e pushtuan televizionin e Prishtinës,i suspenduan gjithë punëtorët shqiptarë prej pune...

Më 08.07.1990 e pushtuan edhe Rilindjen  dhe pallatin e saj,i larguan punëtorët shqiptarë prej vendeve të punës...

Më 7 shtator 1990 në Kaçanik u shpallë Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila e avanconte Kosovën në Republikë,mirëpo, mjerisht delegatët e kuvendit të cilët e shpallën Kushtetutën, shumica dërmuese iku në perëndim dhe mbeti pa mbrojtje...Në aspektin deklarativ formalë politik e kishte efektin e vet,ndërkaq në aspektin juridik ishte e pa zbatueshme sepse egërsia e pushtuesit ishte në gatishmërinë më të lartë ushtarake për ndërhyrje.

Atëherë Shqiptarët filluan të organizojnë mekanizma paralel për ekzistencë:u themeluan disa parti politike,u themeluan disa Shoqata  që vlen të përmenden:KMDLNJ,Shoqata humanitare “NËNA TEREZË”, dhe KËSHILLI I FINANCIMIT në Kamenicë –sekretar i të cilit ishte Ramadan Kastrati dhe punoi gjeri më 23.03.1999,së bashku me Shokët Bajram Dërmakun,Halit Sylajn,Naim Mujën,Sabit Rudhanin etj,Këshillin e Arsimit e tjerë...

Ramadani do të jetë aktivë në të gjitha zhvillimet politike në nivel të komunës së Kamenicës e më gjerë gjatë viteve të ’90-ta,sidomos pas daljes në skenë te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,do ti kryej të gjitha obligimet me të cilat ngarkohej ...

Pas betejës së Prekazit në të cilën u sakrifikuan Familja Jashari me në Krye Babë Shabanin,Vëllain Hamzën dhe Komandanti Legjendar ADEM JASHARI, ndjenja e lirisë gjithnjë rritej ,edhe në Kamenicë si gjithkund në trojet Shqiptare demonstrohej,më 8 e 9 mars u zhvillua demonstrata më e madhe në të cilën merrnin pjesë të gjithë qytetarët e moshës madhore mbi 25 000 mijë, duke brohoritur UÇK,UÇK,RROFT KOMANDANTI i UÇK-së ADEM JASHARI e tjerë,edhe Ramadanin e gjejmë në ballë të këtyre demonstratave dhe në organizim të tyre...Gjatë gjithë vitit 1998 e gjejmë në punë organizative të Komunës sonë...

Dhuna e pushtetit të serbisë i ka tejkaluar kufijtë politik kombëtarë, detyrimisht pas krejt kësaj dhune do të ndërhyjë faktori politik ndërkombëtar pohonte Ramadani,sepse serbia i ka shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare duke e përfshirë edhe Konventën për të drejtat e njeriut të OKB-së të miratuar më 10.12.1948 në Njujork.Serbia i ka shkelur edhe konventat e luftës duke bërë masakra ndaj popullatës civile si në:Likoshan e Çirez,Prekaz,Abri, Reçak e tje...

Kështu edhe ndodhi sidomos pas masakrës së Reçakut ,serbia i kaloi të gjitha limitet e durimit të fuqive të mëdha e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,por nuk e preku ndërgjegjen as njerëzore as politike të Rusisë, e cila e nxiste serbinë që të masakroj sa më shumë shqiptarë sidomos civil ,ndërkaq,Evropianët silleshin me një ndjenjë të përzier ,megjithëse më në fund e kristalizuan mendimin dhe e përkrahën qëndrimin politik të ShBA-ve.

 

Me iniciativën e SHBA-ve dhe BE-së u caktua të mbahej Konferenca ndërkombëtare e Rambujesë Kushtuar Kosovës dhe i ulën Palët ndërluftuese në një tavolinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës...

Edhe gjatë mbajtjes së kësaj Konference serbia nuk i ndalte luftimet me bindjen se e kanë mbështetjen e rusisë dhe disa shteteve evropiane dhe nuk do të heq dorë nga pushtimi i Kosovës,të cilën e donte pa SHQIPTARË !Luftimet nuk kishin të ndalur edhe pas përfundimit të konferencës së Rambujesë,serbia luftonte për ta pushtuar Kosovën ,ndërkaq, Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftonte për tu Çliruar nga okupatori serb,nuk ka marrëveshje politike në mes palëve ndërluftuese,atëherë SHBA-ve dhe BE-n-nuk iu mbeti tjetër pos ta mbanin fjalën se do të ndërhynin ushtarakisht për ta mbrojtur “katastrofën Humanitare “ të cilën e shkaktoi serbia në Kosovë .Kështu që pakti NATO-os për herë të parë ndërhyni ushtarakisht kundër Serbisë gjakatare më 24.03.1999. Filluan bombardimet ndaj caqeve ushtarako – policore të serbise,jo vetëm në Kosovë por edhe në territorin e serbisë dhe në Mal të zi sepse këto dy shtete ishin bashkë – nën çadrën e jugosllavisë ! Delegacioni i Rambujesë të cilit i printe Drejtori politik i UÇK-së,Hashim Thaqi ,e themeluan Qeverinë e Përkohshme...Pastaj qeveritë lokale për administrim të Komunave u themeluan në të gjitha zonat Ushatrake të UÇK-së.Sepse UÇK-ja ishte e ndarë në gjashtë zona Ushtarake dhe me hierarkinë e saj,në krye me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.Edhe Shtabi i zonës operative të Karadakut të UÇK-së që vepronte në Anamoravë i konsolidoi radhët e veta dhe i mobilizoi edhe veprimtarët e vetë sidomos ata të cilët vepronin në logjistikë...Ramadan Kastrati krahas punëve dhe detyrave tjera që i kryente ishte në shërbim të UÇK-së dhe nevojave të popullit të Komunës së Kamenicës,rregullisht i mbanin lidhjet me Shtabin e zonës operative të Karadakut të UÇK-së dhe , më 17.04.1999, e mori një udhëtim të fundit për me shkuar te shtabi i UÇK-së ZOK-ut. -Në momentin kur u nisë nga shtëpia ishte koha tepër me shi ,dhe në këso rrethana u nis në drejtim të ZOK-ut ,në shtëpi u përshëndetë me: Gruan Fatmiren dhe fëmijët: Qëndresën 6 vjeçare,Arbreshën 4 vjeçare,Shabanin  2 vjeçar dhe,Nanë Nafijen në moshë të thyer,dhe dy Vëllezër me familje të tyre dhe 4 motrat,Xhaxhallarët dhe familjen e gjerë Kastrati në Karaçeve, për të cilët dhe nga të cilët gëzonte shumë respekt,u ngjitë malit të Karaçevës në drejtim të Kranidellit kah Mareci ,e vështroi për herë të fundit fshatin e tij të Lindjes dhe i tha:...”Lamtumire Familje e dashur,dhe ju bashkëfshatarë do të shihemi pas Çlirimit se edhe ne e meritojmë LIRINË,dhe me të,do të kthehem në gjirin tuaj”...Ramadanin e shoqëronin edhe Bastri Kastrati –djali i Axhës dhe Lulzim Kastrati, bashkëfshatarë i tij,kah ora 14 u nisën nga Karaçeva,kështu që në mbrëmje arritën në Rahovicë – fshat në malësinë e Kamenëcës ,natën e kaluan në Familjen e  ????      ?.

Të nesërmen në mëngjes herët u nisën në drejtim të Krilevës për në Marec...kur arritën afër një përroske për ta kaluar në mes të fshatit Rahovicë dhe Malit të Krilevës, Milicia serbe i sulmojnë ...pas disa çastesh e kapën Ramadanin ,ndërsa shoqëruesit e tij e vazhduan rrugën në drejtim të Shtabit të UÇK-së ZOK-ut .Ramadanin e zurën ROB lufte ,me të gjitha konventat ndërkombëtare të Luftës do të ishte i mbrojtur ,mirëpo, ishte i vetëdijshëm se serbia nuk njeh kurrfarë konvente sepse ajo ishte një shtet fashist,dhe shovinizmi i saj nuk njihte konventa ndërkombëtare edhe pse i  kishte nënshkruar Jugosllavia si shtet?Pasi që e kapën filluan ta maltretojnë fizikisht,kërkonin prej tij tu tregoj se kush ishin ata dy shoqëruesit, të cilët u ngjitën malit ( dhe as me armë nuk mundën ti qëllojnë edhe pse shtien shumë në drejtim të tyre ),nuk iu tregoi dhe ishte tepër i gëzuar pasi i shpëtuan kapjes nga armiku Bastriu dhe Lulzimi. Ramadani nuk i tregoi emrat e tyre ,i vetëdijshëm se nuk do të ketë shpëtim pasi ra në kthetrat e armikut. Milicët të cilët e kapën Ramadanin rregullisht kishin qasje me radio lidhje me bazën në Kamenicë, me Kryeshefin e tyre, Major Momçillo Trajkoviq, i cili iu jepte instruksione se si të veprojnë dhe si të sillen me robin e tyre...  kah ora 11 të 18.04.1999 milicia e serbisë,Ramadanin e futën me një makinë “NIVA” dhe,e nisën për në Kamenicë,gjatë tërë rrugës do ta maltretojnë fizikisht,duke kërkuar prej tij informata për Shtabin e UÇK-së ZOK-ut ,Ramadani nuk pranonte tu jepte informata, nuk i dha shokët,nuk iu dha informacione për UÇK-në, dhe e ndalojnë makinën në hyrje të Kamenicës te rruga e Strezocit,e zbresin nga makina ,i bindur se do ta pushkatojnë dhe e lëshoi një britmë e cila ende jehonë : RROFT POPULLI SHQIPTARË ,RROFT LIRIAAAA .......ushtoi gryka e asaj lagje e Kamenicës, prej zërit të RAMADAN KASTRATIT dhe breshërisë së plumbave të automatikëve të milicisë së serbisë, të cilët e Ekzekutojnë  !  Ekzekutimin e tij pa gjyq e bërën milicia e rregullt e serbisë të cilët njihen me emër dhe me mbiemër, me urdhër të  Kryeshefit të  tyre Momqillo Trajkoviq.Pas pushkatimit të Ramadanit,milicia e mbajtën deri në orët e vona kufomën aty,dhe pasi u errësua e sollën një mjeke nga shtëpia e shëndetit të Kamenicës,gjoja se për ta konstatuar gjendjen e tij dhe shkakun e vdekjes,për falsifikim të proceseve të mëvonshme procedurale...Pas procedurës Policore-vrastare – mjekësore ,në prani të policisë erdhën punëtorët e Higjieno Teknikës me një Kamionetë”FAP”e morën kufomën e Ramadanit dhe e dërguan në drejtim të panjohur ,sepse brenda në qytet kishin mbetur pak shqiptarë dhe nuk kanë mundur me i përcjellur lëvizjet e milicisë se serbise për arsye se ishte gjendje lufte...

Pra ,prej 15.04.1999 gjeri me 20.04.1999 Anamorava ishte sulmuar prej një ekspedite speciale nga okupatori serb ,me dhjetëra mijëra forca ushtarake e përbënin këtë ekspeditë,e cila e kishte në shenjtër popullatën civile . Në shenjtër të armikut ishte Zhegoci dhe Mareci,forcat armike e përdornin artilerinë e rëndë  dhe këmbësorinë,kurse popullata civile mbrohej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .Gjatë kësaj ofensive forcat pushtuese të serbisë i shpërngulën edhe shumë fshatra të komunës së Kamenicës si:Petrocin,strezocin,Leshtarin Rahovicën e tj...Në Betejën e Marecit në mes forcave serbe dhe të  Ushtisë Çlirimtare të Kosovës pati luftime të rrepta në këtë betejë ranë për të mos vdekur kurrë edhe dëshmorët nga Komuna e Kamenicëssi:Isa Kastrati, Besnik Maroca,Musli Ymeri,  te Bullajt një lagje e Marecit,Shehu, dhe nga Rahovica:Arsim Isufi,Shemsi Isufi , Ahmet Mehmeti nga Gragjeniku . Në tërë territorin e Kamenicës dëgjoheshin këto luftime,krismat ishin përzier edhe me bombardimet e NATo-s kundër forcave serbe...

Erdhi informacioni se u ekzekutua një shqiptar nga forcat serbe në hyrje të Kamenicës prej Strezoci,ditët e para kishte defekte në informim,pas disa ditëve familja Kastrati u informuan se është Vrarë nga Milicët serbë,Ramadan Kastrati .Vëllezrit e tij dhe të afërmit e tjerë u lëshuan në kërkim të trupit të pajetë të Ramadanit ,por më kot...Pas hyrjes së Ushtrisë Çliriktare të Kosovës në Kamenicë ,dhe trupave të NATO-s filluan kërkimin e Ramadanit .Siguruan informata të sakta për të dhe me ndihmën e KFOR-it Amerikan arritën ta zbulojnë vendin ku e kishin varrosur Ramadan Kastratin Vrasësit serb.Pikërisht më 27.09.1999, shoferi i cili e kishte drejtuar Kamionetën “FAP” nga vendi ku e kishin ekzekutuar Ramadanin me 18.04.1999 te Lagjja e Strezocit dhe e kishte bartur në anën e kundërt në dalje të Kamenicës afër stadiumit të futbollit në drejtim të fshatit Moqar,skaj lumit ku kishte bërllok  e kishin varrosur Trupin e pa jete të Ramadanit.Kriminelët serb bënë edhe një krim antinjerëzor ndaj trupit të pa jete të Ramadanit ( sipas informatës së shoferit Bozhidar Stojanoviq ) më 19.04.1999 kanë shkuar te vendi ku e kanë varrosur mbrëmjen e kaluar ,dhe e kanë nxjerrur kufomën prej dheut dhe  e kanë djegur për ti humbur gjurmët e krimit...kështu që mbetjet e trupit të pa jetë të Ramadanit u nxorën nga aty dhe u bartën për ti varrosur në fshatin e tij të Lindjes në Karaçevë .Me nderime të larta USHTARAKE u organizua varrimi i DËSHMORIT TË KOMBIT RAMADAN KASTRATI nga Brigada 136 zona e  VI e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës,në varrimin e të cilit morën pjesë me mijëra qytetarë të Kosovës.Pas caktimit të vendit për varrimin e të gjithë Dëshmorëve në komunën e Kamenicës ,edhe eshtrat e RAMADAN KASTRATIT u bartën dhe i rivarrosën ,tashmë te vendi që mban EMRIN ME KRENARI KODRA e DËSHMORVE në veri të Qytetit .Nga varrezat e dëshmorëve shihet i tërë Qyteti i Kamenicës dhe shumica e fshatrave të kësaj Komune ku i bëjnë DRITË DËSHMORëT E KOMBIT ...

Pra të rrallë janë njerëzit të cilët lindin dhe bien të vyejtën datë në fushë të nderit për ÇLIRIMIN E ATDHEUT ,i tillë ishte edhe RAMADAN KASTRATI i lindur më 18.04.1958 dhe  bie Më 18.04.1999 në moshën 41 vjeçare !

 

Le të jetë kujtimi i  paharruar për dëshmorët e Kombit dhe lavdia për ta !

 

Lavdi jetës dhe veprës së DËSHMORIT TË KOMBIT RAMADAN KASTRATIT !

 

Më 17.04.2010                                                                                  

HODONOC

KAMENICË



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora