Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Ali Hadri me seriozitetin më të madh u mor me çështjen kombëtare
E hene, 12.04.2010, 09:59 PM
ALI HADRI ME SERIOZITETIN MË TË MADH U MOR ME ÇËSHTJEN KOMBËTARE
Nga Ramiz DËRMAKU
Dr. Ali Hadri, ishte profesor, doktor, mësues, pedagog, atdhetar, akademik, por mbi të gjitha ishte njëri ndër PENAT më të mbrehta të çështjes kombëtare. Ai ishte gur graniti, në grykë të hasmit, ai njeri nuk guxon të harrohet në asnjë kohë. Ai vdiq por pas tij mbetën librat, veprat dhe emri i TIJ i madh.
Ai ishte profesor, doktor, mësues, pedagog, AKADEMIK, por mbi të gjitha ishte PENË e mbrehtë e çështjes shqipëtare. Në qëndresë ishte më i fortë se shkëmbi që i ka të mbjella rrënjët; në tokë e gur. Dr.Ali Hadri ishte shumë i madh dhe qiellin se pranonte kulm. Ai tërë jetën kërkoi dhe punoi për drejtësin, edhe pse jetoi e veproi në kohë të vështirë –të keqe. Që nga fëmijëria e deri në pleqëri jetoi nën robëri, por qëndroi i pa përkulur. Eci nëpër rrugë të vështira por kurrë nuk u ndal dhe kurrë se ndërpreu aktivitetin kombëtar. Ai shumë herët i thurri eshtrat me brinca: Dhe çëndrojë kokëlart. Pa asnjë shenjë MENDJEMADHËSIE. Që nga mosha rinore AI filloi ta kërkojë rrugën drejtë LIRISË dhe eci burrërisht, por çdo herë në krah të popullit ( Ai që mendon se është i pastër, si në ditët , i lidhur për kërthizë të nënës, është shumë i rrezikshëm! ) thoshte duke qeshur Ali Hadri: unë shkruaj.., po shkruan koha ! “ Por shumë shpeshë i përsëriste fjalët:“ Vëllezër, historinë e shkruan populli. Me vepra. Unë dhe të gjithë të tjerët duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e me dorën e popullit shqiptar!“ Njëherë në një takim kishte thënë:“ e kam për ‚ ime!“ DHe filloi me të gjitha farcat e tij intelektuale e materiale ti përkushtohet çështjes kombëtare. Gjurmët i gjeti tek hapat e popullit. Shkelte rëndë. E futën në mes dy zjarresh. Deshën ta djegin me zjarrë por ai qëndroi heroikisht. E larguan nga , ia ndaluan hyrjjen në univerzitet, ia ndaluan librat, ia ndaluan lëvizjet, orvateshin t’ia ndalonin edhe FRYMËMARRJEN.., duke menduar se do tia thyejnë majën e penës, por nuk ia arritën qëllimit. Shumë herët DR. Ali Hadri, u “kacafyt“ me regjimi kriminel sllav dhe shërbëtorët e tij. “Akademikët, intelektualët e politikanët serb“, kur e panë guximin dhe vendosmërinë e tij, ranë në gjunjë para TIJ , dhe ky i shtriu për toke si bishat e zhugosura intelektualët e akademikët sllavë, e në mesin e tyre edhe Vaso Çubrilloviçin etj, të cilët kishin mbjellë farën e huaj në tokat shqiptare.
Të gjitha ndytësirat, mendimet dhe qëllimet serbe i qiti në sheshë historiani ynë Dr. Ali Hadri. Gjeneralët e ushtrisë fashiste serbe akoma nuk dorëzoheshin.., ata tani kërkonin ndihmë nga politikanët dhe luftonin ( siq po luftojnë akoma edhe sot) me të gjitha forcat e tyre fizike, materiale, intelektuale për zhdukjen dhe asimilimin e kombit shqiptar. Ish. Komiteti krahinor me shërbëtorët e partisë komuniste u vërsulën ndaj akademikut tonë, u orvatën t’ia marrin PENËN e t’ia verbërojnë sytë. Por profesori, vepronte, punonte, shkruante e informonte pa ndërprerë në “binarë paralelë“: Shkruante të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, që të jetë histori autentike për shqiptarët dhe krijonte për historinë tonë emra të rinjë, të cilët më vonë do ti vërsulën armikut me të gjitha forcat. Studentët, rinia, dhe populli shqiptar do ta REALIZOJNË amanetin e TIJ dhe të gjithë MARTIRËVE. Ai luftoi në çdo kohë; prnverë,verë, vjeshtë e dimër, ditën e natën pa e ndërprerë kurrë aktivitetin e tij kombëtar, shumë shpeshë shkroi edhe nën dritën e vajgurit. Dr Ali Hadri, veproi në kohë të vështira të regjimit kriminel serb, në kohë kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa këputej një mollë prej dege. Ai u bë kurban i çështjes shqiptare.Familjen dhe fëmijët e tij nuk i mbronte ajo kohë. Ai shumë shpeshë i pyeste shokët e miqët? A e dini se çka është t’merri ? Pushteti kriminel serb i (përkrahur edhe nga disa shqiptarë të shitur) ia shkëputnin mishin me dara nga trupi Dr. Ali Hadrit ( por edhe të gjithë ata që e përkrahnin atë). Po kurr nuk i zgjodhën mjetet. Vajzës së tij, ia ndaluan regjistrimin në Univerzitetin e Kosovës.., e më largë.., Jugosllavi.., kjo ishte e vërtetë! Disa shokë, miqë e intelektual që jetonin dhe vepronin me Dr. Ali Hadrin , i thonin profesorit.., “ Më urtë, më butë, se këta janë kriminel e të mbysin!“ Kur tankset e ushtrisë ish. jugosllave shkelnin e vranin shqipëtarë, profesori kokëlartë ecte me student e thoshte: : Po ç’jam unë më atdhetar dhe më trim se sa studentët, punëtorët, fshatarët, nxënësit…, të cilët i kërcenin tankut serb për çlirimin e Atdheut.
Punuar me 12.04.2010
Weingarten Gjermani