E premte, 26.04.2024, 07:14 AM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevat Muqaku: Portret i mësueses në Kosovë - Shyhrete Zogaj

E diele, 11.04.2010, 09:59 PM


Portret i mësueses në Kosovë

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Mësuesja Shyhrete Zogaj dhe hija e sajë e bukurë me percjellin që nga fëminia ime. Me viziten dhe biseden e ketij fillim Prilli te vitit 2010 do të shpalosim së bashku një histori të gjallë, një përvojë të gjatë të përpjekjeve dhe guximit që errësires shekullore t`i dilet përpara me punë vetmohuese dhe qëllim të caktuar, që vlerat tona kombëtare vet ti shkruajmë dhe me shkollen bashkë të zhvillohemi.

Ajo nuk zbriti si yllë nga qielli, e paprekur nga vështirsit e kohes që i zinin frymen jo vetëm vashave qe endrronin ta hudhnin shaminë, të thithnin dhe të përhapnin driten për një ardhmëri më të mire por edhe djemve të zgjuar të cilëve u vëhej po ashtu laku në fyt me thanjet se ata që shkollohen jan të pamoralshëm.

E lindur në vitin 1949 ne fshatin Nekofc të Drenasit, familja 11- antarëshe mbijetonte vështirsitë e kohës përmes punës së dy vllezërve në gyrbet dhe punës së vështirë bujqësore ne mungesë të tyre.

Si vajzë- fëmijë kam menduar se puna dhe shkolla kan një funksion të madh integrativ.

Unë mbarova katër klasët e para të fillores në shkollen e fshatit Nekofc me mësuesit Habib Qelaj, Liman Gashi, e Mehmet Krasniqi me sukses të shkëlqyeshem, kështu nisi biseda me mësuesen.

Mësimet e klasës së pestë dhe të gjashtë i vijova ne shkollen e fshatit Kizharekë, me mësuesit Regjep Ajazi, Beqir dhe Ahmet Bajraktari etj. Në këte kohë linden tek unë edhe frymëzimi dhe dashunija për poezinë, malli për trojet shqiptare,dhe flamurin kombëtar në njëren anë dhe pezmatimi për fejesat e vajzave të reja me pare, si dhe mohimi- shkelja e ardhmërisë shqiptare në anën tjeter. Këto i mbjelli njeriu i madhë, sy patremburi, mësuesi i jashtëzakonshem dhe organizatori i orëve letrare Fazli Grajqevci.

Rrëfimet e babës Nezir, përjetimet e kohes, në lëkuren e sajë por edhe rrefimet e nanës Hamide për arratisjen e dajës Gjeladin nga Prizreni ne Shqipëri, trupi i djegurë i dajës Rrahim nga Krojmiri në një mulli fshati pas luftës së dytë botërore, dhe bisedat herë pas here agjen Kajë i cili per një shkronjë kishte udhëtuar disa orë tek daja Xhavit e kishin trazuar edhe më shumë, andaj dëshira e sajë ishte që për këto gjëra të njoftohet opinjoni edhe me rrefime te shkruara.

Edhe Klasen e 7- të dhe 8- të i mbarova me sukses të shkëlqyeshem por kësaj radhe në shkollen fillore "Jeta e re" në Komaran. I kujtoi me qejf mësuesit si: Hajzer Gjoshaj dhe Isak Krasniqi. Udhëtimi nëpër borë, shi dhe baltë, herë mbathur e herë zbathur dhe e lagurë nuk harrohen kurrë.

Vendimi i kjartë dhe esullë edhe pse ne moshë të re nuk linte shumë vend dhe hapsirë per pyteje te panevojshme.

Largimi im i përkohëshem nga familja- shtepia pa shaminë që më përcillte kohë të gjatë, me andërren për shkollimin tim te mëtejm, e me këte edhe ndryshimin e pozitës së femres dhe deshira që të kontribuoj njejt si gjinia me e fortë, pa lejen e prindërve atë botë nuk ishte i lehtë dhe pa pasoja.

Falë përkrahjes së Sheremetit(djalë i agjes tim), bacës Rifat Qelaj punëtorë i shkollës në Kizhareké, drejtorit të shkollës fillore „Jeta e re" në Komaran, Halil Bogaj si dhe punëtorëve të këshillit të atëherëshem të arësimit për komunën e Gllogofcit zotrinjëve Tefik Morina dhe Emin Syliqi unë dhe shoqja ime Sadije u gjetem né fillim te shtatorit të vitit 1965 së pari në konviktin e pastai edhe në shkollen e Normales në Prishtinë.

Edhe atë botë, edhe sot ka familje që investojnë shumë dhe të tjera që nuk investojnë fare për femijet- ardhmërinë e tyre.

Adaptimi në rrethin e ri dhe mungesa e kontaktit të mirëfillët me familjen tregonin pasojat në shëndetin tim. Qe ne fillim u perballa ashper me këto vështirësi dhe nuk i harroi për asnjë qast bisedat përkrahëse me edukatoren Marije Lucaj por edhe letrat e kunatës time Rukije.Kontakti i sërishem me familjen, sidomos qmallja me bineqët solli freskinë dhe motivimin në momentin më të duhur që me punë sistematike të realizoja andrrën time edhe më shpejt se që unë kisha menduar.

Ideja e cila me provokonte shume atë botë ishte:se ndërtimi i Urave të mirëfillëta dhe të qëndrueshme nuk bëhet me fjalë, por me punë.

Dëshiren e madhe që ta vazhdoi shkollimin në Normalen e Prishtinës e përcillte edhe suksesi shume i mirë, vit pas viti. Edhe pse ishin të parapara pesë vite, mua dhe disa nxanësve të tjerë drejtoria e shkolles na e mundësoi të përfundojmë shkollimin një vit para kohës me organizimin e mësimit dhe provimeve edhe për vitin e katërt dhe të pestin njëkohësisht.

Muzika bashkë me mandolinën, gjuha amtare, shkencat e natyres, pjesmarrja në korin e shkolles, poezitë dhe tregimet në gazetën e murit ishin ato që mua më pëlqenin dhe më përcjellën tërë kohën bashkë me

profesoret: Fehmi Pushkolli, Seniha Doko, Islam Krasniqi, Ibrahim Sylaj, Alije Vokshi ,Engjëll Berisha, Ditar Qamili etj, si dhe me shoqet dhe shokët e gjenerates: Sadijen me të cilen kemi kontakte shumë të mira dhe e konsideroi si motrën time te shtatë, Xhevahiren, Fatmiren, Bedrijen, Remzijen, Haven, Habiben, Sylejmanin, Jahirin etj.

Ekskursioni me pushimet verore në Strugën e bukurë dhe liqenin e Ohrit , fotografia e perbashkët në kufi me Pogradecin, me kangën rinore të kohës mbetën në kujtesën time si të pashlyeshme.

Viti 1968 dhe demeonstratat gjithëpopullore me kërkesat e kohës, plagosja e Sylejmanit, përpjekja që të depërtohet kordoni i polocisë për të hyrë në spitalin e Prishtinës, konsekuencat në Konviktin dhe shkollën Normale pastai, janë pjesë e kësaj historie të gjallë.

Familja, banorët e fshatit, përsoneli i shkollës „Bajram Curri“ në Nekofc, me grykën e bukurë të Gashit, kronin e etheve, Pallanikun, malet e Berishes, Likenin, shpellen e Peshterrit afër përronit të thatë në vitin shkollorë 1969-1970 e pritën të gëzuar Aferditen e tyre.

Gëzimi bashkë me drojen për mësuesen e re vërehej posaqërisht tek vajzat- nxanëset e Nekofcit dhe fshatërave per rreth, si Kizhareka dhe Fushtica por edhe tek mësuesja vetë.

Për tri vjet e gjysëm me radhë ajo takoi dhe përcjelli gjeneratë pas gjenerate vajzat dhe djemt e zgjuar të cilët sot punojnë me zell në shkollë, ambulancë e spitale, uzinë fabrike etj., mes tjerëve ishin: Zylfije, Sevdije dhe Elmi Plakaj, Hida, Zyhra dhe Isë Krapi, Hamide dhe Hagjere Sylaj, Nasuf Krasniqi, Azem, Jakup e Hilmi Kastrati etj., por edhe gjenerata e nxanësve nga rrethi i familjes si : Bukurija, Ismeti, Mihrija, Shukrija, Nigjarja, Mevlidja, Hagjerja, Nurija, Milaimi, Salihu, Enveri, Smajli, Zeqiri të cilet ndajnë kujtime të mira për motrën dhe mësuesen e tyre.

Në këte kohë shëtitja nje ditëshe me nxanësit dhe personelin e mësimdhanësve ne Prizrenin historik- lan gjurmë në vendimin që ardhmërin e saj mesuesja të planifikoi pikërisht në qytetin buzë Kalasë.

Pas martesës me mesuesin Hafir, Shyhretja u punësua në shkollën e fshatit Lladrofc që atë botë ishte paralele e ndarë e shkolles fillore të fshatit Bajë e Malishevës.

Krahas gjeneratave te nxanësve të klasës së Qazimit, Shahës, Zadës, Shyqerisë, Mujës, pastai Ramizit, Rrahmanit, Hagjiut, Luljetës, Kumries, Elfijes, Baftijes ku për gjashtë vjet e gjysëm punoi bashkë me bashkëshortin e saj, ajo u takua edhe me përvojen e mësuesit veteran Bajrush Buqaj dhe përvojen e kolegëve të tjerë si:Izet dhe Shefqet Zogaj,

Banush dhe Ramadan Bibaj etj.

Në Arbanë ( Dushanovë) mësuesja punoi plot 26 vjet me radhë. Kujtimet për të gjitha gjeneratat e nxanësve me te cilet ka punuar se bashku me demonstratat e vitit 1981, 1989, si dhe lufta ne Kosovë jan prap një histori e mbështjellur me suksese, krenari dhe dhimbje në vehte.

Pos Mentorit dhe Beses te cilet jetojne me dhe afër prindeve ne qytetin e Prizrenit,fëmijët tjerë si Behari, Bujari , Burbuqja dhe Vjollca janë martuar pas shkollimit të mesëm dhe jetojnë në mërgim, ndërsa malli për mësuesen dhe bashkshortin e sajë janë temë që perseritet shumë herë në dite .

Viti shkolloré 2009/2010 me 40- vjet përvojë pune si mësuese, pa as të vetmen mungesë, kanë lanë gjurmët e veta në ditarët e punuar me perkushtim dhe pedantëri që rrallë takohet. Për te dhe punën e sajë flitet edhe sot me admirim gjithkund ku ajo ishte e pranishme.

Që nga viti 2003 mësuesja Shyhrete punon afër shtëpisë së saj në shkollen fillore "Dardania" ne Prizren që ishte degë e ndarë e shkolles "Lekë Dugagjini", ndërsa sot është shkollë e re, e madhe dhe e pamvarur.

Prej fëmijëve të sajë :Behari , Burbuqja ,Besa dhe Vjollca ishin edhe nxanës të sajë. Aktualisht ajo është gjyshe dhe mësuese e Virtytit, nipit të vogël dhe punon me klasen e dytë.

Nuk i kam dalluar fëmijet asnjëherë prej nxanësve të tjerë. Vjollces i pata shënue vërejtje ditën e fundit pasi që nuk kishte marrë me vehte qantën me përgaditjen shkollore. Jamë e përkushtuar si mësuese të ruaj buzë- qeshjen e individit- nxanësit tim.

Sukseset në mësime dhe në jete te nxanësve- fëmijve- nipave te mij e posaqërisht femrës shqiptare më gëzojnë pa masë. Ndjehem shumë e kënaqur që mundi- puna ime dhe mesueseve- motrave të mija u percjell dhe u kurorëzua me suksese ne te gjitha lamitë e jetes. Sot femra shqiptare në Kosovë punon dhe udhëheq Resor te randësishem në shtetin e ri të andrrave tona, e që është realitet. Nxanësit e mij te zgjuar, nxanësit e mij kolegë, ata qe ishin therrë në sytë e të ligut, nxanësit që e korrigjojnë mësuesin, tek këta unë e gjejë motivimin për punë.

Shumë mirënjohje nga Ministria e arësimit si mësuese shembull, me klasë të dalluara për disciplinë, sjellje dhe të arritura në mësime, e ngrisin punen e kësaj veterane të arsimit lart.

Me tër qenjen time angazhohem qe nxanësi të thithë ate që i duhet për zhvillimin e tij. Shkrimet i kam në qejf, që nga fëminia. Shkruaj atë që ma thot shpirti im në ekzil, i kendoi pervojes , vendlindjes time, historisë, dashunisë ndaj profesionit etj. Kjo më provokon të krijoi ndërsa me këte deshiroi t`i afrohem mësuesit shembull për të mirë, pa u lavderuar dhe pa u vrejtur.

Në fund të bisedës, me lehtësi provova dhe arrijta të shkëputë edhe një thanje me shkrimin e bukurë të mësueses time, por edhe porosinë të cilen motra, kunata, mësuesja, nëna, vjehrra dhe gjyshja Shyhrete e ruan për më të dashtunit e sajë: „Mësuesi është rojtar i buzëqeshjes së nxanësit“.

Uroi dhe i falenderohem familjes së gjerë për nderin dhe besimin që unë të provoi të shkruaj pak për mësuesen e madhe.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora